Kulturë
Jaho Brahaj: Propozimi i panjohur i Shtjefen Gjecov Kryeziut
E diele, 16.10.2022, 07:11 PM
Gjurmime Arkivore:
- Propozimi i panjohur i
Shtjefen Gjecov Kryeziut qe te krijohet
nje dekorate me emrin dhe figuren e Gjergj Fishtes
Nga
Jaho BRAHAJ
Ne
fillim te shek. XX po afirmohej Gjergj Fishta si Poet Kombetar. Shtjefen Gjeçov
Kryeziu si njohes dhe ideolog i Rilindjes Kombetare Shqiptare mendon, harton
bocetin dhe propozon qe te krijohet nje dekorate me emrin dhe figuren e Gjergj
Fishtes. Kjo ishte si rezultat i emrit qe fitoi Fishta tek bashkekombasit por
dhe te njohjes nga qarqet studimore e poetike te Fishtes ne arenen
nderkombetare.
Ne
AQSH ruhet ne Fondin arkivor te Gjeçovit maketi (boceti) grafik qe hartoi per
kete figure te kutures shqiptare.
Gjeçovi
njihet si ilustrues e me dhunti te vizatimeve te artit grafik. Nga dora e tij
kemi te ruajtura skica objektesh arkeologjike dhe etnografike, projekt
kopertina librash, vizatime shenjetoresh dhe te qenieve te mitologjise
shqiptare. Biles njihet edhe nje projekt
i emblemes se deges se fisit prej nga e kishte prejardhjen familjare. Me
nje strukture grafike te goditur ruhet edhe nje vinjete e simbolit te emrit te
tij me ngjyra, etj.
Me
mjeshterine qe zoteronte ai ne vitet epara te shek. XX hartoi dhe projekt
(maket) dekoraten me emrin e Fishtes.
Elemente
kryesore te projekt dekorates ishte simboli kombetar, ketu dy krenat e
shqiponjes se flamurit tone kombetar dhe portreti i Fishtes. Ne krye ka shkruar
inicialet e emrit te Fishtes: A.G.F. dhe poshte saj dhe per te mos qene anonim,
por duke marre edhe pergjegjesine e autorit jane ne faksimilen e ruajtur grafike
dhe inicialet e Tij: A.S.K.Gj. K. – At Shtjefen Konstandin Gjeçov Kryeziu,
iniciale qe nuk do paraqiteshin ne Dekorate.
Themi
se mori pergjegjesine, sepse ishte akt i guximshem ne ato vite te para
shpalljes se Pavarsise Kombetare qe te shpalosje elemente te simbolit kombetar,
sic jane dy krenat e shqiponjes, por plotesisht te merituara dhe te domosdoshme
per identitetin e etnise tone dhe per personalitetin e Fishtes.
Ndoshta
Projekt dekorata duhet te jete hartuar edhe si shperblim qe Fishta meritonte nga
vete shqiptaret sepse dime qe me pare ai ai u dekoru nga Perandoria Osmane dhe
Perandoria austro Hungareze. Kjo e vlereson edhe me shume kete nisme te
Gjeçov-Kryeziut qe kerkonte qe nga Shqiptaret Fishta te vleresohej si
personalitet i etnise dhe kombit duke shpallur dhe praktikuar nje dekorate me
emrin e Tij.
Fishta
dhe Gjeçovi ishin shoke te femijerise shkollore, kolege dhe bashkepunuan ne
studimet albanologjike si dy nga personalitetet e kultures dhe veprimtarise ne
te mire e atdheut.
Duke
gjurmuar ne Fondin arkivor te trasheguar nga Gjeçov-Kryeziu mendojme se Projekt
Dekorata eshte hartuar parajanarit te vitit 1912, sepse nga kjo kohe njohim nje
leter qe Ai i nis Fishts nga Gomsiqja, ku sherbente. Ne tekstin e letres kemi
nga dora e Gjecovit pergezimin qe u Fishta u njoh dhe u shpall Poet Kombetar.
Ne
tekst jane edhe rradhet e meposhtme: “Lajm i ransishem per sejcilin Shqyptar e
sidomos …. Per madhnimin Tand, me gjithe zemer. …. ”Poet Kombtar”. Emni e
lumnueshme por … na e hijeshoi gjuhen kombetare e i madh…. Per vlla tonin nder
ma t’vlertit i Bijve t’Shqypes mbare! Burrat e Perndricem qi ta ditne vjeften…
. Rrofte Klubi “Gjuha Shqype”! ASK Gjeçov-Kryeziu, Gomsiqe 7.2.1912.
Me
sa kemi njohuri eshte nder te parat dekorata te propozuara nga shqiptaret per
vleresimin e personaliteteve te Kombit Shqiptare, dhe kjo e projektuar dhe
menduar dhe propozuar nga Gjecovi.
Botuar ne Gazeten Nacinal, 14 Tetor 2022