E premte, 26.04.2024, 02:33 AM (GMT+1)

Kulturë

Jusuf Zenunaj: Ku ngeli dritërima

E shtune, 29.10.2022, 05:39 PM


Jusuf Zenunaj

KU NGELI DRITËRIMA

Një ylli dritën moti i pashë,

trup e tërthor kodrave u rashë,

kërkoja ta zija s' paku me sy

nuk e hasa më në Vjosë as n' Dri.

Kaluan vite, sikur vesa ikën,

shkëlqimi mungonte si natën edhe ditën.

Murlani frynte shpeshherë me stuhi,

kur kërkoja unë yllin në kaltërsi.

Eshka prej drurit një ditë ra mbi gur,

drunjtë i dogji, në qiell mori udhë.

Tymi e flaka u përzien me lisa,

nur u bë mali , kur zbardhi dita.

A ishte yll apo vetetimë,

drita që ndiqja, veç zanat e dinë.

Pres netëve me hënë e ditëve me shi

ç'ishte dritërima s' paku ta di.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora