Kulturë
Jahja Drançolli: 628 vjet më parë u regjistrua emërimi i Marin Beçikem-Shkodranit Rektor i shkollave të Republikës së Raguzës!
E diele, 23.10.2022, 06:38 PM
Sipas kalendarit
historik, më 22 tetor 1494, pra 628 vjet më parë, u regjistrua emërimi i Marin
Beçikem-Shkodranit Rektor i shkollave të Republikës së Raguzës!
Nga
Jahja Drançolli
Marin
Beçikemi lindi në Shkodër në vitin 1468. Që në moshën 10-vjeçare, kur Shkodra
ra nën sundimin osman dhe kur prindërit e tij u kapën nga pushtuesi, ai me të
afërmit e tij u shpërngul në Bresha, kjo qendër e njohur e Humanizmit dhe e
Rilindjes, që në atë kohë ishte pjesë e Republikës së Venedikut. Pas
përfundimit të studimeve në Bresha, më 1492 Senati i Republikës së Raguzës,
duke njohur aftësitë dhe njohuritë e tij të rralla në gjuhët, letërsitë dhe
retorikën klasike, e ftoi të bëhej profesor, dhe më 22 tetor 1494 e zgjodhi
Rektor të shkollave të Raguzës. Këtu Beçikemi (sipas dokumentit Marinum Becichi
de Scutaro pro Rectore et magistro scholarum) bëri emër si pedagog erudit dhe
mendimtar humanist në vitet 1492-1496; 1504-1505, dhe në vitet 1508-1510. Gjatë
qëndrimit në këtë qytet, dhe pikërisht në vitin 1495, ai ia kushtoi veprën e
parë të njohur Princit dhe Senatit të Raguzës, me titull: “Castigationes et
observations in Virgilium, Ovidium, Ciceronem, Servium et Priscianum”!
Burimi: Arkivi Shtetëror i Dubrovnikut!