Kulturë
Gjon Keka: Gjergj Kastrioti i priti me bukë, kryp e zemër ushtarët e Huniadit
E enjte, 13.10.2022, 07:54 PM
Gjergj Kastrioti i priti me bukë, kryp e zemër ushtarët e Huniadit
Nga
Gjon Keka
Gjergj
Kastrioti dhe Huniadi ishin aleat në mes vete, më saktësisht ata ishin dy rojet
e civilizimit europian.
Një
herë pas marrëveshjes që bënë me Gjergj Kastriotin për t'iu bashkuar Huniadit
në betejën e Varnës, Gjergji i Madh pas konsultimeve me princat tjerë të
kuvendit të Lezhës i premtoi atij mbështetjen e tij të plotë në atë betejë.
Por, pasi ishte nisur ai u pengua nga despoti serb, dhe u vonua në atë betejë,
saqë Huniadi e humbi betejën.
Ndërkaq
ushtarët e tij të mbetur pasi kishin humbur udhën u takuan me Gjergj Kastriotin
i cili i priti ata miqësisht i dha bukë, kryp dhe i ofroi udhëtimin për në
atdhe të tyre duke i zbrit në Raguzë për të vazhduar ata drejt atdheut të tyre
Hungarisë, Thuhet se ata e falënderuan aq shumë sa nuk ndaheshin nga ai prej
përqafimeve dhe mirënjohjes për të madhin e arbërisë Gjergj Kastrioti.
Si
duket ajo fjala mikëpritëse (bukë, kryp e zemër) e miqëve që vizitojnë shtëpitë
e arbërorëve ndoshta është që nga koha e Gjergj Kastriotit i cili i priti
hungarezët me bukë e kryp dhe ndihmën e nevojshme miqëve të tij në vështirësi.
Sikur
dihet, Gjergj Kastrioti për shkak të pengesës që i bënë, ai iu kthye despotit
demoniak serb dhe e shkatërroj gjithë vendin e tij duke mos i lënë asgjë mbi
tokë.Thuhet se despoti serb ishte strehuar tek sulltani deri sa të kalonte ajo
stuhi e madhe që kishte shkaktuar i madhi Gjergj Kastrioti kundër tij.