Udhëpërshkrim
Nikoleta Kovaçi: Shkretnim!
E premte, 03.09.2021, 08:53 PM
Shkretnim!
Nga
Nikoleta Kovaçi
Sot
isha ne Iballë! Per ju qe s’e njihni, Iballja asht nji fshat shumë i bukur ne
Pukë! Ka qene motesh i tille; Nji fushe e rrethueme krejt me kodra, thuajse me
lartesi te njetrajtshme! Asht nji zone Lekase, andej kah shkonte Leka i Dukagjineve,
asht vendlindja e nje atdhetari e shtetari te rralle si Kol Bibe Miraka, asht
nji zone unike bashkejtese...
Ndersa
per ju qe e njihni, Iballja ishte kthye ne nji shkretine! I frikshem boshi...
mungesa e jetes, harresa e aneksimi... Kisha vite e vite pa shkue! Dekada!
Hahaha, sa e hershme jam, sa krejt jeta! Iballja asht vendlindja e nipave te
mi, si te thuash nje lidhje siperiore, pa pse-he... E kisha lane te plote, te
zhurmshme, kerkuese! Sot e gjeta te dorezueme, te fjetun e si te thuash te paujte...
Edhe ai liqeni ndjelles qe gjendej gjithnjë ne krye te vendit tashma kishte veç
shenje; asgja s’kishte mbete nga e dikurshmja e para 20 vjeteve...
Nga
Fushe-Arresi deri ne Iballe nuk u nderruem me asnje makine qe vinte prej andej!
Pak pertej Kryeziut dalluem nje tufe me dhí, asht kafsha jeme e preferueme! U
knaqa sa ma s’ka! S’pava çoban, po veç qenin qe rrinte i qete ne mes te rruges!
As kur u kthyem s’kishte asnje mjet qe vinte ne drejtim te Iballes! -Ndoshta,
nisa te llomotis me vedi- kane mrri per ato dy ore qe na bujtem ne nje familje
te fisshme te asaj zone!
Ndalimi
i parë ishte te ndertesa qe sherben si pajisese me letra e dokumenta te
banoreve te zones! Dikur quhej komune, tash s’di ma si quhen! Ishte e shurdhet!
Nji djale i ri sherbente ne nje zyre! U gzova kur pashe nje te ri! Sikur mu
ngjall shpresa e te qenurit ende zone n’zá! Suvaja ishte ngrit perpjete, dukej
revoltuese! Askush s’kishte vu dorë ne ato mure! Ishte ende me ngjyren
jomavi... Asnje zhurme, qetesi e frikshme! Dola! Doja te ulerija që te thoshte
dikush se ka ardh nje e cmendun e sna lë ne hallin tone! Ja edhe dy tre njerez
ne kafenenë e perjetshme! Sa mire, hasem ne njerez! Masanej nji kafe, nji
mireseardhje, te qeshuna me te madhe si me dashte me mbyt ate fushe te
stermundimshme heshtjeje! Asgja su zgjue... Tv-ja kalonte titra e citime;
Ditmiri i braktisun i rilindjes dhe Taulanti i votave te mafies se Elbasanit
nderronin vendet ne ate ekran zymtesie, ndersa kabineti i ri, mush me emna
femnash nuk sillte asnje reagim ne iballsit e pakte, krejt te pakte te atyshem!
Shkretnimin
s’dashta me e pranue: Sa shpia kane mbetë ktu? Sa banore? Po ambulanca-spital a
funksionon? A ka shkolle? Po msues? Po nxanes sa jane? Si i bahet per internet?
Msimi online a mund te realizohet? A kane mujt me msue prindet me i ndihmue
femijet te kjo metoda e re me msim ne telefon? A kini drita? Po uje? Rrushi a
piqet?
Pergjigjet
ishin thuajse te njejta; mbush me droje, keqardhje dhe nje pezm qe vazhdon;
shpia ka pak, femije edhe ma pak, nxanes te vegjel nja 30-40, gjimnazistë hiç,
te rinj hiç e hiç... e hiçi vazhdonte edhe sikur te vijoja me nje mije pyetje
po hiç... Hiçi me rrethoi... Marramendja m’erdh ne Tiranen tiranizuese me
profile talibaneske! Sapo ishin emerue nja tre kater kukulla per shkollen,
femijet, te rinjte, standartet, cilesine! M’erdhi si turp; askush prej atyne
njerzve s’duan t’ja dine per perrallat qe shpik nje kryeminister qe merr
patronazhiste prej andej dhe i pajton ketej; Iballja asht kthye ne shkretine e
ata njerez e kane te pamujtun me e mbajt gjate gjalle...
Nji
i kamun i zones, qe ka ik prej atje kur asht kane i pakamun, asht kthye e ka ba
nje Bar-Restorant te kandshem! Tash po ndertonte edhe nje shtese hoteli!
Iballja e meriton nje objekt te bukur! Ia kishte qellue! Dukej si “mish i huaj”
po duhej me kanë aty si me thane se ajo ndertese do te jete guri i parë i
nevojes per rikthim! Ndejta jashtë! E kisha frike luksin e mrendshëm... s’ja
ndava syte asnje sekond Iballes, kodrat gjithnje m’afroheshin e fusha gjithnje
me zvogelohej! Me mbeti sa nje dore...
Ika!
Si te arratisesha! Mendova Qelzen teme, tana Qelzat dhe Iballet e vendit tem,
tonit e te pushtetarëve gjithfarësh; krejt shkretnime te rrenueshme vetem ne dy
dekada! Atëherë erdha prape ne Tirane! Kalova prape neper emerimet e qeverise,
u trishtova! Sa me shumë i ikja Iballes aq ma shumë me shtohej e me ndiqte
hiçi; hiçi i femijeve, nxanesve, gjimanzisteve dhe te rinjve! Tash ma lehte
flitet per Itali, Greqi, Gjermani, Angli e deri Kanadae e Kolumbi se sa per
vendlindje! Po harrova edhe per Tiranen, por me k’të emen dhe vend shqiptarët
gjithnjë kane nje mori por-esh...
Sa
bosh i shkrete ky vend... sa te shkrete e te pamundun njerzit e ndershem te
ketij vendi, kudo e kurdo neper vendin tone te marrun peng nga bandat me
pushtet dhe pushteti mafioz qe prodhoi shkretinen ne Iballe e krejt Iballet e
ksaj Shqipnie!