Editorial » Shkreli
Frank Shkreli: Florida përforcon me ligj standardet shtetërore të edukumit mbi rreziqet, krimet dhe të këqiat e komunizmit
E premte, 26.04.2024, 07:59 PM
FLORIDA PËRFORCON ME LIGJ STANDARDET SHTETËRORE TË EDUKIMIT MBI RREZIQET, KRIMET DHE TË KËQIAT E KOMUNIZMIT
Nga Frank Shkreli
Javën që kaloi,
Guvernatori i shtetit Florida në Shtetet e Bashkuara, Z. Ron DeSantis nënshkroi
legjislacionin që përforcon standardet e arsimit në atë shtet – standarde të
cilat detyrojnë mësimin në shkollat e Floridës mbi krimet, të këqiat dhe
rrreziqet historike të komunizmit ndërkombëtar. Sipas një njoftimi për median,
të shpërndar me këtë rast nga zyra e Guvernatorit DeSantis, i pari i shtetit
jugor të Amerikës u shpreh në lidhje me këtë vendim se, “Ne nuk do lejojmë që
studentët tanë të jetojnë në injorancë, as që të indoktrinohen nga apologjetët
e komunizmit në shkollat e shtetit Florida.
Përkundrazi, ne do sigurohemi, ka shtuar ai, që studentëve në Florida
t’u mësohet e vërteta mbi të këqiat, krimet dhe rreziqet e komunizmit”, ka
thenë Guvernatori republikan, DeSantis me rastin e nënshkrimit të ligjit. Ligji shtetëror (SB1264) që nënshkroi
Guvernatori DeSantis, javën e kaluar, përforcon mëtej standardet ekzistuese për
mësimin e historisë së komunizmit në Shtetet e Bashkuara si dhe taktikat
vepruese të lëvizjeve komuniste, anë e mbanë botës.
Gjatë viteve, Fondacioni
i Viktimave të Komunizmit me qëndër në Washington ka bashkpunuar me shtetin
Florida dhe me shtete të tjera anë e mbanë Shteteve të Bashkuara në kujtim të
viktimave të komunizmit në botë – përfshirë promovimin e mësimit në shkollat
amerikane mbi krimet dhe rreziqet që vijnë nga komunizmi. Frank Shkreli: Ndërkohë që në
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kujtohen viktimat e komunizmit, në Shqipëri
glorifikohet regjimi i Enver Hoxhës | Gazeta Telegraf -- Florida – një shtet
me popullsi dërmuese me origjinë kubane, të arratisur nga regjimi komunist
diktatorial i Fidel Castros gjatë dekadave – por dhe një numër shtetesh tjera
amerikane -- kujtojnë viktimat e komunizmit, ndërsa kanë caktuar 7 Nëntorin si
Ditën Përkujtimore të Viktimave të Komunizmit, që është caktuar si e tillë, origjinalisht,
me vendim të Bashkimit Evropian (BE-së),
në përputhje me vendimet e Bashkimit Evropian, në kujtesë, pra dhe nderim
të gjithë atyre që janë vrarë, kanë vdekur dhe që kanë vuajtur burgjet dhe
kampet e përqendrimit, nën regjimet barbare komuniste në Evropë dhe në mbarë
botën.
Ligji i sapo
nënshkruar nga guvernatori i Floridës përforcon standardet ekzistuese të
arsimit në shtetin Florida e të cilat mandatojnë mësimdhënien mbi rreziqet dhe
krimet e komunizmit, sipas njoftimit të dale nga të zyra e Guvernatorit të
Floridës. “Është tepër me rëndësi jetike që çdo student të mësoj mbi rreziqet e
komunizmit”, u shpreh ndërkaq, Komisioneri Arsimit të shtetit Florida, Manny
Diaz. “Nga përvoja ime personale, unë i njoh mirë të këqiat që vijnë nga
komunizmi dhe jam krenar që isha pranë guvernatorit DeSantis, ndërsa ai nënshkroi
legjislacionin mbi forcimin e standardeve mësimore, ligj ky që siguron se
Florida do mbetet një kështjellë e lirisë”, nënvijoi me atë rast Komisioneri i
Arsimit të shtetit Florida, Manny Diaz, (me origjinë nga Kuba). Në të vërtetë, ky ligj është pak si i
jashtzakonshëm pasi në Amerikë nuk ka pasur ndonjëherë komunizëm zyrtar dhe si
rrjedhim nuk ka pasur as viktima dhe as krime të komunizmit. Por janë shtetasit
amerikanë me prejardhje nga vendet ish-komuniste – sin ë këtë rast,
kubano-amerikanët në shtetin Florida, ata që këmbëngulin që fëmijt e tyre të
mësojnë të vërtetat e historisë së komunizmit ndërkombëtar, përfshir krimet gjysëm
shekullore të komunizmit anë e mbanë botës.
Përveç rritjes së standardeve arsimore mbi historinë e komunizmit dhe krimet e tij, ligji autorizon gjithashtu edhe degën legjislative të shtetit Florida që në atë shtet të hap një muze të historisë së komunizmit. Ligji, njëkohësisht, ndihmon dhe përgatit studentët që të mund të ballafaqohen dhe të kundërshtojnë indoktrinimet komuniste në kolegjet dhe universitetet e atij shteti.
Autoritetet
e shtetit Florida miratuan ligjin për përforcimin e standardeve arsimore për
mësimin e historisë së komunizmit, në përvjetorin e invadimit të Gjirit të Derrave
në Kubë (Prill, 1961) -- një përpjekje kjo që dështoi, e financuar dhe e
organizuar nga ana e Shteteve të Bashkuara, me qëllim për të rrëxuar regjimin
komunist të diktatorit Fidel Castro. Ky muaj i Prillit shënon gjithashtu disa
data të rëndësishme në ldihje me kujtesën e viktimave të komunizmit në botë,
siç është edhe 15-vjetori i miratimit të rezolutës nga parlamenti Evropian (2
Prill, 2009) mbi caktimin e Ditës zyrtare për Kujtimin e Viktimave të gjithë
Regjimeve Totalitare dhe Autoritare që shënohet me 23 Gusht të çdo viti në
Evropë dhe më gjërë. Texts adopted - European
conscience and totalitarianism - Thursday, 2 April 2009 (europa.eu) Duke filluar nga viti 2009, anë e mbanë
Evropës shënohet Dita e Kujtesës për vikitmat e regjimeve totalitare dhe
autoritare, në përpjekjet për të mbajtur gjallë në radhët e brezave të
ardhëshëm, kujtimin e viktimave të komunizmit, anë e mbanë Evropës, me qëllim
që ajo e kaluar mizore e komunizmit barbar ndërkombëtar të mos përsëritet më.
Shqipëria bën
përjashtimin -- Për fat të keq, Shqipëria sikur nuk është pjesë e Evropës,
sepse ajo deri më sot nuk ka caktuar me ligj një ditë zyrtare mbarëkombëtare – në
përputhje me Evropën dhe Shtetet e Bashkuara -- për të kujtuar viktimat, krimet
dhe të këqiat e komunizmit të regjimit totalitar të Enver Hoxhës. Koha e
diktaturës së regjimit komunist në Shqipëri tregoi fytyrën më të vrazhdët të
njeriut kundër njeriut – shqiptarit kundër shqiptarit -- dhe të një shoqërie pa
Zot. Megjithkëtë, krimet e komunizmit dhe vikitmat e tij të pafajshme të
diktaturës enveriste në Shqipëri nuk kanë kaluar pa u njohur nga ente dhe
personalitete ndërkombëtare gjatë tre dekadave të fundit. Po i kujtojmë ata me këtë rast duke rikujtuar
vizitën e Papa Gjon Palit II në Shqipëri me 25 prill, kur udhëheqsi I Kishës
Katolike, kujtoi viktimat e komunizmit shqiptar, sidomos klerikët e Kishës Katolike
shqiptare duke iu drejtuar shqiptarëve me këto fjalë: “Ty o popull fisnik
shqiptar, ta drejtoj përshëndetjen time të ngrohtë dhe të dashur! … Gjatë një
dimri kaq të ashpër dhe të lodhshëm vuajtjesh dhe provash, Kisha heroike në
Shqipëri, e tronditur nga persekutimi i rëndë dhe i gjatë, por e pasuruar nga
dëshmia e martirëve të saj, ka ndarë deri në pikën e fundit dhimbjet dhe
shpresat e Kombit, duke mbajtur të gjallë dhe me sakrificën personale të shumë
anëtarëve të saj, traditën e lashtë të krishterë, me bindjen se ajo përfaqëson
një vlerë të përhershme të identitetit autentik shqiptar”.
Pastaj Pap Gjon Pali
II – 31-vjet më parë, gjatë asaj vizite, inkurajoi shqiptarët me një mesazh për
të sotmen duke iu drejtuar Shqipërisë dhe shqiptarëve me këto fjalë atërore:
“Shqipëri qëndro në lartësinë e detyrave që të presin”, ndërsa bëri thirrje për
kujtesën e përhershme të viktimave të pafajshme të komunizmit, ashtuqë të “Të
mos harrohet e kaluara, por të shikohet e të ndërtohet me guxim e ardhmja”… Kjo
liri e besimit fetar, të cilën ju më në fund po e shijoni, nuk është vetëm një
dhuratë e çmuar e Zotit për ata që kanë hirin e fesë, por është një dhuratë për
të gjithë, sepse liria e besimit në Hyjin është themeli i garancisë për çdo
shprehje të lirisë. Ajo prek njeriun në intimitetin e vet, në atë pik të
shenjtë dhe të padhunueshme që është ndërgjegjja, ku qenia njerëzore takohet me
Krijuesin, dhe fiton ndërgjegjësinë e plotë të dinjitetit të vet. Nga një liri
e tillë, e trajtuar ashtu siç duhet, nuk ka përse t’i trembemi asnjë
çrregullimi shoqëror...Siç na mëson edhe feja: nëse kemi një Krijues të
përbashkët, që të gjithë jemi vëllezër”, ka deklaruar Papa Gjon Pali II në
vizitën e tij në Shqipëri (31-vit si sot) duke u gjunjëzuar për të puthur tokën
e lashtë të Arbërisë.
Për fat të keq, e kam
thenë shpesh se këto 30-vjet tranzicion, klasa politike shqiptare e të gjitha
ngjyrave – sa i përket kujtesës së viktimave të komunizmit, nuk i ka kryer
detyrat e saj në lartësinë që pritej e që duhej e për të cilën bëri thirrje
Papa Gjon Pali i II në vizitën e tij në Shqipëri (Prill 1993). Kjo klasë
politike vazhdon me arrogancën e saj të pa ndërgjegjshme dhe të pa dinjitet
ndaj kujtimit të viktimave të komunizmit barbar në Shqipëri dhe ndaj krimeve të
regjimit të Enver Hoxhës. Në mungesë të një kujtese zyrtare dhe përballjes
serioze eme të kaluarën komuniste, siç ndodhë anë e mbanë Evropës për vikitmat
e pafajshme të regjimeve totalitare, Shqipëria ka zgjedhur që me heshtjen e saj
ndaj krimeve të komunizmit, të përjetësojë ashtu në heshtje regjimin kriminal
të Enver Hoxhës – një sjellje dhe politikë anti-kombëtare e pa denjë dhe e
papërgjegjshme, që së bashku me faktorë të tjerë shoqërorë e ekonomikë –po
shkakton zbrazjen e Shqipërisë nga më të mirët bijë e bija të saj.
Por në mungesë të
kujtesës së tyre nga Tirana zyrtare, ne si individë kudo që jemi të lirë neper
botë, nuk na ndalon kush t’i kujtojmë ato viktima të pafajshme dhe krimet e
komunizmit në Shqipëri, sepse besojmë që “liria e besimit në Hyjin është
themeli i garancisë për çdo shprehje të lirisë.” Si e tillë kjo liri duhet mbrojtur
gjithmonë duke kujtuar viktimat që u vranë nga ai regjimi dhe me ta komunizmi
vrau edhe lirinë e çdo shqiptari për pothuaj një gjysëm shekulli. Këtë liri që
gëzon sot Shqipëria ua ka borxh shumë viktimave të pafajshme të regjimit
komunist, por me këtë rast po përmendim viktimat e një ndër gjyqeve më famëkeq
të regjimit komunist, ai i zhvilluar në Kishën e Motrave Stigmatine, në rrugën
Gjuhadol të Shkodrës, në Prillin e vitit 1968, që sot kujtohet në faqen e Vendi i Dëshmisë dhe
Kujtesës - Site of Witness and Memory | Shkodra | Facebook
Ai gjyq, sipas faqës
së internetit të Muzeut, është zhvilluar pas 8 muajsh hetuesie, shoqëruar kjo
me cinizëm, fyerje, përbuzje, rrahje e tortura. Më 1 prill 1968 dosja hetimore
në ngarkim të Dom Frano Illisë, Dom Zef Bicit, Dom Mark Hasit, Dom Mark Dushit,
At Gegë Lumës, Alfons Radovanit dhe Kol Marlacajt, nga prokurori i rrethit
Shkodër Faik Minarolli, i përcillet për gjykim Gjykatës së Qarkut Shkodër. Gjykata e Qarkut të Shkodrës me kryetar Nuri
Resmja, i shpalli të gjithë të akuzuarit fajtorë, nën aprovimin e
duartrokitjeve të publikut në sallë dhe pjesës tjetër jashtë saj, që e ndiqte
me altoparlantë. Dom Zef Bici dhe Dom Mark Dushi u dënuan me pushkatim, ndërsa
Dom Frano Illia dhe Dom Mark Hasi u dënuan me 25 vjet, ky i fundit vdiq në burg,
sipas kujtimit të tyre në faqen e Muzeut të Dëshmisë dhe Kujtesës në Shkodër.
Nëqoftse vizitoni
Shkodrën, mos anashkaloni të vizitoni Muzeun e Dëshmisë dhe Kujtesës, Vendin e
Dëshmisë e të Kujtesës -- në atë qytet të vuajtur dhe të nepërkëmbur ndër
dekada. Nëse vetëm kaq mund të bëni si
individë e si shqiptarë të lirë në kujtesë të viktimave të komunizmit, jo vetëm
në Shkodër, por edhe anë e mbanë Shqipërisë, bëjeni këtë si kujtim në nder të
tyre por edhe si edukim për ju. Kjo HESHTJE zyrtare ndaj krimeve të komunizmit
dhe refuzimi zyrtar për tu ballafaquar me atë histori të tmershme nuk i bën
nder Kombit shqiptar as nuk e radhitin atë me kombet e tjera në Evropë dhe
Amerikë të cilët me ligje dhe përballje, zyrtarisht, me të kaluarën kanë
përjetësuar tashmë kujtesën e viktimave të komunizmit, me ligje dhe monumente,
dhe kanë dënuar krimet në vendet e tyre dhe anë e mbanë botës – me shpresën që
ato krime të mos përsëritën më. Është një trashëgimi kriminale që nuk mund të
mbrohet më as nga pozita, as nga opozita politike shqiptare!
I përjetshëm qoftë
kujtimi i viktimave të komunizmit!
Fotot nga faqja e Muzeut të Dëshmisë
dhe Kujtesës në Shkodër.