Udhëpërshkrim
Vlash Prendi: Milano, qyteti i mrekullive hyjnore
E enjte, 04.05.2023, 07:54 PM
MILANO, QYTETI I MREKULLIVE HYJNORE
-
REPORTAZH–
NGA
VLASH PRENDI
Nga
aeroporti i Comisos në Ragusa, me aeroplanin e kompanisë ajrore “Ryanair” jemi
nisur drejt Milanos, ku në “Malpensa” do të na presë Eduart Kola emigranti nga
Lezha që ka vite që punon dhe jeton në Pavia. ?shtë
buzëmbrëmje dhe qyteti i mrekullueshëm llamburit nga dritat. Ndërsa udhëtojmë
drejt qytetit, mendoj se si ka mundur inteligjenca njerzore që nga kohët e
lashta të ndërtojë një kryevepër të tillë? I mendoja këto, sepse Milano është
një qytet që shtrihet në pjesën veriore të Italisë në provincën e Lombardisë
dhe është qyteti më i mad hi Italisë, pas Romës në gadishullin Apenin. Me një
siperfaqe prej 18.167 km2 dhe një popullsi prej 12.5 milion banorë, Milano zë
vend të konsiderueshëm në radhën e qyteteve më të mëdha europiane. ?shtë quajtur qytet i modës, ndërsa vlerësohet edhe si qyteti
më i pasur në Itali. Rëndësia strategjike e qytetit si një qendër kryesore
politike dhe ekonomike, daton në antikitetin e vonë, kur ai shërbeu si
kryeqyteti i Perandorisë Romake të Perëndimit, megjithse nga shek. i XII -
të deri në shek. e XVI - të, Milano ishte një nga qytetet më të mëdha
evropiane, me një tregëti shumë të zhvilluar, duke u bërë padiskutim kryeqyteti
i Dukatit të Milanos, i cili kishte fituar tashmë statusin e një prej
forcave më të mëdha ekonomike, politike dhe artistike që në periudhën
e Rilindjes italiane prandaj sot konsiderohet si kryeqëndra e zhvillimit industrial dhe
financiar i Italisë.
Ka
shumë legjenda dhe gojëdhëna sa i përket etimologjisë së emrit, pasi të gjitha
supozimet janë të pabazuara në fakte. Mendohet se emri i qytetit rrjedh nga
emrtimi latin “Mediolanum”, siç
duket nga fjalët latine “medio”, që në shqip do të thotë "në
mes", dhe ”planus”, që do të thotë "fushë", por me sa duket
rrënjët e tij historike mund të shtrihen deri në trashëgiminë kelte të qytetit,
megjithse mendohet se emri "Mediolanum" ka lindur nga rreth
gjashtëdhjetë vendbanimet galo – romake. ?shtë interesant fakti se
në të dhënat historike të etimologjisë së emrit shenohet se ka edhe një teori
që e lidh origjinën e emrit me derrin e egër - Scrofa semilanuta,
sipas një embleme të lashtë të qytetit, sepse gjatë ngritjes së mureve të
qytetit, është nxjerrë skeleti i një derri të egër gjatë gërmimeve. Kështuqë,
emërtimi më i vjetër i Milanos i atribuohet dy popujve kelt biturigëve dhe
aedui, që kishin si emblemë të tyre një dash dhe një derr.
Ishte natë kur bashkë me Marinë, Dorinën dhe Edin arritëm në qytetin e Pavias, në perferi të Milanos. Kemi ardhur të vizitojmë qytetin antic dhe t’i urojmë jetë të gjatë vajzës engjëllore Emily, e cila ka rreth një muaj që ka ardhur në jetë. Eva Kola bashkë me vogëlushen në krah na pret tek dera e shtëpisë. Bukuroshja e vogël Emily Kola na buzëqesh me kënaqësi dhe tund kokën sikur dëshiron të na urojë mirëseardhjen. Ne si komb jemi në situate të vështirë në ditët e sotme, pasi të detyruar nga kushtet e vështira të jetesës dhe mungesa e vendeve të punës, po largohen mijëra shqiptarë nga vendi amë, po lindin fëmijët në dhe të huaj dhe po pajisen me nënshtetësi të vendeve përkatëse. ?shtë e dhimbshme të dëgjosh se qindra fëmijë lindin në shtetin italian dhe paisen me dokumenta italiane. E dëgjoj me vëmendje Evën, e cila jo pa dhimbje, më thotë se vajza e vogël ka aplikuar për t’u paisur me pasaportë nga shteti Italian, por të tilla u krijuan rrethanat.
Sapo
kemi arritur dhe shijojmë mrekullitë e Manastirit dhe kështjellës shekullore të
Pavias, pikërisht aty ku shkrimtari i famshëm francez Stendal ideoi dhe
pershkroi disa nga ngjarjet e pasqyruara në romanin e tij aq të njohur
“Manastiri i Parmës”, e cila është vepra më e famshme e autorit dhe një nga më
të shquarat në letersinë botërore. Thuhet se e gjithë kjo vepër u shkrua në 52
ditë, por dihet se Stendhal ishte mjeshtër i gdhendjes së imazhit, mjeshtër i
skalitjes së karaktereve të personazhëve, skenave të betejave dhe mjediseve
shoqërore ku veprojnë personazhët. Duke vizituar këto dy kryevepra të artit
arkitekturorë botërorë, më dukej se shihja endë personazhin kryesor Fabrizio, i
cili pas gjithë asaj lufte të tmerrshme që zhvilloi bashkë me motrën e tij
Ginën, shëtit i qetë nëpër hapësirat e sigurta të kështjellës shekullore, duke
shijuar lirinë. Gjithsesi fëmijëria e tij pati kaluar në këtë kështjellë
familjare, rrethuar nga dashuria e familjes dhe të afërmve. Ai kishte dy motra
dhe një vëlla më të madh. Deri në moshën shtatëmbëdhjetë vjeçare, Fabrice ishte
kthyer në një djalosh tërheqës, i gjatë dhe i qeshur, i cili ishte i
hipnotizuar me pasion nga Napoleon Bonoparti. Pasi mësoi se ushtria e tij
kishte zbritur në gjirin e Joaos, ai shkoi nën një emër të huaj për t'u
bashkuar me radhët e ushtarëve të perandorit të famshëm të kohës. Kështu
Fabrice arrin të marrë pjesë në Betejën e Waterloos, por Napoleoni u mund.
Motra e tij Gina e këshillon Fabrice të kthehet në kështjellën - shtëpi dhe ai
vendos të ndjekë këshillën e saj. Por në rrugën e kthimit ai zbulon se vëllai i
tij më i madh e kishte raportuar dhe tani policia po e kërkonte atë si një
informator. Nëna e merr heroin në Milano duke shpresuar për mbrojtjen e tij nga
sulmet dhe kërkimet e vazhdueshme, por kjo nuk ndihmon, sepse Fabrice detyrohet
të shkojë në megrim. Nga ana tjetër, Gina motra e heroit, bie në dashuri, por
djali që kishte zgjedhur ishte i martuar. Prandaj, vajza pajtohet me një
martesë fiktive me Dukën e Sanseverinit, i cili e lejon atë të vendoset në
Parma. Përmes kësaj vepre Stendhal e përfaqësoi shumë mirë jetën mondane në
pallatet të kohës së tij. Romani "Manastiri i Parmës" i lejon
lexuesit të thjeshtë të kuptojë se cilat janë marrëdhëniet mes fisnikëve të
kohës. Falë kërkesave të së motrës, Fabrizio shkon në Akademinë Teologjike të
Napolit për të studiuar teologjinë. Një ditë, Fabrizio aksidentalisht hyn në
teatër dhe sheh aktoren Marietta, që bie në dashuri me të. Por ajo tashmë ka
një mbrojtës Gilettin, i cili është gati t’a vrasë fisnikun për të mbrojtur të
dashurën. Ata takohen jashtë qytetit dhe nisin dyluftimin i cili përfundon me
vdekjen e Gilletit. Tani Fabrice detyrohet të fshihet. Ai ikën në Bolonjë, ku
takohet me Mariettën. Edhe sot në ditët tona, në mendjen e lexuesit të kësaj
vepre model në letersinë botërore, imagjinohen skena të tilla, kur viziton këtë
kështjellë madhështore.
I
ndërtuar disa kilometra nga qendra e qytetit të Pavias, shtrihet para nesh një
nga kryeveprat më të rendësishme të Rilindjes italiane, Certosa di Pavia. Sipas
dom Danieles, administratorit të manastirit, kjo vepër madhështore u ndërtua
nga Gian Galeazo Visconti, në fillim si një kishë familjare, e lidhur me
kështjellën nëpërmjet Parkut Viskonteo. Ndërtimi i saj pati nisur më 27 gusht,
1396 dhe ishte vetë Xhian Galexo që hodhi gurin e pare të themelit. Kisha u
mbulua në behest të Françesko Sforcës në 1462, ndërsa kloister i madh, i
përbërë nga harqe terakotash të mbështetura nga kolona mermeri, pati përfunduar
në vitin 1472. Fasada e Serës është dekoruar me një seri medaljesh që
përshkruajnë karaktere – historike apo legjendare të antikitetit. Më lart janë
skenat e Jetës së Jezu Krishtit, Testamentit të Vjetër dhe figurave të
Shenjtërve dhe profetëve. Hyjmë në kishë dhe vemë re strukturën origjinale
gotike, afreskët kushtuar familjeve Sforca dhe Viskonti janë vendosur në anën e
majtë. Megjithse në atë moment në manastir po celebrohej një meshë, kjo nuk na
pengoi që ne të shijonim madhështinë dhe bukurinë magjepsëse të veprave të artit,
shumica e të cilave të pikturuara nga dora e artë e Leonardo Da Vincit, që
zbukuronin çdo cep të ndërtesës gjigande. Falë përkthimit të rrjedhshëm të
emigrantit nga Lezha Eduart Kola, mësuam se Manastiri i Pavias kishte hapur
edhe muzeumin e saj për publikun, për herë të parë në 1911, në katin e parë të
të cilit kishte veshje, skulptura, lopata, piktura në panel, pllaka mermeri të
lartë dhe portrete të Viskontit dhe Sforzës. Ndërsa Kështjella, një mrekulli më
vete, qëndronte stoike prej qindra shekujsh duke pritur visitorë të shumtë,
pjesë e të cilëve patëm fatin të ishim edhe ne.
Bashkë
me Edin dhe Dorin, vizitojmë e qytetin e bukur të Pavias, që edhe quhej qytet
universitar, me ndërtesa të bukura të stilit roman dhe mesjetar, me një qendër
historike tepër interesante. Siç na thonë, qyteti është themeluar nga romakët
dhe pati arritur madhështinë e tij mbi 1300 vjet më pare, kohë kur ishte bërë
kryeqyteti i gadishullit Apenin. Pavia është i njohur si qyteti i 100 kullave,
por vetëm disa prej tyre janë të paprekura sot. Vizita jonë në këtë qytet është
me vlerë, sepse njohëm historinë dhe kulturën e qytetit. Pavia ndodhej rreth 35
km në jug të Milanos, respektivisht në rajonin e Lombardisë, në brigjet e lumit
Ticino. Vizitojmë edhe urën prehistorike Ponte Cuperto, një vepër
karakteristike qindra metra, tërësisht e mbuluar. Univeritetet janë të shumta
në Pavia, vizitojmë ambientet e Universitetit Politeknik, në oborrin e të cilit
qëndronte krenar busti i Alessandro Giuseppe Volta , lindur më 18 shkurt të
vitit 1745 dhe vdekur më 5 mars 1827. Volta ka qënë një fizikant i njohur
Italian, që njihet për shpikjen e baterisë së parë elektrike, ose quajtur
ndryshe Piles Voltaike në vitin 1799. Me këtë shpikje Volta dëshmoi se energjia
elektrike mund të gjenerohet edhe kimikisht duke hedhur poshtë teorinë e
mëparshme, se energjia elektrike gjenerohej vetëm nga qëniet e gjalla.
Aleksandër
Volta gjithashtu tërhoqi vëmëndjen e Napoleon Bonapartit për shpikjen e tij dhe
u ftua në Institutin e Francës për demonstrim. Në fakt, Volta gëzoi shumë
afrimitet me perandorin francez gjatë gjithë jetës së tij dhe mori vlerësime të
shumta prej tij. Ky shkencëtar i shquar drejtoi për gati 40 vjet departamentin
e fizikës eksperimentale në Universitetin e Pavias dhe u konsiderua për një
kohë të gjatë si idhull nga studentët e këtij universiteti. Për nder të
zbulimeve shkencore dhe aktivitetit të tij në fushën e zbulimit të
elektricitetit, Universiteti Politeknik mbante emrin e shkencëtarit të madh.
Edi më thotë se në një nga libraritë e Pavias ka parë edhe “Kanunin e Lekë
Dukagjinit” të përkthyer në gjuhën italiane. Shkojmë tek libraria në fjalë dhe
librashitësi na konfirmon se ka qënë vërtetë, por para ca muajsh. Ky është një
tregues për të cilin duhet të krenohemi për kulturën dhe traditat tona të cilat
bëhen të njohura përmes veprave, në vende të ndryshme të botës.
Bukuritë
e qytetit të Pavias nuk kanë fund, kudo ndërtesa antike madhështore, objekte
social kulturore, përmendore figurash historike. Në qendër të qytetit mesjetarë
të tërheq vemendjen statuja madhështore e Perendeshës romake Minerva. Eduarti
na krijon mundësinë që ta shohim këtë statujë madhështore, këtë vepër arti të
papërseritshme në llojin e vet. Për shumë legjenda dhe figura mitologjike,
kultura greke dhe ajo romake kanë ecur paralelisht, prandaj disa ngjarje dhe
paraqitje të perëndive janë shumë të ngjashme. Një nga hyjnitë më të famshme
dhe më të shquara në mitologjinë greke është Athena, ndërsa në mitologjinë
romake ekujvalentja e saj është perëndesha romake Minerva. Perëndesha romake
Minerva, thuhet se është vajza së Jupiterit e cila është shenjtorja mbrojtëse e
zejtarëve dhe mbrojtësja e Romës së lashtë. Megjithatë, më vonë në historinë
romake, Minerva merr titullin e perëndeshës së luftës, strategjisë dhe mbrojtjes,
por duhet theksuar se në përgjithësi, e mbron këtë titull vetëm në qytetin
e Romës. Perëndesha e virgjër Minerva njihet në mitologjinë romake
si perëndeshë e mençurisë. Edhe pse kjo është karakteristika kryesore
e saj i atribuohen shumë element të tjera si: Artet, shkenca, qytetërimi,
edukimi etj.
Përgjatë historisë, perëndesha romake Minerva është përfaqësuar në imazhe dhe skulptura të ndryshme, një prej të cilave qëndon krenare në mes të sheshit qendror të qytetit historik të Pavias, ku i është dhënë një pamje e thjeshtë, modeste e kujdesshme, por edhe e bukur. Ajo paraqet një shprehje serioze, por në të njëjtën kohë jep forcë, madhështi dhe fisnikëri imponuese. Këtu perendesha qendron në këmbë, duke paraqitur një qëndrim të vendosur tipik të luftës, me vështrimin e hedhur në horizont, ku mban një përkrenare në kokë dhe shoqërohet me një mburojë në njërën dorë dhe një heshtë në tjetrën. Duhet theksuar se perëndesha romake Minerva është një nga hyjnitë më të shquara dhe më të nderuara në provincën e Lombardisë, sepse në të vërtetë është një përfaqësim i shumë cilësive të rëndësishme, të denja për një perandori, siç ishte ajo romake. Madhështia e saj ishte prezente edhe në qytetin e bukur të Pavias.
Përmes
rrugëtimit në metro kemi arritur në Duomo të Milanos, ku para nesh shfaqet
madhështore Katedralja e qytetit dhe gjithë bukuritë e aksesorëve të saj.
Vizita ime në këtë qytet pati dy qëllime, të eksploroja historinë dhe bukuritë
e Katedrales dhe të takoja studiuesin e njohur Kastriot Marku, mësuesin dhe drejtuesin
e arsimit për një kohë të gjatë në Kurbin. Nga biseda me të, Ai më thotë se
ishte i ftuar në një event në Bergamo, prandaj edhe takimi qe i pamundur të
realizohej, kështu që m’u desh t’i përkushtohesha vlerësimit të bukurive
mahnitëse të objektit antik, që hijerëndë qëndronte në mes të qytetit. Ndërtesa
madhështore e ndërtuar sipas stilit arkitekturorë gotik quhet edhe simboli i
Milanos, sepse ndodhet pikërisht në qendër të qytetit. Themelet për ndërtimin e
këtij tempulli gotik u vendosën nga Gian Galeazzo Visconti në vitin 1386,
ndërsa dizajni i fasadës, një nga më të rrallët në botë, u miratua në 1805 nga
vetë Napoleon Bonaparti. Kjo Katedrale është e vetmja në Evropë e ndërtuar
tërësisht me mermer të bardhë. Në të njëjtin vend, në kohët e hershme kishte
një objekt të shenjtë të të ndërtuar nga fiset Kelte, ndërsa në periudhën e
sundimit të Perandorisë Romake, këtu ishte tempulli i perëndeshës Minerva.
Sipas
dokumentave historike që mundëm të siguronim, rezulton se Juniforte Solari
ishte arkitekti kryesor që u mor me projektimin dhe ndërtimin e Katedrales, i
cili aso kohe pati ftuar edhe disa inxhinierë të njohur nga Franca dhe
Gjermania, ndërsa për punimet e brendëshme dhe paraqitjen figurative ai pati
ftuar piktorin e madh Leonardo da Vinci dhe Bramanten, të cilët i patën
propozuar të kombinonin stilin gotik me atë romak. Në vitin 1417, katedralja
ishte endë e papërfunduar, por u shenjtërua nga Papa Martin V. Hapja e këtij
tempulli madhështorë u bë në vitin 1572, ndërsa shenjtërimi i saj qe celebruar
nga Shën Charles Borromeo. E kundrojmë Katedralen nga larg dhe mahnitemi me
madhështinë e saj. Në Duomo ka gjallëri, sepse lumi i njerëzve me kombësi të
ndryshme janë shumë kuriozë t’a vizitojnë këtë mrekulli deri në detaje. Në
pamje të pare njeriu vështirë të besojë se kjo mrekulli është ndërtuar nga
mendja e arkitektit dhe dora e njeriut, po ja që edhe dora e njeriut ndërtoka
vepra të mrekullueshme. Në ndërtimin e saj morën pjesë shumë breza njerëzish,
të cilët e paten kuptuar se ishte e pamundur ta shihnin fundin e ndërtimit të
kësaj mrekullie të dorës së njeriut. Nga të dhënat teknike mësojmë se ndërtesa
e Katedrales është 157 metra e lartë, ndërsa sipërfaqja e brendshme e saj është
11.700 metra katrorë, duke e renditur këtë monument, të dytën vepër gotike më e
madhja në botë, pas Katedrales së Seviljes në Spanjë, e cila ka qënë rindërtuar
mbi themelet e një xhamie.
Në
ambientet e brendëshme të Katedrales shihet qartë dora mjeshtërore e Leonardo
Da Vincit. Dallon “Darka e fundit”, një nga kryeveprat e mjeshtrit të madh dhe
mjaft efekte artistike, relikte dhe pamje fantastike të ideuara prej tij. Me të
drejtë kjo kryevepër e artit botërorë është quajtur mrekullia e tetë e botës,
sepse në të ndodhen disa relikte të rralla me vlera të veçanta për historinë
botërore: - Gozhda e Shenjtë me të cilën mendohet se është gozhduar Jezusi, e
sjellë nga Betlehemi nga Helena, nëna e perandorit Kostandini i Madh, - Gota me
njolla, quhet kështu, sepse ky tempull është zbukuruar mjeshtërisht nga 45
panele xhami me njolla rreth pesëqint vjeçare, - Mauzoloumi i Gion Giokoma de
Medici, varri i të cilit simbolizon paqën dhe luftën, - Statuja e Shen
Bartolomeut, një nga dymbëdhjetë apostujt e Jezu Krishtit, mbrojtës i
peshkatarëve, - Kripta, që i kushtohet kryepeshkopit të Milanos Carlo Boromeo,
i cili në shek. XVI, mbrojti qytetin nga sëmundja e murtajës, - Pallati
mbretëror që ishte rezidenca e dikurëshme e sundimtarëve romakë të qytetit, sot
shërbente si muze i Katedrales. Ndërsa po vizitonim ambientet e jashtme të
Katedrales, miku im i nderuar prof. Anton Berisha më njofton se kohët e fundit
kishin dale në qarkullim dy botime të reja ”Dy kryevepra lirike të Fishtës” dhe
“Vepër përfaqësuese e Prend Buzhalës poet”, përgatitur nga Labinot Berisha. E
pata kujtuar prof. Antonin kur po fluturoja për në Milano, pasi njëri nga
pasagjerët përmendi qytetin e Kozencës, në universitetin e të cilit profesori
ynë ka dhënë lendën e gjuhës shqipe për vite me radhë.
Në
qytetin e Pavias kthehemi vonë, por kjo nuk na pengon të pimë një kafe së
bashku me Edin. Me ne është edhe Altin Kola, një sipërmarrës nga Lezha, i cili
nuk ka shumë kohë që ka ardhur në Milano, por në saj të punës së palodhur është
përshtatur mire në komunitet. Na pershëndet dikush nga larg. - ?shtë Amarildo Likmeta nga Durrësi, - na thotë Edi. Ka vite
këtu, madje është futbollist me ekipin vendas të Pavias. Djaloshi i ri ka
ndërtuar të ardhmen këtu, sepse ishte fejuar me një vajzë italiane, Xhessika
Ferrara e quanin. Muzgu sapo ka rënë kur ne nisemi për tek banesa ku na pret
Emily e vogël, që duket e mërzitur nga pritja e gjatë. Dalëngadalë ditëve të
vizitës sonë në këtë qytet të shenjtë dhe hyjnorë po u vjen fundi. Do të
largohemi me përshtypjet më të mira, me shpresë se do mund të kthehemi përseri.