Udhëpërshkrim
Hasan Hasanramaj: “Tërmeti” mbi kompleksin turistik të Deçani
E merkure, 18.08.2021, 07:24 PM
Strukturat ndërkombëtare, ato të Kosovës dhe të Manastirit të Deçanit
Mbajnë
përgjegjësi për “tërmetin” që është bërë mbi kompleksin turistik të Deçanit! ...
Nga
Hasan Hasanramaj
Pas
përfundimit të luftës së fundit dhe të tërheqjes së forcave ushtarake, policore
dhe paramilitare nga territori i komunës së Deçanit dhe të Kosova dhe hyrja e
forcave të KFO-it italian në objektet e pushimores së fëmijëve “Pishat e
Deçanit”ku janë edhe sot dhe ato të UNMIK-ut në
kuvendin e komunës së Deçanit - punëtoret e ndërmarrjes hoteliere
“Iliria”, duke e parë rrezikun që po i kanoset kompleksi turistik nga duart e
barbarëve me kohë trokitën në dyert e
shtyllës së katër të UNMIK-ut, të kuvendit të komunës së Deçanit dhe ato të
Kosovës që t’u mundësojnë kthimin në objektet e tyre hoteliere, ku dekada me
radhë derdhën djersën dhe mundin për
t’i mbrojtur ato nga shkatërrimet,
hajnitë dhe plaçkitjet dhe dukuritë e tjera negative. Mirëpo, për habi, kjo
kërkesë e arsyeshme e tyre u refuzua nga shtylla e katër e UNMIK-ut për shkak të vendimit arbitrar të
Parlamentit në Beograd dhe atij serb në
Deçan para luftës së fundit me të cilat pasuria prej tetëqind hektarëve dhe objekteve të hoteliere
i dhurohen për shfrytëzim të përhershëm Manastirit të Deçanit ?! ...
Shtylla
e katër e UNMIKU-ut me vendimin numër
2000/45 atë kohë përfundimisht merr mbi vete
përgjegjësinë për mbrojtjen dhe
mbikëqyrjen e objekteve shtetërore dhe ato shoqërore në territorin e komunës
së Deçanit. Para luftës së fundit
strukturat komunale dhe punëtorët serbë objektin e hotelit të ri të kategorisë
super ‘’B’’ me treqind shtretër, pishinën olimpike, salla moderne dhe
inventar të tipit më bashkëkohor e
vodhën bashkë me strukturat udhëheqëse të ish ndërmarrjes
ndërtimore “Izgradnja”e Pejës ? ...
Pas
përfundimit të luftës së fundit dhe tërheqës të popullatës serbo-malaziase nga
territori i komunës së Deçanit dhe hyrjes dhe vendosjes të forcave të KFOR-it
italian në objektet e Pushimores së Fëmijëve ku janë edhe sot. Ish-punëtorët
shqiptarë të ndërmarrjeve të kompleksit turistik “Iliria” kërkuan që t’u
mundësohet kthimi në objektet e kompleksit hotelier. Kërkuan që aty të fillojnë
punën, në radhë të parë në mbrojtjen e objekteve nga vjedhjet e barbarit tjera,
mirëpo kërkesa e tyre u refuzua?!
Njëzet e një vjet kaluan dhe vendimi arbitrar të
parlamentit serb të Beogradit ende është
në fuqi ?!...
Pas
këtyre kërkesave strukturat udhëheqëse të ndërmarrjeve
turistike “Iliria” nga shtylla e katërt
e UNMIK-ut morën përgjigjeje së kërkesat
e tyre nuk mund të realizohet me arsyetimin së pasuria prej tetëqind hektarësh hëpërhë është në
posedim të përhershëm të Manastirit të Deçanit ?! Njëzet e dy
vjet kaluan dhe vendimi arbitrar të
parlamentit të Beogradit dhe i strukturave udhëheqëse serbe të
ish-komunës së Deçanit ende për fat të keq është në fuqi ?!...
Shtylla
e katërt e UNMIK-ut, duke e parë revoltën dhe kërkesën e arsyeshme të
punëtoreve të ndërmarrjes hoteliere “Iliria”dhe të qytetareve të komunës së
Deçanit me vendimin numër 2000/45, thuhet:’’Pronat shoqërore dhe ato shtetëroret
në territorin e komunës së Deçanit do të
menaxhohen nga shtylla e katërt e
UNMIK-ut, e jo nga kuvendit i komunës të
Deçanit ?! ...
Pa
vonua shumë njerëzit me” kulturë të ulët njerëzore filluan aksionet” në
vjedhjen dhe demolimin e të gjitha të
mirave të cilat i kishte në gjirin e vet kompleksi turistik, me arsyetim se
këto janë pronë e Manastirit të Deçanit?!
Objektet dhe kompleksi turistik me rrethinë në një sipërfaqe prej tetëqind hektarëve pas
luftës ka qenë në gjendje të rregullt dhe si pasuri e tillë kurrë nuk ka qenë
dhe as sot nuk është as nuk do të jetë
pronë e Manastirit të Deçanit dhe as e parlamentit të Beogradit. Kjo pasuri ka qenë, është dhe
do të mbetet përgjithmonë pronë e kuvendit të komunës së Deçanit, punëtorëve të
ndërmarrjes hoteliere “Iliria” dhe qytetareve të komunës së Deçanit dhe të
Kosovës. Hajnat dhe shkatërruesit pas luftës mbi çatinë e objektit të ri dhe
modern të hotelit të kategorisë super “B”, gjë që mirë shihet në fotografin e
kamerës sonë me një sipërfaqe prej
njëmijë e treqind metra katrorë me treqind shtretër, pishinë, salla moderne dhe inventar të tipit me bashkëkohor
shkulen tërë sasinë e llamarinës së bakrit dhe tërë të mirat e tjera që ishin brenda në këtij objekti u plaçkitën dhe u
demoluan ?! ...
Sot pas njëzet e dy
vjetëve për barbarit në kompleksin turisti me së miri flasin fotografitë e
kamerës sonë ...
Edhe
objekti i hotelit të vjetër me një kapacitet prej tridhjetë shtretërish,
restorant, kuzhina, dy salla të pajisura me inventar dhe dy tarracat më pesëqind
vende për ulje u shkatërruan. Në këtë
kompleks edhe njëzet e gjashtë objekte të tjera moderne të kamp-shtëpizave me
kapacitet dyqind e njëzet e gjashtë shtretër, të kompletuara me inventar,
shumica ishin në gjendje të rregullt.
Sot disa prej këtyre kamp shtëpizave
janë rrënuar dhe rrafshuar me tokë dhe nuk ekzistojnë me, gjë që më së miri
flasin fotografitë e kamerës sonë. Punëtorët e kompleksit turistik dhe
qytetaret e komunës së Deçanit kërkojnë nga strukturat udhëheqëse të komunës,
të Kosovës dhe ato ndërkombëtare që kompleksi turistik me rrethinë me sipërfaqe
tetëqind hektarësh, objektet hoteliere dhe ato të pushimores së fëmijëve t’u
kthehen në pronësi të përhershme kuvendit të komunës së Deçanit dhe punëtorëve të këtyre dy ndërmarrje të mirënjohur turistike të cila
gjithmonë kanë punuar në kufi e rentabilitetit ? ...
Në
fund sipas mendimit tonë ata të cilët me vendimin numër 2000/45 e morën mbi vete mbrojtjen dhe mbikëqyrjen e
kësaj pasurie duhet të përgjigjen para qytetarëve të komunës së Deçanit e këta janë
UNMIK-ut, AKM-së, SHPK- ja,
kuvendit komunal, Qeveria e Kosovës dhe ata të Manastirit të Deçanit për
të gjitha këto shkatërrime, vjedhje, rrënime që po shihen në fotot e kamerë
sonë të cilat llogariten në dhjetëra qindra milion euro ?! ...
Ky
dhe faktet e tjera flasin mjaft qartë se Serbia gradualisht po depërton dhe po
komandon me pjesën veriore të Mitrovicës e dhe komunën e Deçanit, në të cilën i
ka uzurpuar tetëqind hektarë të kompleksit më të bukur turistik, ku komuna e
Deçanit dhe Qeveria e Kosovës qe njëzet e një vjet nuk kanë kurrfarë qasjeje?!
Kështu Qeveria e Serbisë gradualisht këmba-këmbës po depërton në pushtimin e
trojeve tona stërgjyshore, e strukturat tona udhëheqëse të Kosovës qytetarëve
po u premtojnë fjalë të thata, ndërsa realiteti është krejt ndryshe ...
Çatia
e hotelit të ri nga ku u vodh llamarina e bakrit
Njëzet
e gjashtë kamp-shtëpiza që nuk ekzistojnë më
Në
objektin e vjetër të hotelit përveç
mureve anësore çdo gjë u demolua dhe u
vodh
Çdo
gjë në kompleksin turistik u shkatërrua
dhe u vodh
Stafi
i Manastirit të Deçanit, mban përgjegjësinë për shkatërrimin dhe gjendjen e
mjerueshme të kompleksit turistik
Këto
ishin objektet e 26 vilave, të cilat sot nuk ekzistojnë më