E premte, 17.05.2024, 01:42 PM (GMT+1)

Editorial

Xhelal Zejneli: Zgjedhjet Presidenciale në RMV - 24 prill 2024

Zgjedhjet presidenciale të datës 24 prill 2024 janë të shtatat me radhë që nga pavarësimi i Maqedonisë (RMV-së).Në zgjedhjet presidenciale nuk pati probleme. Me ndonjë përjashtim të papërfillshëm, ato u realizuan sipas rregullave demokratike...

Frank Shkreli: Dy dardane në Teksas

Thuhet se çdo gjë është e madhe, e veçant dhe e madhërishme, në Teksas -- shtetin e dytë më të madh të Shteteve të Bashkuara, si nga sipërfaqja gjeografike ashtu edhe për nga popullsia. Në përputhje me namin dhe traditat e Teksasit, e madhërishme dhe e veçant ishte edhe vizita plot veprimtari e takime, që iu bë Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmanit...

Gani Mehmetaj: Partizania Vidna Rakoçeviq

Sa herë më dilte përpara, shqyeja sytë. E gjatë, e thatë, me fytyrë të acaruar, me duar eshtake e gishta kanxha të frikshme, më gozhdonte figura e saj. Edhe kur nuk më hakërrohej, s'më bënin këmbët të ecja tutje. Kalamajtë thoshin për të se të rrëmben e të tretë prapa bjeshkëve. Gjyshja ishte e sigurt se është fantazmë që e...

Frank Shkreli: Marjana Bulku - Një Jetë Disa Histori

Ditën e shtunë me 18 Maj në ora 1:00 pas dreke do mbahet promovimi i librit “Një Jetë Disa Histori” me autor Marjana Bulku në sallën e “Producers Club Theatres” në zemër të Manhatanit në Nju Jork. Ndonëse i ftuar nga Zonja Bulku për të marrë pjesë në promovimin e veprës së saj më të fundit – për arsye familjare...

Fran Gjoka: Dhuna ndaj fëmijëve shpreh edhe dobësi në punën e shkollës

Realisht ka përmirësime në sistemin e punës së shkollës dhe aktorëve të tjerë, që kanë për mision kultivimin e vlerave pozitive në grupmoshat shkollore. Ato shfaqen dukshëm edhe në përmirësimin e raporteve njerëzore mes palëve mësues- nxënës, nxënës – prind, nxënës - nxënës, në uljen e shkallës së agresivitetit...

Frank Shkreli: Dita e Europës dhe shqiptarët

9 Maji, 2024, shënon Ditën e Evropës, përvjetorin e Deklaratës Schuman (9 Maj, 1950), 74-vjet më parë, në bazë të cilës është themeluar Bashkimi Evropian (BE) – enti politik dhe ekonomik evropian që njohim sot.  Deklarata mban emrin e Robert Schuman, ish Ministrit të Jashtëm të Francës dhe ish-Presidentit të Parlamentit Evropian...

Xhelal Zejneli: Kosova në prag të pranimit në Këshillin e Europës

Më 16 prill 2024, deputetët e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, me shumicën e dy të tretave  e aprovoi raportin e deputetes greke Dora Bakojani (Dora Bakoyannis, 1954- ) me të cilin Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës i rekomandohet që ta pranojë aplikimin e Kosovës për t’u bërë anëtare e kësaj organizate...

Gani Mehmetaj: Pse u refuzua projekti kapital “Rugova-rilindasi i fundit”?

Juria e Qendrës Kinematografike të Kosovës me ktheu përgjigjen negative për projektin kapital “Rugova-rilindasi i fundit”!Kam punuar dy vjet me regjisorin Artur Tahiraj dhe bashkëpunëtorët për këtë projekt; kemi konsultuar arkivat filmike të disa qendrave ndërkombëtare e kombëtare, kemi shfletuar literaturë dhe kemi biseduar me...

Nikë Gashaj: Kosova dhe Këshilli i Europës

Në Strazburg, më 16. Prill 2024. Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka pranuar rekomandimin që Kosova të marrë dritën jeshile për anëtarsimin në Këshillin e Evropës, më 16 maj, kur do të duhej që përfundimisht të vendosi Komiteti i Ministrave, nëse mbledhja nuk shtyhet...

Frank Shkreli: Një reflektim për paqe e pajtim ndër shqiptarë!

Ishte viti 1979, viti kur Çmimi prestigjoz Nobel për Paqë iu dorëzua në Oslo të Norvegjisë, Nënë Terezës, sot Shën Nënë Tereza – e para dhe e vetmja figurë shqiptare në histori me një Çmim Nobel për paqë, një njohje botërore dhe shpërblim për veprat dhe veprimtarinë e saj jetësore...

Ndue Ukaj: Shoqëria jonë sillet në vorbullën e një përçudnie të habitshme

Kultura dhe arti, për një popull, e kanë atë kuptim, që kanë tabelat orientuese në komunikacion, prandaj te ne zotëron kaosi i plotë, sepse këto tabela i kemi hequr.Hanah Arend, diku shkruan se vetëm në shoqëritë e pacivilizuara, ku raporti i politikës me kulturën është negativ, një gram pushtet peshon më shumë sa një tonelatë intelekt...

Xhelal Zejneli: Xhorxh Gordon Bajroni

Xhorxh Gordon Bajroni (George Gordon Noël Byron, Londër, 1788 – Missolonghi/Greqi, 1824), ose shkurtimisht Lordi Bajron, është poet anglez, me prejardhje skoceze. Rrjedh nga një familje aristokrate. U shkollua në shkolla elite. Në moshën 24-vjeçare trashëgoi titullin e lordit dhe hyri në Dhomën...

Frank Shkreli: Nikki Haley i bashkohet Institutit Hudson

Në një njoftim për media ditën e henë, Instituti i njohur konservativ, Hudson, në Washington tha se Nikki Haley, ish-governatore e shtetit Karolina e Jugut dhe ish-ambasadore e Shteteve të Bashkuara të Amerikës pranë Kombeve të Bashkuara, do i bashkohet këtij instituti amerikan në zë si promovues i politikave...

Florim Zeqa: Jo femicid, por gjenocid në familjet tona!

Kohëve të fundit është shtuar numri i vrasjeve të grave, të nënave dhe motrave tona shqiptare. Kjo është pasojë e mosfunksionimit të sistemit të drejtësisë, kurse mosfunksionimi i sistemit të drejësisë është i lidhur ngusht me mosfunksionimin e sistemit qeverisës në vend, përkatësisht i keqeverisjes së vendit...

Ndue Dedaj: Kaçakët e malit dhe KÇK-të e bulevardit

Kaçakët kanë qenë gjithmonë problem i pushteteve, qeverive, tash së voni dhe i biznesit politik. Ata, me pushkë në krah, bam këtu e bam atje, nga Shahin Matraku e këndej…Nuk durohen cubat atje në mal, skërkave të thepisura ka ha pula gurë, le pastaj të zbresin në fushë e të bëjnë prokopi...




Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora