Udhëpërshkrim » Gorica
Pëllumb Gorica: Përmes vetes sime
E merkure, 21.06.2023, 06:56 PM
Cikël me poezi nga
Pëllumb Gorica
NË
S’TË PËLQEN
Në s’të pëlqen e
mëparshmja,
Gjumit harruar,
Ndërto një tjetër
ëndërr
Me det e pulëbardha.
Pa dallgë të vërteta.
S’janë më për ty ato.
Shto dhe ca valë të
urta, të bardha,
Që nuk sjellin kurrë
stuhi.
Mos harro shkëmbin që
ke përballë,
Pishat gjelbëroshe
për të cilat të vret malli.
Mos harro edhe
diellin kurrsesi
Që zgjimit t’i rrijë
dashuri...!
PËRMES
VETES SIME
Tej mjegullës së
purpurtë të jetës sime,
Mes reve të zeza të
kohës pa kufinj
Që hyjnë duke shkelur
mbi vetebrën e viteve,
Kalëroj dëshirën e
mallit që të vij.
Dëshirën e përqafimit
që turbullon largësia
Se zemra tkurret e
çahet, kur radhis mendimet.
Është shpirti i
përvëluar në kroje të argjenda
Për t'u dehur nga
ngjyra e kuqe nga shkëlqimet.
Kam shumë lumenj
dashurie për të derdhur te ty
Si ujvara të marra në kilometra zgjatime
E të dehem në ëmbëlsinë që kullojnë ata sy
Të testoj botën tënde
përmes vetes sime.
URA
E VENDLINDJES
E vogël, ti urë prej
guri,
Që dy brigje lidh,
Harruar nën peshën e
kohës.
Vitet kaluar, ashtu,
papritur
Gjalluar në dhembjen
e nostalgjisë...
Urë e gurtë me një
hark.
Në Fëmijëri e
kalëronim.
Në rini e kishim si
pikë bashkimi
Por, ah, sot tek ty
urë e vjetër,
Uji rrjedh, po zogjtë
kanë ikur larg.
QINDRA
HERË ËNDËRRUAR ASAJ STINE
Nëse çast i vuajtjes
ardhur ka,
Nuk e kthej dot
mbrapsht.
Le të vuaj sa s’ka
Si të ishte zemra e
gëzuar
Dhe deti mbrapsht s’i
ktheu dallgët.
E gënjeu stuhia.
Ai nuk u ndez, siç
pati thënë.
Ishte tërhequr gjysmë
i penduar.
Larg qëndroi dhe nuk
e puthi bregun
Ujërash derdhur qetë
e turbulluar.
Vetëm shkëmbin njohu,
lagu, preku,
Se vetëm u gjend atij
vendi të veçuar.
Shiu nuk e lagu dot
tokën,
Qindra herë ëndërruar
asaj stine.
Rrugës kishte përplasur
kokën
Nuk e kishte të
shkruar.
ERËRAT
NXITOJNË
Erërat nxitojnë
Të na qarkojnë edhe
ne
Nëpër vorbulla
ëndrrash
Për një miqësi të
re...
Vjeshta sjell erëra
Tej mendimit tonë.
Si fllade të dehura
Duan t’i dëgjojmë...
Mos harro ti kujtosh
(ti të harrosh nuk
di)
Mos mëso të harrosh
Se thinjesh prej
malli.
NËN
HIJEN E TIJ ISHIN DASHURUAR
Nga të gjitha drurët
me thoshte një mike,
shelgun më shumë dua.
Qerpikët e tij
pikojnë veç lot
Si vashëz e
pikëlluar.
Nga ky përshkrim kaq
romantik kureshtja m’u shtua.
Dua ta shoh me sy një
shelg dhe vallë a do ta dua!
Dhe rasti e solli ta
shoh një ditë, veç mbeta i habitur
Se e njihja mirë. Nën
hijen e tij ishin dashuruar.
RRUGA
IME
Rruga ime, që s'dihet
kur ka nisur,
E heshtur, mbuluar me
mister.
Vetëm ecja e zhveshi
barin e dendur,
kostum të huaj, mbi
kostumin e saj.
Si një rrugë pa krye
mes shkretëtirës
humba papritur dhe
kujtimin tënd
I shtangur mbeta,
kur, mes dëshirës
desha patjetër, të ze
të njëjtin vend.
ME
GJETHET E PEMËVE
Me gjethet e pemëve
mendimet bashkova.
Ato të kaluarat me to
i rreshtova.
I lashë me Vjeshtën
të bien
Nga trungu i
mendimit.
Në çastet e
perëndimit
Le të treten në vite;
Si rrezet në horizont
Të shkojnë aty ku nuk
ka më sfond.
Ulem e kërkoj ku
shkuan, ku ikin?.
Treten në kohë bashkë
me dritën.
Kërkova se mos prek
ndonjë
Edhe se e di që
s’mbeti asnjë.
I lashë të ikin me
Vjeshtën bashkë.
Të paktën të treten
E të mos mbeten
jashtë.
Por di të jenë të
gjitha bashkë.
Unë do të ndjehem
Në dimër më mirë
E do të mendoj t'i ribëj
Në Pranverë një
dëshirë.