Udhëpërshkrim
Nexhmije Mehmetaj: Dita e Pavarësisë së Shqipërisë në Gjenevë
E marte, 29.11.2022, 09:00 PM
FESTË E MADHE NË DITËN E 28 NËNTORIT- DITA E PAVARËSISË SË SHQIPËRISË NË GJENEVË
Nga
Nexhmije Mehmetaj
Të
shtunën më 26 nëntor 2022 shoqatat e mërgimtarëve shqiptarë Lidhja e
Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë (LAPSH) “Naim Frashëri”, Komuniteti
Shqiptar në Gjenevë , Ansambli “Gëzuar ”
dhe Rinia Kontakt organizuan një festë të madhe në mjediset e Sallës së Festave
në Avanchets të Gjenevës.
Në
këtë pjesëmarrje të gjerë të mërgimtarëve të të gjithë brezave të vjetër e të
rinj, si dhe të prindërve, të nxënësve, mësuesve, të ftuarve, miqve e të
dashamirësve mbi 600 vetë u mblodhën për
të festuar së bashku 28 Nëntorin – Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë, me këtë
ditë u vunë themelet e shtetit të pavarur të Shqipërisë, nga sundimi 5
shekullor turk-osman, prandaj edhe është dita më e rëndësishme e gjithë kombit shqiptar.
Drejtuesja e
programit artistik, Afërdita Krasniqi po bën gati fillimin e festës nuk ka se
si të mos i thotë dy fjalë zemre përpara bashkatdhetarëve, përpara prindërve që
janë të lidhur kaq shumë me fëmijët dhe shkollën e tyre, përpara vogëlushëve që
janë lodhur e munduar aq shumë për të sjellë në këtë ditë tërë gëzimin e botës
së tyre të vogël, por që pretendon të bëhet e madhe dhe e gjerë sa dashuria e
tyre për mëmëdheun.
Me dekor kuq
e zi, zbukuruar me flamuj dhe veshje enkas për këtë ditë të
madhe,
nxënësit e shkollës shqipe hapën programin festiv me Himnin e Flamurit. Më
pastaj kënduan këngët patriotike: Kënga e Alfabetit, Për mëmëdhenë , Ty flamur
të duam shumë. Të përgatitura nga mësueset e përkushtuara Lumnije Emini,
Brikena Osmani, Hyrije Kurteshi, Fatime Bllaca, Hana Bilalli dhe mësuesi Alban
Kryeziu.
Në fytyrat e
fëmijëve shihej gëzimi sidomos një dritë lumturie rrezaton tek Olta dhe Priami
që gjetën guximin të përshëndesin të pranishmit së bashku me dy ish-nxënëset e
shkollës shqipe që treguan programin e mbrëmjes me seriozitet të shkëlqyeshëm:
Rozana Bekiri dhe Anisa Ibrahimi.
Mirëseardhjen
në këtë ditë të bukur, në ketë festë të paharruar na e uron znj. Afërdita
Krasniqi, kryetare e shoqatës Komuniteti Shqiptar në Gjenevë. Ndër të tjera
theksoi Festa 28 Nëntorit është një ditë e shënuar dhe e bekuar jo vetëm për
Shqipërinë, por edhe për të gjithë shqiptarët kudo që jetojnë. E nga zemra jonë
del urimi: “Gëzuar 110 vjetorin e Pavarësisë”.
Të ftuar dhe
të pranishëm në festë qenë:
Një fjalë
përshëndetëse pati Znj Fitore Mehmeti,
përfaqësuese zyrtare në Konsullatën e Republikës së Kosovës në Gjenevë.
Fjalën hyrëse e
mbajti kryetari i LAPSH-ës për Zvicër dhe KK Gjenevë Liburn Mehmetaj i cili
përshëndeti të pranishmit dhe praninë e miqve të nderuar zviceranë.
Ai theksoi
arritjet e shkollës shqipe në Gjenevë dhe falënderoi për kontribut të shquar
mësueset dhe mësuesit si drejtues në edukimin e brezave të komunitetit tonë dhe
prindërit për kontributin e vazhdueshëm që po përcjellin gjuhën dhe kulturën
shqiptare tek fëmijët e tyre edhe pse larg atdheut. Ai pasqyroi
rëndësinë e kësaj ngjarjeje të madhe e cila në fakt që një proces që u
kurorëzua me pavarësinë e Shqipërisë.
Ndër të tjera në
gjuhën frënge u shpreh: ” Jemi shumë të lumtur kur mirëpresim këtë vit përfaqësues
të autoriteteve shtetërore për të festuar me ne pavarësinë e Shqipërisë.
Shqiptarët në Gjenevë patën shumë fat. Mundësi për të gjetur një pritje të
ngrohtë, një popullsi mikpritëse dhe me autoritete dashamirëse. Duke qenë se
kam jetuar në disa kantone anembanë Zvicrës, nuk kam parë kurrë një komunitet
kaq të organizuar si shqiptarët e Gjenevës me
një numër kaq të madh shoqatash. Shqiptarët në Gjenevë ndihen të
mirëpritur, të dëgjuar, të mbështetur dhe mbi të gjitha të LIRË. Ndoshta nuk ka
fjalë më të shtrenjta për shqiptarët se fjala LIRI. Liri për t'u mbledhur, për
të kënduar, për të vallëzuar, për të festuar, për folur dhe mësuar shqip, liri
për të ndërmarrë dhe për të gjallëruar në Gjenevën shumëkulturore dhe
pluraliste. Të gjithë këtu, mendoj se ndihen shqiptarë, por edhe Gjenevas....”
Në fund
gjithashtu falënderoj të gjithë ata kontribuues dhe përkrahës brenda bashkësisë
shqiptare në Gjenevë që bënë të mundur realizimin e kësaj mbrëmje madhështore
pa asnjë çmim, me punë vullnetare një bashkëpunim i frytshëm.
Urimet më të
përzemërta na erdhën z. Matthias Buschbeck, një personalitet zviceran që krijon
ura mes zviceranëve dhe shqiptarëve. Z. Buschdeck është përfaqësues i Komunës Vernier, aty e ka
selinë LAPSH-ja në Gjenevë si dhe ku u mbajt festa e Flamurit. Këshilltari
administrativ theksoj bashkëpunimin e mirë dhe rëndësinë e komunitetit shqiptar
në Gjenevë, dhe u nda shumë i kënaqur si me mikpritjen ashtu dhe me programin.
Atmosferën e
gëzueshme të gjithë të pranishmëve e nxiti këngëtarja e ftuar Evin Thana jo
vetëm për nivelin lartë të interpretimit të këngës së vjetër shqiptare por edhe
më mbresëlënës ishte shoqërimi nga orkestra e Prof Véronique Aeschimann m
kitarë dhe Samuel Aeschimann me klarinetë.
Në respekt të
punës të brezit të ri shqiptar i cili po korr suksese gjatë shkollimit në
Zvicër z. Ali Mehmeti, sekretar në shoqatën Komuniteti Shqiptar në Gjenevë ndau
mirënjohje për 40 studentë dhe studente që gjatë këtij viti jo vetëm nga
Gjeneva kishin përfunduar studimet në shkallën Master në Gjenevë.
Emocione të
papërshkrueshme e kanë pushtuar shikuesit kur në skenë u ngjitën grupi i
këngëtarëve e valltarëve të grupit “Hareja” . Po ashtu valltaret e Ansamblit
“Gëzuar” dhe Rinia Kontakt, shkëlqyen me paraqitjen e tyre kënduan dhe
vallëzuan si artist të vërtetë. Koregrafe e ansamblit Gëzuar ishte Shota Fejza nga Kërçova. Ndërsa koreograf për
Rinia Kontakt Eroll Rukovci.
Programi i pasur
kulturo - artistik u ideuar dhe realizuar nga Afërdita Krasniqi. Respekt!
Në fund
pjesëmarrësit e shumtë bënin fotografi me njeri tjetrin, takoheshin me emocion
dhe dashuri duke u larguar me mbresa nga më të mirat për këtë aktivitet
madhështor në nderim të 110 Vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.
Fotografitë u
përgatitën profesionalisht nga Besarta Mehmetaj
Gjenevë 28. 11. 2022