Udhëpërshkrim
Hasan Hasanramaj: Qyteti i Ohrit së shpejti do të jetë një qytet turistik i rangut botëror
E marte, 12.09.2023, 07:58 PM
Nga udhëtimet tona nëpër Maqedoni
Qyteti i Ohrit së shpejti do të jetë një qytet
turistik i rangut botëror ...
Nga
Hasan Hasanramaj
Qyteti
i Ohri
me një infrastrukturë dhe mjedis të rregulluar, me trashëgimi të ruajtur
natyrore dhe kulturore ndodhet në pjesën jug perëndimorë të Republikës së
Maqedonisë, njëqind e shtatëdhjetë kilometra larg nga Shkupi. Ohri është një ndër vendet me të bukura turistike në
Maqedoni e më larg me një numër shumë të
madh vizitoresh, sidomos gjatë këtyre ditëve të verës. Ky qytet me bukurit e
rralla natyrore të cilat më së miri shihen në fotografit e kamerës sonë numëron
rreth pesëdhjetëmijë banorë, ku pjesën më të madhe e përbejnë maqedonaset,
shqiptarët, turqit, romet e të tjerë. Deri në Luftën e Parë Ballkanike qyteti i
Ohrit ishte një qytet i banuar me shqiptarë. Pas ngjarjeve të shekullit të
kaluar shumë territore të tokave stërgjyshore edhe Ohri mbetet nën
administrimin e shteteve sllave, të cilat në mënyrë të pamëshirshme mbi
popullatën e pafajshme shqiptare ushtruan një politikë të pa parë asimiluese.
Sidomos ky presion ishte evident pas Luftës së Dytë Botërore, ku nga Ohrit dhe rrethina në mënyrë të dhunshme u
detyruan një pjesë e madhe e popullatës
shqiptare të emigrojnë në drejtim të Turqisë, Evropë, Amerikë deri në
Australinë e largët dhe vendeve të tjera të botës. Bukurit turistike të qytetit
të Ohrit i bënë më tërheqëse Liqeni i Ohrit një ndër liqet më të mëdhenj në Gadishullin Ballkanik dhe i njëjti
llogaritet si një ndër liqet me të vjetër në botë, i cili gjendet në një
lartësi mbi detare prej gjashtëqind e
nëntëdhjetë e pesë metra dhe ka një sipërfaqe prej treqind e dyzet e
nëntë metra katror. Pika me e thellë e liqenit është dyqind e tetëdhjetë e
nëntë metra. Pjesa më e madhe e Liqenit të Ohrit i përket Maqedonisë, kurse
pjesa tjetër Shqipërisë. Në bregun e këtij liqeni të bukur dhe atraktiv
shtrihen tri qytete me të bukura Ohri dhe Struga në Maqedoni, kurse Pogradeci
në Shqipëri. Ohri është qytet i përzier dhe njeri nga vendbanimet më të hershme
njerëzore në Evropë. Ky qytet është shumë i vlerësuar arkeologjik që nga periudha e Neolitit, ku
janë gërmua më shumë së dyqind e pesëdhjetë burime arkeologjike.
Ohri qytet i përzier dhe
njeri nga vendbanimet më të hershme njerëzore në Evropë
Nga
biseda që zhvilluam me bashkëkombësit tonë mësuam së në qytetin e Ohrit arkeologet maqedonas po i shkatërrojnë me të
madhe dëshmitë historike ilire-shqiptare. Në kalanë e Shkupi dhe të
Ohrit e vende të tjera në Maqedoni janë zbulua vendbanime ilire dhe
shumë objekte të tjera që dëshmojnë së ky territor ka qenë i banuar nga fiset
ilire. Çka është me e keqe në kompleksin kalasë së Ohrit po gërmohet me buldozer, gjë që po rrezikon shkatërrimin
e objekteve në Zonën arkeologjike, ku
qeveria maqedonase është duke bërë përpjekje për ti fillua punët në ndërtimin
objektit të ri të universitetit me qëllim të shkatërrimit të dëshmive
arkeologjike ilire shqiptare?! ...
Ohri
qytet i turistëve gjatë këtyre ditëve të nxehta vere është dy ose
trefishuar me numrin e popullatës
vendore dhe turisteve të huaj. E reja dhe e vjetra tradicionalisht
bashkëjetojnë pranë njëra-tjetrës, duke i dhënë qytetit një bukuri të veçantë.
Dikur Ohri ishte qytet i rëndësishëm për kauzën shqiptarë, si për nga prezenca
ashtu edhe për ndikimin e madh të banorëve të tij. Në momente të caktuara të
Rilindjes Kombëtare në shekullin XIX, Ohri nga patriotët shqiptar propagandohej
edhe si kryeqytet i Shqipërisë së pavarur. Mbi tetëdhjetë për qind të banorëve
të qytetit të Ohrit dikur ishin shqiptarë. Por, sot pas njëqind e ma shume vitesh gjërat kanë ndryshuar
dukshëm. Sot prezenca shqiptare këtu është simbolike dhe e papërfillshme dhe
padyshim i shpërnguljeve të shqiptarëve në drejtim të Turqisë dhe migrimet më
të vonshme drejt Evropës, Amerikës së largët, gjë që kanë bërë të vetën në boshatisjen e këtij
qyteti.
Ohri qytet i përzier dhe
njeri nga vendbanimet më të hershme njerëzore në Evropë
Qyteti
i cili në mesjetë qeverisej nga familja fisnike shqiptare, duhet përmendur
luftëtarët e rezistencës shqiptare që rezistuan për pavarësinë shqiptare si
Dervish Hima, Hamdi bej Ohri dhe figura të tjera. Qyteti i Ohri është qytet i
përzier dhe njeri nga vendbanimet më të hershme njerëzore në Evropë. Qytetarët
shqiptarë në qytetin e Ohrit në masë
të madhe ndjehen nën hijen e
atyre të Strugës, sepse gjithçka i lidh me ta, duke filluar nga biznesi,
shkollimi apo edhe punësimi në disa raste, pasi në Strugë jetojnë afro shtatëdhjetë për qind shqiptarëve.
Struga është shfrytëzuar si një oazë për
ata shqiptarë që nuk kanë ikur në emigrim janë afruar në qytetin e Strugës
vetëm njëmbëdhjetë kilometra larg qytetit të Ohrit. "Kjo situatë ka
ndikuar që disa shqiptarë shpërngulen në drejtim të Strugës", - na thanë
bashkëbiseduesit tonë shqiptarë të cilët
kërkuan që të mos përmenden emrat e tyre. Nga kjo bisedë mësuam se
shqiptarët po braktisin qytetin e Ohrin, si rezultat pa perspektivës dhe mos punësimit,
respektivisht diskriminimit në këtë aspekt. Në qytetin e Ohrit pavarësisht
nga ecurisë pozitive që janë bërë në vitet e fundit, është e nevojshme
që subjektet politike të pushtetit qendror dhe ata lokal të kenë më shumë
mirëkuptim për kërkesat e qytetarëve shqiptar të Ohrit të cilat nuk janë të
parealizueshme. Ndërkohë gradualisht
gjendja e shqiptarëve po ndryshon pozitivisht në aspektin e investimeve dhe
përfaqësimin e tyre në organet e pushtetit vendor. Kështu në lagjet e shqiptareve në vitet e
fundit janë bërë një sërë investimesh,
që dekada të tëra ishin në pritje dhe
harresë. Ndërsa sa i përket punësimit në
organet e pushtetit lokal, mund të them se janë bërë përpjekje dhe gradualisht
numri i shqiptarëve është në rritje progresive ...
Ohrit qytet i bukur që tërheq vëmendjen e
çdo vizitori
Një shqiptarë i mllefosur në bisedë me
gazetarin tonë
Pjesa e bukur e Ohrit që shtrihet në jug
të Kalasë
Pamje e bukur e Liqeni të Ohrit
Skela e Ohrit, ku behet ngarkimi dhe
zbarkim i udhëtareve dhe vizitoreve
Një pamje e qytetit të Ohrit
Një grup të rinjsh në plazhin e bukur të
liqenit të Ohrit
Një pamje e bukur e bregut të Liqenit të
Ohrit
Lagja e re në pjesën perëndimore të
qytetit të Ohrit
Rrethoja e kompleksit të Kalasë të qytetit të
Ohrit
Arkeologet maqedonas po shkatërrojnë dëshmitë historike ilire- shqiptare
Struga oazë për shqiptaret e emigruar nga
Ohri e vende tjera
Pamje nga pjesa lindore e qytetit të Ohrit
Liqeni i bukur i Ohrit këto ditë këndi me
tërheqës për turistet e huaj