Udhëpërshkrim
Albert Habazaj: Shqiponjat e Tërbaçit dhe sfida e festivalit të dytë folklorik, Pilur 2021
E merkure, 30.06.2021, 07:13 PM
SHQIPONJAT E TËRBAÇIT -
RISIA DHE SFIDA E FESTIVALIT TË DYTË FOLKORIK, PILUR 2021
Nga
MSc. Albert HABAZAJ, Studiues i
Etnologjisë dhe Folkorit, drejtues artistik i Grupit
Fjalë paraprijëse
Festivali
i Dytë Folklorik “Netët e Bejkës së Bardhë”, Pilur, 2021, ndezi zjarrin e
shpirtit popullor të trevave tona në dy netët e ngrohta romantike të së shtunës
dhe të së dielës së 5 dhe 6 qershorit
2021, ku artistët popullorë nga Gramshi, Mallakastra, Belshi, Vlora,
Gjirokastra, Tepelena paraqitën visaret e tyre folkorike, duke pasuruar e përcjellë
vlerat e ruajtura artistike -kulturore. Ky festival ngjiti në skenën e tij,
atje sipër, në ballkonin e lartë të Bregut grupe të rëndë si Piluri, Himara, Bënça,
Dukati, Zagoria e grupi “Argjiro” i Gjirokastrës etj., apo dhe emra të mëdhenj
si Ermioni Mërkuri, Vasilika Lapa/ VasilloKoka(e mbarënjohura me emrin artistik
“Bejka e Bardhë”),Leni Mërkuri, Katina Beleri, ParoZilfaj e Golik Jaupi, Fatosh
Liko, Roland Çenko etj. Në skenën e Festivalit të Polifonisë, u ngjit edhe Tërbaçi,
por jo ai Tërbaçi i madh, ai Mali i lartë i këngës e valles, që jemi mësuar ta
dëgjojmë me nderim e kënaqësi, sa me këngën e lartë e të rëndë, po aq me vallen
tipologjike burrërore të vetëtimave të malit të Çikës, të paktën qysh nga viti 1973,
në Festivalin e Dytë Folklorik Kombëtar të Gjirokastrës e në vijim. Nata e dytë
e Festivalit të Dytë Folklorik“Netët e Bejkës së Bardhë” qe një natë e
magjishme, ku një tjetër pamje mrekullore të shpirtit të bukur e fisnik
paraqiti Tërbaçi nëFestivalin e Pilurit, 2021: Grupin e Vajzave të Tërbaçit “10
Shqiponjat e Tërbaçit” dekoruar me Urdhërin “Naim Frashëri”. Ç’dritë
të bukur mori skenaatë natë të festivalit, kur u shfaq Grupi i Shqiponjave të
Jugut, siç u cilësuan në Kosovë në Etno Fest, 2019 - Miro Tëbaçet e këngës dhe
valles labe grarishte!
Çmimet
në “Netët e Bejkës së Bardhë”, 2021
Siç pamë e shijuam dhe siç është mbarënjohur
edhe nga mediat vizive qendrore dhe lokale, për dy ditë me radhë, në datat 05,
06 qershor 2021, në Pilur u mbajt Edicioni i Dytë i Festivalit Folklorik “Netët
e Bejkës së Bardhë”. Morën pjesë grupe polifonike nga rrethet Vlorë,
Gjirokastër, Tepelenë, Mallakastër, Gramsh si dhe Bashkia e Himarës.Këtë vit Festivali
ishte si një homazh edhe për ideatorin dhe njeriun që e ktheu Pilurin në një
pikë të rëndësishme të identitetit të polifonisë shqiptare, poetin e rapsodin e
madh, birin e këtij fshati ballkon të Bregut, Lefter Çipa “Nder i Kombit”. Në
mbyllje të Festivalit, juria ndau këto vlerësime: ÇMIME TË MËDHA: 1. Çmimi i
parë “Lefter Çipa” - grupi i Pilurit, Himarë; 2. Çmimi i dytë “Kujtim Mici” - grupi
i Bënçës, Tepelenë; 3. Çmimi i tretë “Koço Çakalli” - grupi “Argjiro”, Gjirokastër; ÇMIME KARIERE:
4. Çmimi “Maliq Lila” - grupi “10 Shqiponjat”, Tërbaç, Vlorë; 5. Çmimi “Haxhi
Dalipi” - grupi Zagoria, Gjirokastër; 6. Çmimi “Feti Brahimi” - grupi
“Miqësia”, Gramsh; DIPLOMA: 7. Marrësi/a më i/2 mirë e festivalit: Bejushe
Bajramaj, grupi Velçë; 8.Kthyesi më i mirë, Syrja Brahimaj, grupi Dukat; 9.
Hedhësi më i mirë, Agron Selimi, grupi Bënçë; 10. Instrumentisti më i mirë:
Milto Gjiçali; ÇMIME INKURAJUSE: 10. Joana Baraj, grupi i Kuçit 11. Fjorelo
Bajramaj, Tërbaç 12.Polikron Mërkuri, Pilur. JURIA E FESTIVALIT Akad. Shaban
Sinani, Prof.dr. Bardhosh Gaçe dhe Sejmen Gjokoli “Mjeshtër i Madh”.
Shqiponjat e Tërbaçit - risia dhe sfida e festivalit
Grupi “10 Shqiponjat e Tërbaçit” ishte risi e festivalit,
që i dha ngjyrë dhe malit. Aq hijshëm e bukur i ripërtërinë traditat, sa u duk
sikur e mbushën me frymëmarrje e jetë festivalin, mes valëve dhe jehonës së këngës
polifonike që, brez pas brezi, ka zbukuruar jetën njerëzore. Kjo ripërtritje e
traditave në festivalet folklorike ështënjëshenjë e individualitetit kombëtar.
Grupi “10 Shqiponjat e Tërbaçit” shkëlqeu si një yjësi folkorike. Një paraqitje
dinjitoze e Grupit me një tematikë sa të bukur e lirike, aq të veçantë e mallëngjyese
dhe artistikisht të realizuar, ku u shfaqën vokalet e shkëlqyera të këngëtareve
në lartësinë e kërkuar. Në çdo numër folkorik ndihej malli për gjithçka me aromë
Labërie, që Shqiponjat prunëme mesazhe fisnike dhe funksione artistike,
estetike e morale të mira, të bukura e të dobishme.Kaq të kompletuara dhe të
mirëpritura gjithkund, edhe në Pilur Fest, ato zonja të nderuara përbënë një
grup me taban dhe u nderuan si krenari për të gjithë brezat, përcjellë nëpërmjet
Polifonisë Femërore. Ato janë yjet e këngës dhe valles tërbaçiote, shqiponjat e
famshme të Tërbaçit, që kanë arritur suksese dhe fitore të meritura, duke patur
si synim paraqitjen e vlerave dhe jo çmimet. Dhe patjetër që suksesin e kanë
arritur me vullnet, përkushtimdhe ëmbëlsi, me ballë të qeshur, me fytyrë të
qeshur, me trup të qeshur, me ritëm, disiplinë e gjeometri artistike, që erdhën
pas sa e sa provash të lodhshme. Sepse punuan fort, me seriozitet dhe i dhanë rëndësi
kësaj ngjarjeje të madhe kulturore, prandaj shkëlqyen në atë faqe mali, duke
marrë vlerësime meritueshëm të larta nga publiku. Festivali i Pilurit ishte
shumë i rëndësishëm veçanërisht për Shqiponjat dhe ato e vlerësuan me përgjegjësi
këtë ngjarje kulturore;u ndërgjegjësuan se disiplina, korrektesa e besimi janë
kyçi i suksesit;se duhet të tregojmë që jemi edhe ne, kemi vendin tonë dhe nuk
i zemë vendin askujt; se duhet të guxojmë të përballemi me të tjerët: të mëdhenjtë,
të fuqishmit, të rëndët, gjigandët; se edhe ne jemi të zonjat, kemi mundësi e
shpirt sakrifice nëMaratonën e visareve të vendlindjes;se jemi në shkëmb të
sfidës së Labërisë, në sy të erës; se pa drejtvlerësuar veten ç’fuqi folklorike
jemi e ç’mesazhe të mëdha fisnike përçojmë, nuk mund të fluturojmë denjësisht
hapësirave folklorike.Ato nuk janë shfaqur në kuvendet folkorike për të sfiduar
kënd, por për t’u dëgjuar, krahas burrave,edhe zëri i tyre, kënga e vallja e tyre, se janë të barabarta me burrat, duke
ditur e ruajtur vendin e tyre me dinjitet. Pa, kur e ka dashur koha, rrethanat,
misioni, vendlindja, 10 Shqiponjat e Tërbaçit janë shndërruar në 10 Miro
Tërbaçe të Vlerave identitare dhe Kulturës popullore. Më vjen ndërmend një
shprehje e artë urtësorësh: “Sfidat janë ato që e bëjnë jetën më interersante
dhe tejkalimi i tyre është ajo që e bën jetën më kuptimplotë”.
Me mirësi të bukur e tëëmbël, si një muzikë e ngrohtë
Jugu, Shqiponjat na falën labërisht një perlë folkorike dhe etnografike me një
ritual dasme, stolisjen e nuses; konkretisht me paraqitjen:“RITI I STOLISJES SË
NUSES TËRBAÇIOTE, SI PJESË E RITUALIT TË DASMËS NË LABËRI”
Grupi i Vajzave të Tërbaçit “10 Shqiponjat e Tërbaçit”, dekoruar me Urdhërin “Naim Frashëri”erdhi në këtë festival shumë të rëndësishëm folklorik mbështetur
në improvizimin e traditës së bukur të dasmës në shtëpinë e vajzës, ende pa dalë
nusja nga dera e babës. Në Festivalin II Folkorik “Netët e Bejkës së Bardhë”,
Pilur, të dielën e 6 qershorit 2021 shfaqën veprimtarinë në segmentin kohor të
tregimit të pajës dhe përgatitjes së vajzës për nuse, para se bija të largohet
nga dera e babës.Ky ceremonial u paraqit për herë të parënë një festival
folkorik të përmasave të tilla nga Ansambli “10 Shqiponjat eTërbaçit”, ndërkohë
që edhe në Labëri për herë të parë ushfaq publikisht një ngjarje e tillë
festive gëzimtare siç është “Riti i stolisjes së nuses tërbaçiote, si pjesë e
ritualit të dasmës në Labëri”.
Nga përvoja e përfituar, në Festivalin e Pilurit u paraqitëm me një
repertor më të pasur e të ngjeshur, edhe si harmonizim të folklorit me
etnologjinë, të kulturës jomateriale (shpirtërore) me kulturën materiale
popullore. Ndërkohë, që tendenca artistike e Grupit ka qenë, është e do të jetë
vallja labe grarishte burimore,Shqiponjat u treguan korrekteedhe me të katër
kriteret që kishte ky festival, të cilat ishin: 1. rit, 2. numër folkorik
tradicional, 3. numër i rifoklorik, 4. element i ri, që prin një valle (Shqiponjat
sollën vajzën gjimnaziste, 16 vjeçaren Himena Mehmetaj), ndërkohë që i shkrinë
të katër këta elementë në ceremonialin“Ritin e stolisjes së nuses
tërbaçiote, si pjesë e ritualit të dasmës në Labëri” (harmonizim i
folklorit me etnologjinë, sipas logjikës së zhvillimit të ceremonialit).Pas paraqitjes dinjitoze në Festivalin II Folkorik
“Netët e Bejkës së Bardhë”, Grupi “10 Shqiponjat e Tërbaçit” u vlerësua nga
juria me Çmimin e Karrierës “Maliq Lila” -një nga katër malet e lartë të këngës
në Vargmalin e Polifonisë labe.Faleminderit artistes së shquar, hedhëses
historike të Pilurit, Eleni Merkuri për ato fjalë aq të mira për Shqiponjat
gjatë dorëzimit të këtij çmimi të veçantë!
Organigrama folklorike e Ansamblit të Shqiponjave të Tërbaçit
Paraqitja e grupit: -20’ (në respektim të minutazhit në dispozicion të
përcaktuar nga organizatorët e Pilur Fest, 2021).
Vendi: Festa zhvillohet te shtëpia e vajzës (te oda e grave).
Koha: Çastet e përgatitjes së pajës në derëbabe, më ngushtë:
në odën e grave.
Situata: Jemi si kohë të
dielën paradite, para drekës në shtëpi të vajzërisë (te babai i vajzës),
ku kemi zhvillim, aplikim dhe përdorim të këngëve dhe valleve të dasmës në Labëri,
duke e lokalizuar festën në vendlindjen tonë, Tërbaç, me emocionalitetin
estetik në realitet, ku spikat karakteri sinkretik i kësaj gurre popullore.Të gjitha artistet ia marrin nga një kënge
apo valleje të kënduar, siç bëhet vërtetë në dasmat në Tërbaç, sikurse edhe në
Labëri, sipas roleve që përfaqësojnë në këtë festival. Gjithashtu, paraqiten të
gjitha variantet e valleve: në vend, me një hap, me tre hapa/ këmbë apo dhe
tipologjitë e këngëve të dasmës për këtë situatë.
Pjesëmarrëset: Dajesha/ gegeja (në krye), xhaxhesha/
xhixhia, tezja, halla, nëna, nusja e madhe e shtëpisë, qëështë komandante e shërbimit
në odën e grave dhe bën nuse të kunatën për te burri, deri për në kalë, i jep për
të ngrënë, për të pirë, po ashtu motra e nuses (kërcen, lodron e vërvitet nga gëzimi),kunata,
nga gjitonia/vëllazëria.
Baza materiale: Flamurin e Ansamblit “10 Shqiponjat e
Tërbaçit”, që priu grupin në këtë festival; 1 sënduk/ sepete (arqe e vjetër)
për pajën e nuses; 1 karrike antike, ku u ul nusja, 2 tavolina të vjetra për
tregimin e pajës së nuses, revania në tepsi, mbështellë në boçe nga dajesha.
Cilat ishin prurjet e traditës? Improvizim
spektakolar. Më së pari, 10 ansamblistet e traditës labe të Tërbaçit, ashtu
sikurse Miro Tërbaçja që dikur me dy dogrà i qëndisi ballin pashait të Beratit,
brenda në sarajet e tij, se Miros i vranë vëllain e tërbeçtë haraçe s’dhanë,
edhe këto nëna dritëhëna, heroina të heshtura e artiste dinjitoze, si të ishin
10 Miro Tërbaçe të kohës që jetojmë, qëlluan e qëllojnë mbi konceptet e
shpejtuara, të ulëta e qytetarisht të gremisura, sfiduan e thyen paragjykimet e
kulufëve piçirukë dhe bënë histori kulturore -“ballëlartë e mal në këngë” siç
na mëson mësuesi ynë Kujtim MICI, me këngë e valle të kënduara, me traditat e
doket më të mira që u transmentojnë fëmijëve, nipërve e mbesave, se s’ta shtron
kush rrugën me lule e qilima persianë. Na erdhi mirë, kur erdhi, na takoi, na
falënderoi dhe doli në fotografi me Shqiponjat dhe mua i madhërishmi i ndershëm
i Polifonisë Labe dhe Festivaleve Folklorike Golik Jaupi, mik i babait tim,
qysh nga viti 1973 e deri sa im Atë rrojti. Është në nderin tim ta ruaj të
shenjtë atë miqësi me korifeun e Këngës bënçore. Takimi me të ishte edhe një
inkurajim për ne, se herë-herë, edhe artistët popullorë ballafaqohen me veset
sociale. Në këtë rrafsh, edhe Shqiponjat e Tërbaçit janë risi dhe sfidë
dinjitoze ballas një shoqërie barbarisht maskiliste.
Në këtë festival të madh konkurues Shqiponjat e valles
dhe këngës labe të stilit muzikor të Tërbaçit, në variantin grarisht, me
Polifoni Femërore, paraqitën tre elementë të botës lirike të dasmës:
1. Përgatitja dhe paraqitja fragmentare/ tregimi i pajës;
2. Gatimi (simbolikisht i improvizuar);
3. Hedhja e cipullit nuses (bijë) në rastin tonë specifik
– nga nënaa dhe motra e vogël/ gjimazistja).
Treguam edhe punët e bërë në tezgjah për pajën e vajzës
si çorape, këllëfë jastëku, mbulesa oxhaku, tavoline, tantella, perde, qylyma,
rrugica, sixhadè, apo dhe jastëkë, shilte, stroma, çuje deri dhe velënxa, etj.
-Nusja nusëroi
ulur në një karrige
të vjetër druri, mjet natyror në përshtatje me kulturën e këtij
riti, mbuluar sytë deri tek hunda, me një shami të bardhë, tëbukur, të pastër
me rruaza "paràparà". Kjo,
sepse sipas stërgjysheve, bëhej që nusja mos të shikohej nga të tjerët, që mos
ta hanin me sy, se duhej të ruhej nusja nga syri i keq. Para se të dilte nga
shtëpia e saj, sipas traditës - babai ose vëllai i madh (në rastin tonë
improvizues unikal - nëna) i hodhi cipullin bijës - nuse, i cili i mbulon
fytyrën dhe trupin.
Cipulli është një veshje ceremoniale e daljes së nuses
nga shtëpia (derëbabja). Cipulli qepet me një pëlhurë të kuqe nga para dhe të
bardhë nga mbrapa, në krye të të cilit vendoset një pasqyrë e vogël, që
simbolizon ndriçimin e udhës së jetës së saj, ta ketë dritë atje ku i bëhet udha
e mbarë. Thyen rrezet e diellit dhe i thotë: edhe unë do të bëj diell atje ku
do më shkelë këmba e do të jem sa të plakem. Në të dy anët e pasqyrës vihen dy
dega ulliri, si kurorë simbolike e paqes, begatisë, prodhimtarisë, shëndetit,
vitalitetit, jetëgjatësisë së lumtur të familjes së re që do të formojë nusja
me dhëndërrin, kur të shkojë në derë të burrit.
Të gjitha këto punë të ritit të përgatitjes së pajës së nusesu shoqëruan me valle të
kënduara grarisht dhe këngët përkatëse me nota gëzimi, mallëngjimi, humori dhe
edukimi moralo-zakonor, thurur e kënduar brez pas brezi nga katragjyshet,
stërgjyshet, gjyshet dhe nënat tona, të cilat u risollën sipas traditës, të
gjalla, origjinale, të freskëta nga Grupi “10 Shqiponjat e Tërbaçit” në Festivalin
II Folklorik“Netët e Bejkës së bardhë”,
2021, Pilur - Himarë.
Radha e këngëve në Festivalin II Folklorik “Netët e Bejkës së bardhë”, Pilur, Himarëdhe
shpalosja burimore e ceremonialit[nata e
dytë e diel, 06.06.2021].
Radha e këngëve dhe valleve që shoqëruan Programin zyrtar
të konkurimit të Grupit "10 Shqiponjat e Tërbaçit" në në Festivalin
II Folklorik, 2021, Pilur - Himarë me paraqitje folkorike dhe etnologjike
"RITI I STOLISJES SË NUSES TËRBAÇIOTE SI PJESË E RITUALIT TË DASMËS NË
LABËRI me aq gjallëri, natyrshmëri e nivel të lartë artistik në interpretim me
këto skena: (1. Përgatitjes së pajës, 2. Gatimet simbolike, 3. Hedhja e
cipullit nuses - improvizimi në derëbabe, në dhomën e grave rrodhi e kulluar
sipas repertorit:
1. Vallja e kënduar e hapjes së ceremonialit (ishte dajesha që hapi këngën, në ballë odës së
grave): "Ç'gëzim të bukur që
kemi!";(valle në vend me 1 hap, me 1 këmbë, me duar të kapura).
[Në krye të Grupit isht gjimazistja flamurtare, vajza 16
vjeçare Himena Mehmetaj, me flamurin e Grupit në dorë, duke e valëvitur dhe
shpalosur atë dhe në vijim e fikson në fund të harkut të valles. Ndërkohë,
nusja qëishteme grupin në harkun e valles së kënduar, u ul në karriken e nuses];
Teksti: Albert Habazaj,
marrëse: Liljana Rrapi Kapaj,
prin vallen: Shpresa Kapo Çelaj,
kthyese: Liri Gaçe Shkurtaj,
hedhëse: Vito Shiroku Veraj,
gratë e tjera: Antoneta Goxho Mehmetaj, Meme Ribaj
Habazaj, Evgjeni Habili Seferaj, Fatmira
Hodo Skendaj, Lavdie Goxho Xhaka, Hava Çelaj Muçaj dhe Flutura Nanaj shoqëruan
vallen me iso, e mbushën atë;
2. "Luan,
ç'luan hënëza", (valle në vend, dy e nga dy, kapur për dore),
teksti: Llambro Hysaj, (peizazh në valle në vend me një
hap),
marrëse: Antoneta Goxho Mehmetaj dhe Shpresa Kapo Çelaj,
kthyese: Liri Gaçe Shkurtaj,
hedhëse: Vito Shiroku Veraj;
Në këtë këngë:-nusja (Flutura Nanaj)u ul në karrigen me
shilte, mjet natyror i improvizuar sipas traditës së moçme të kulturës së
ritit. Fytyrën e kishte mbuluar me shami deri te hunda. [Cipulli iu vendos më
vonë, para se të nisej në shtëpinë e dhëndërrit];
3. "Këtu, në
dasmën e madhe” (valle me 3 hapa, me 3 këmbë),
teksti popullor,
marrëse: Fatmira Hodo Skendaj
kthyese: Liri Gaçe Shkurtaj,
hedhëse: Vito Shiroku Veraj;
4. "Moj, hënë
e pa bërë mirë", (këngë lirike dasme, ku lëvizte trupi në vend, jo me
hapa; 5 të parat e nëngrupit I lëviznin trupin djathtas, 5 artistet e tjera të
nëngrupit II lëviznin majtas dhe u krijua “fizarmonika” apo imazhi i Shqiponjës
që hap krahët për fluturim);
teksti popullor,
marrëse: Meme Ribaj Habazaj,
kthyese: Shpresa Kapo Çelaj,
hedhëse: Vito Shiroku Veraj;
[Çupa shkoi nëpër të gjitha artistet dhe te nusja, lodroi
me to, si gaztore];
5. "Dola sipër
në një majë...", (valle me 3 këmbë/ me 3 hapa),
teksti popullor,
marrëse: Liljana Rrapi Kapaj;
kthyese: Liri Gaçe Shkurtaj,
hedhëse: Vito Shiroku Veraj;
6. "Ç’u veshe,
ç’u bëre yll", (këngë lirike dasme, lëvizte trupi në vend, jo me hapa.
Edhe këtu, 5 të parat e nëngrupit I lëviznin trupin djathtas, 5 artistet e
tjera të nëngrupit II lëviznin majtas dhe krijohet imazhi i Shqiponjës që hap
krahët për fluturim);
teksti popullor,
marrëse: Antoneta Goxho Mehmetaj;
kthyese: Liri Gaçe Shkurtaj,
hedhëse: Vito Shiroku Veraj;
[Vajza loz me nusen];
7. "Ku je sot,
po nesërmbrëma, bijë, o bijë, të keqen nëna?!", valle rituali për
nusen, me 3 hapa), teksti Albert Habazaj,
hoqi vallen, priu çupa gjimnaziste e vitit II, 16
vjeçarja Himena Mehmetaj,
marrëse: Shpresa Kapo Çelaj,
kthyese: Liri Gaçe Shkurtaj,
hedhëse: Vito Shiroku Veraj;
8. "Ç'janë ata
që vij-ëno, nëna ime, moj nëno!” (dialog me këngë: nusja dhe nëna),
teksti popullor,
marrëse: 1. Evgjeni Habili Seferi (në rol të nuses),
2. Liri Gaçe Shkurtaj (në rolin e nënës);
kthyese: Shpresa Kapo Çelaj,
hedhëse: Vito Shiroku Veraj;
[Vajza lozte te nusja dhe me grupin].
Pa mbaruar kjo këngë, në dy vargjet e strofës së fundit,
nuses iu hodh cipulli dhe konkretisht vajza/ Himena (motra e vogël) shkoi te Mejo dhe të dyja i hodhën cipullin
nuses. Nga ky çast, nusja u ngrit në këmbë dhe nusëroi me cipullin e nusërisë.
Vlen të kujtojmë që, edhe sipas traditës, para hedhjes së
cipullit, nusja vishej me fustan krem i bardhë apo i verdhë me lule qëndisur,
mbante në kokë shami blu me rruaza blu, zënë dhe sytë, deri në hundë, që të mos
e shikonin, se e hanin me sy…];
9. "Në
fustanin tënd, moj tri lule të kuqe”:(këngë në vend, në vend lëviz),
teksti
popullor,
marrëse:
Hava Çelaj Muçaj,
kthyese:
Shpresa Kapo Çelaj,
hedhëse:
Vito Shiroku Veraj;
[Edhe
në këtë këngë, vajza lodroi];
10.
Kënga e lamtumirës së vajzërisë: "Me shëndet, nënë se ika!
(dialog me këngë e valle: nusja dhe nëna),
teksti popullor,
marrëse: 1. Evgjeni Habili Seferi (në rol të nuses),
2. Liri Gaçe Shkurtaj (në rolin e nënës);
kthyese: Shpresa Kapo Çelaj,
hedhëse: Vito Shiroku Veraj;
[Vajza lozi te nusja dhe me grupin. Me këtë këngë u mbyll
programi dhe grupi u rikthye në pozicionin fillestar- harku i valles, vajza
shkoi te Flamuri grupit, u bë përshëndetja falënderuese dhe dalja e duhur nga
skena].
Mirënjohje për Shqiponjat e Tërbaçit
Shqiponjat artiste, që në këtë dasëm konkuruese lozën si
profesioniste rolin e ysmeçeshave (dajesha, xhaxhesha, halla, teze, motrat,
kunatat), që në fakt ashtu janë se vijnë si prurje origjinale e Labërisë, janë
bija, nuse, nëna e gjyshe labe, që kanë fejuar e martuar djem e vajza plot. Veshja
popullore nuses i rrinte tërë nur, ndërsa kostumin kombëtar e kishte në sepete,
sepse kur pajohet, bija e merr me vete veshjen tradicionale.
Ato kishin marrë me vete një sënduk/ sepete me bazë
materiale për veshje dhe për ushqim: veshje të leshta, patìqe për dimër, shall
të leshtë, tirqe, fanella, xhamadanë, prokofë, çuje, rrugica, modele qilimash e
sixhadesh
me motive me diell e me shqiponjë, shtroje të vjetra, të
pastra dritë bore, enë dhe mjete të domosdoshme, si dhe dy valixhe të vjetra,
por fatmirësisht të mirëmbajtura, hekur
me prush, shumë i vjetër, furkë me dogà bedena, drugë, shtëllungë leshi, mjete
të tjera për punë dore në veshjet si shtiza, grep, (biz), gjergjef për qëndisje;
tenxhere, tava (tepsi), tas, kabash uji, rrahëse vezësh, lugë e madhe druri,
petës, që e të tjera enë tradicionale gatimi, se dajesha vjen me revani sa të
madhe me mjalt, gjalp e arra në dasëm të nuses/ mbesës në rastin tonë; edhe si
simbolikë e kalimit të jetës si ëmbëlsirë atje, ku do të shkojë në derë të
burrrit, në shtëpi të saj.
Paraqitja me hijshmëri artistike dhe estetike e të gjitha
këtyre riteve u fali shumë emocione pozitivetek publiku artdashës dhe fitoi shumë
respekt, mirënjohje dhe duartrokitje për Shqiponjat e Tërbaçit, sepse është një
model i duhur i traditës sonë folklorike dhe etnologjike përditësuar e prurë
natyrshëm e me origjinalitet në kohë.
Për këto trashëgimtare të denja të traditës popullore të
stërgjysheve e nënave tona shkruajtiedhe aktori Marsias Lila, i biri i Maliq
Lilës,poetit të teksteve të këngëve të Bënçës: “Urime për paraqitjen dinjitoze
në Festivalin e Dytë Folklorik“Netët e Bejkës së Bardhë” të Grupit të Tërbaçit
“10 Shqiponjat” për vlerësimin dhe çmimin që lartëson dhe përjetëson Këngën
Labe, Labërinë dhe të gjithë Shqiptarinë në historinë dhe kulturën e
saj.Paraqitja folkorike dhe etnografike nga “10 Shqiponjat e Tërbaçit” janë
respekt i dukshëm dhe krenari e ligjshme për Labërinë dhe traditën kulturore historike
shqiptare”.
Polo Çipa,
bilblili i madh i këngës “O në të marça
moj Manushaqe”, njërës nga perlat folklorike të Bregut të Detit e Labërisë
mbarë, tek shkroi vargje mirësie për festivalistët popullorë të “Netëve të
Bejkës së Bardhë”, 2021, thuri edhe këto vargje për yjet e Tërbaçit: “Mbledhur si dikur
ndër mote/ 10 Shqiponjat Tërbacjote,/Festivalin zbukuruan/Kujtim
Micin na kujtuan”. Dëshiroj t’i mbyll këto rreshta me
urimin e dëlirë të Aviatorit të Lirikës, Delo Isufi, që shprehet: “Suksese
Shqiponjave të vendit të shqipes, Tërbaçit të bukur dhe të mrekullueshëm, Tërbaçit
të Miros e Halimit, të njerëzve të pendës, dijes e pushkës!”
Portretin folklorik të Shqiponjave të Tërbaçit po e
paraqes vetëm me katër vargje: “Festivali syrin qeshur, / shqipet ç’i zbukurojn’ nurin,/
N’shpirt të tyre me drit’ veshur/ Kënga ka ngritur flamurin”.