E diele, 14.04.2024, 06:11 PM (GMT+1)

Kulturë

Gjon Keka: Të dëgjohet ShBA edhe sot, ashtu si u dëgjua në Rambuje dhe i doli mirë Kosovës

E enjte, 20.10.2022, 07:54 PM


Refleksion:

Të dëgjohet ShBA edhe sot, ashtu si u dëgjua në Rambuje dhe i doli mirë Kosovës

Nga Gjon Keka

Në fillim hezitova në fakt o të shkruaj ose jo për temën e dialogut dhe opcioneve e marrëveshjes së mundshme në mes të Kosovës dhe Serbisë.Por duke ditur se Kosova është atdheu im dhe ia dua të mirën që ta shohë duke përparuar dhe duke u kap pas kulturës dhe zhvillimit e krah dinamikës së vendeve europiane, vendosa të shkruaj këto pak rreshta.

Sot,  Kosova dhe pozita e saj në raport me dialogun apo mundësinë e marrëveshjes, është si në kohën kur Kosova ishte në pozitën e saj në Rambuje,  që nënkupton se duhet dëgjuar miqët dhe propozimet e tyre e sidomos miku i madh i Kosovë ShBA pa të cilën republika e Kosovës nuk do të mund të forcohet dhe të ketë të ardhme të sigurt,  sepse pa mbështetjen e ShBA, Kosova mbetet e lënë pas dore dhe jetim e në mëshirë të fatit.

Prandaj,  sot duke parë situatën e luftës mbi qiellin e botës që po shetit dhe që mund të shkaktoj edhe kaose tjera anash, apo mund të sjellë tymin e saj edhe në Ballkan a, atëher është udhës që të dëgjohen miqët e vërtetë të popullit dhe të shtetit të Kosovës, sikur që është ShBA dhe vendet tjera mike që kanë për qëllim me ia largu Kosovës „topin simbolik të zjarrit“ që mund tia hedhin armiqët për të provokuar reziqe të reja, të cilat më pas do të shtriheshin në vende tjera të Europës, e që do të shkaktonte një luftë kompleks brenda vetë kontinentit.

Propozimet e fundit që kanë ardhë si ai franko-gjerman, janë pikërisht, propozime që janë dalë pas analizave sëbashku më aleatët amerikan të cilët edhe e shikojnë me të njëjën vizion të ardhmen dhe zgjidhjen, apo marrëveshjen e mundshme në mes të Kosovës dhe Serbisë.

është koha që sot,  lidershipi në Kosovë të dëgjojë miqët dhe aleatët e saj, sidomos ShBA-në që Kosova të arrijë sa më parë një marrëveshje, për të dal nga rrethit që do të mund ta fuste situata e tanishme komplekse globale dhe krizave të saj.

Duke parë vizitat e shumta dhe interesimin edhe më të madhë të faktorit ndërkombëtar e sidomos të miqëve e aleatëve tanë si ShBA për t'ia larguar Kosovën nga duart rreziqeve që mund t'i sjellin luftërat, krizat dhe kompleksitetit i situatës tani globale, kërkohet me urgjencë një marrëveshje që do ta tejkalonte këtë situatë dhe nuk do të mund të përfshinte Kosovën në ndonjë nga rreziqet e së ardhmes. Pra më pak fjalë, tani kërkohet të dëgjohet ShBA ashtu sikur është kërkuar të dëgjohet në Rambuje dhe sigurisht se Kosovës nuk i ka ra keq kur e ka dëgjuar athëher dhe nuk do t'i dal keq edhe tani. Edhe presidenti historik, vizionari dhe i urti i Dardanisë, dr.Ibrahim Rugova ishte kokëfortë, por ai e dëgjonte ShBA-në dhe këshillat e saj, áshtu sikur e dëgjoj në Rambuje dhe i doli mirë Kosovës,  Edhe sot,  është koha të dëgjohet ShBA dhe këshillat e propozimet e saj të sinqerta.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora