Udhëpërshkrim
Florim Zeqa: SHHK 'Salih Çekaj' nderi dhe krenaria jonë kombëtare
E merkure, 16.11.2022, 08:55 PM
SHHK “Salih Çekaj” nderi dhe krenaria jonë kombëtare
Shkruan:
Florim Zeqa
Shoqata Kulturore Humanitare “Salih Çekaj“ më
12.11.2022, në Büron afër Lucernit (Zvicër), në 13 vjetorin e themelimit të
saj, në mënyrë madhështore organizoj manifestimin tradicional të Darkës së
Lamës, të kësaj tradite të lashtë Iliro-Dardane.
Vazhdimësi e një
krenarie kombëtare
Në
13 vjetorin e themelimit, Shoqata Humanitare dhe Kulturore "Salih
Çekaj" në Zvicër, në vigjilje të 110 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë,
manifestimin tradicional të "Darkës së Lamës" e mbajti në një ambient
impozant, të ngrohtë dhe vëllazëror, me një pjesëmarrje enorme të
bashkatdhetarëve të ardhur nga të gjitha anët e shtetit zviceran, nga
Gjermania, Italia, etj.
Sikurse
herave të tjera, edhe kësaj radhe, salla e madhe në Büron ishte tepër e ngusht
për pjesëmarrjen masive të mërgimtarëve të ardhur në këtë aktivitet kulturor
nga të gjitha kantonet e Zvicrës dhe shteteve përreth.
Pas
intonimit të himnit kombëtarë, moderatori i kësaj mbrëmje, sekretari i shoqatës
z.Qamil Çekaj e hapi manifestimin me përshendetjen e zakonshme, duke ju uruar
mirëseardhje të gjithë pjesëmarrësve dhe mysafirëve të këtij aktiviteti
tradicional.
Në
mënyrë të veçantë moderatori i përshendeti mysafirët; Florim Zeqa (Gazetarë dhe
Analist politik nga Italia), Kolonel Xhavit Sadrijaj (Atashe i parë i Republikës
së Kosovës në Evropë, i ardhur enkas për këtë mbrëmje nga Berlini), Osman
Ferizi (Kryetar i Degës së LDK-së në Gjermani, Gazmend Dashi (Kryetar i
Shoqatës “Salih Çekaj” në Gjermani) dhe Idriz Zeqiraj (Publicist dhe veprimtar
nga Gjermania).
Prezent
në këtë aktivitet ishin edhe eprorët e Forcave të Armatosura të Republikës së
Kosovës (FARK); Skënder Budakova, Zymer Tahiraj dhe Islam Sadiki.
Pjesëmarrës
në këtë aktivitet ishin edhe familjarët e Heroit Salih Çekaj nga Shtutgarti i
Gjermanisë, të cilët me prezencën e tyre e madhështuan Darkën e Lamës në Büron.
Humanitet dhe
atdhedashuri në vepër
Më
pas, moderatori për një fjalë rasti e ftoi në skenë kryetarin e SH.H.“Salih
Çekaj“, z. Xhemajl Haxhiu, i cili pas përshendetjes së të pranishmëve dhe
mysafirëve, falenderoj,të gjitha nënat dhe motra tona që përgaditën ushqimet
tradicionale enkas për Darkën e Lamës.
Kryetari
Haxhiu i falenderoj të gjithë kontributdhënësit, donatorët dhe antarësinë e
gjërë të shoqatës për ndihmat e pakursyera në shërbim të bashkatdhetarëve në
Kosovë dhe trojet tjera etnike.
Raporti
vjetor i punës së shoqatës, i prezantuar nga arkëtari Lushi Mulaj e dëshmoi
humanitetin dhe atdhedashurinë në vepër të drejtuesve, antarësisë së gjërë dhe
donatorëve të rregulltë pranë kësaj shoqate.
Për
të mos u ndalur veç e veç dhe në secilin rast që e prezantoj arkëtari Lushi
Mulaj, SHHK “Salih Çekaj” ka ndihmuar për shërimin e të sëmuarëve, ndërtimin e
shtëpive dhe blerjen e banesave për të pastrehët, ka ndihmuar studentët, ka
ndihmuar të prekurit nga tërmeti në Shqipëri dhe secilin rast social që i është
paraqitur.
Shuma
e përgjithshme mjeteve të grumbulluara e arrinë totalin prej 98.957,80 Fr- dhe
177.075 Euro.
Transparenca
dhe llogaridhënja e drejtuesve para antarësisë së gjërë dhe donatorëve, paraqet
çelësin e suksesit të kësaj shoqate me traditë 13 vjeçare të veprimtarisë
humanitare dhe atdhetare. Ishin shifrat e mjeteve të grumbulluara dhe
shpërndara financiare që e dëshmuan shpirtin human të bashkatdhetarëve të
tubuar rreth shoqatës e cila me nder dhe krenari bartë emrin e kryeheroit
kombëtar, intelektualit dhe komandantit të luftës çlirimtare në vijën
institucionale të presidentit historik Ibrahim Rugova, të madhit Salih Çekaj.
Pas
prezantimit të aspekteve financiare, gjegjësisht shumave të grumbulluara,
arkëtari Lushi Mulaj falenderoj të gjithë donatorët dhe anëtarësinë e shoqatës.
Vlenë
për të theksuar se ky është rezultat i një pune ekipore, i një uniteti dhe
bashkrendimi të veprimeve të kryesisë me anëtarësinë shoqatës.
Njëherit,
kjo ishte kënaqësi e veqantë e shpalosjes dhe shijimit të vlerave rugoviane,
ashtu siq i shijuan veprimtarët e viteve të ’90-ta në Kosovë, ku secili ndante
kafshatën e gojës me ata që kishin nevojë për ndihmë dhe përkujdesje
vëllazërore.
Humanizmi dhe atdhedashuria
ndjenja të thella shpirtërore
Të
ndihmosh vëllëzërit e një gjaku është ndjenja më e thellë shpirtërore që mund
të përjetojë një qenje njerëzore. Të lumtë ata që kanë privilegjin të shijojnë
këtë ndjenjë kulmore në jetën e tyre.
Pas
raportit financiar të përgatitur nga arkëtari i shoqatës Lushi Mulaj,
moderatori për një fjalë rasti e ftoi analistin politik Florim Zeqa, i cili e
vlerësoj me notat më të larta veprimtarinë humanitare dhe atdhetare të shoqatës
më emblematike të mërgatës sonë, e cila me nderë dhe krenari e mbanë emrin e
kryeheroit Salih Çekaj, veprimtarit dhe komandantit legjendar të vijës
institucionale të luftës çlirimtare.
Pas
analistit Zeqa, për një fjalë rasti u ftua edhe veprimtari Idriz Zeqiraj, i
cili foli për historikun dhe simbolikën e Darkës së Lamës.
Më
pas, me një monolog për Darkën e Lamës u paraqit edhe poeti Mentor Thaqi. Me të
përfunduar monologu, moderatori Qamil Çekaj, njëherit sekretar i shoqatës
“Salih Çekaj” vazhdoi me ndarjen e mirënjohjeve për donatorët dhe kontributdhënësit
e rregulltë.
Darkë e begatë me gatime
tradicionale
Pas
pjesës së parë të programit muzikorë radha i erdhi momentit më kulmor i kësaj
mbrëmje, ai i shtrimit të sofrës për “Darkën e Lamës” me ushqime të
llojllojshme tradicionale nga të gjitha trevat dardane, të përgatitura nga
nënat dhe motrat tona që sollën gatesa dhe ushqime të shijshme nga kuzhina jonë
tradicionale.
Shtruarja
e "Sofres Dardane" me të gjitha llojet e ushqimeve tradicionale,
ishte meritë e familjeve atdhetare, grave, nënave dhe motrave tona dardane, të
cilat edhe këtu në mërgim po e ruajnë me kujdes të veçantë dhe fanatizëm
traditën e lashtë të gatimit të ushqimeve nga kuzhina tradicionale shqiptare.
Argëtim dhe kënaqësi
shpirtërore
Pjesa
e dytë e programit artistik fillojë me këngëtarët mirënjohur Sami e Avni
Alimusaj, me kolazh të këngëve patriotike dhe popullore shqiptare, të
shoqëruara me vallëzim të përbashkët të bashkatdhetarëve, vëllëzërve dhe
motrave dardane.
Kur
jemi tek pjesa muzikore, vlenë për të theksuar se ishte koinçidencë rasti
ditëlindja e këngëtarit Avni Alimusaj, të cilit në mënyrë publike moderatori
Qamil Çekaj i uroj shëndet dhe jetë të gjatë, vijimësi dhe suksese të
pandalshme zërit të bukur prej bilbili të këngëtarit të mirënjohur dukagjinas
me qëndrim në shtetin helvetik
Bashkimi i burrave rreth
Sofres, simbolikë unifikimi i gjakut të pastër dardan
Bashkimi
i grupit të burrave rreth Sofres së bekuar dardane, ishte simbolika e
unifikimit të gjakut të pastër dardan, e bashkimit të shpirtërave dhe zemrave
rreth vizionit rugovian.
Kësaj
radhe, salla e madhe në Büron ishte tepër e ngushtë për pjesmarrjen masive të
mërgimtarëve të ardhur në këtë aktivitet nga të gjitha kantonet e Zvicrës dhe
shteteve përreth, si Gjermania, Italia, etj.
Progarmi
muzikor me këngë e vallëzim të përbashkët vazhdoi deri pas orës 22.00, kur edhe
u përcjellën mysafirët sipas zakoneve dhe traditave tona nga anëtarët e
kryesisë së shoqatës “Salih Cekaj”.
SHHK
”Salih Çekaj” në Zvicër, me nder dhe krenari është duke mbajtur emrin e
kryeheroit kombëtar, intelektualit të shquar, veprimtarit të orëve të para dhe
komandantit të luftës çlirimtare në vijen institucionale të presidentit
historik Dr.Ibrahim Rugova.
Sinonim uniteti dhe
humanizmi në mërgatën tonë
Shoqata
"Salih Çekaj" në Zvicër, gjegjësisht veprimtarët dhe anëtarësia e
gjërë, me shpirtin e tyre human, me dashuri dhe solidaritet të lartë njerëzorë
kanë hyrë në zemrat e çdo shqiptari. Me ndihmat e pakursyera humanitare ua kanë
kthyer buzëqeshjen shumë familjeve shqiptare, ua kanë kthyer shpresën dhe
besimin për jetë në trojet e tyre stërgjyshore.
Jo
vetëm kaq, me punën vlerëmadhe dhe transparencën e plotë në veprime, shoqata
"Salih Çekaj", e ka fituar besimin e mërgatës edhe jashtë kufijve të
shtetit zviceran, duke kaluar edhe përmasat e një shoqate, për të marrë keshtu
formën e një institucioni të përgjegjshëm që kujdeset dhe ndihmon
bashkatdhetarët në Kosovë dhe trojet etnike shqiptare, duke u bërë shëmbulli më
i mirë i organizimit dhe sinonim i unitetit në mërgatën shqiptare.
Shoqata
Humanitare dhe Kulturore "Salih Çekaj" krahas ndihmave të pakursyera
për bashkatdhetarët, në mënyrë të veçantë po e bënë edhe promovimin e vlerave
të trashëgimisë kulturore siq është "Darka e Lamës", e ripërtërirë
për herë të parë nga ana e saj në diasporën shqiptare, festë kjo e lashtë
iliro-dardane e cila ishte rikthyer në kujtesën tonë nga presidenti historik
Ibrahim Rugova.
Si
rezultat i kësaj, sot shoqata humanitare "Salih Çekaj" në Zvicër,
konsiderohet shoqata më e organizuar dhe më unike, më humanitare dhe më
emblematike në mbarë diasporën shqiptare.
Prandaj,
nderi dhe respekti u takonë drejtuesve, aktivistëve, veprimtarëve, sponsorëve,
donatorëve dhe anëtarësisë së gjërë, që e ngriten në piedestalin më të lartë
shoqatën "Salih Çekaj" në Zvicër.
Në
fund ia vlenë të theskojë kontributin vlerëmadh dhe shumëdimensional të
themeltarit, të kryetarit të parë të shoqatës, z. Saim Tahiraj (bashkëluftëtar
i kryeheroit të Kosovës, të madhit Salih Çekaj.
Zoti
i bekoftë shpirtërat human të mërgatës sonë!
Zoti
e shtoftë begatinë dhe rritën kontributit humanitar të SHHK “Sali Çekaj” në
Zvicër!
P.S. Për fotografitë u përkujdes fotografi i shoqatës, z.
Vesel Xhaferi