E merkure, 30.04.2025, 05:17 PM (GMT+1)

Kulturë

Sevdail Hyseni: Qeveria dhe hajdutët

E shtune, 08.10.2022, 05:23 PM


Satirike

QEVERIA DHE HAJDUTËT

Mbreti Zog, takoi dikur

Një luftëtar të lirisë,

Kishte bërë shumë

Për çlirimin e Shqipërisë!

O kapedan i thotë mbreti:

-Si ia çoni në Malësi?

A ka ndopak xhanëm

Në këto anë qetësi?!

Për qetësi nuk ankohemi

-Gjegjet plaku patriot:

-Tre xhandarë ruajnë vendin

Pa u trembur syri dot!

I ngrefosur Zogu foli:

-Si nuk ka hajdutë matanë?

-Jo, tha plaku, shkurt e shqip

I mblodhi Qeveria në Tiranë!

Spica Metalike

Marrë nga libri me satira  “ËNDRRA ME DIELL” (2021), të autorit Sevdail Hyseni, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, në Prishtinë e ka blerë nga Shtëpia Botuese “Lena Graphic”, dhe këtyre ditëve, me rastin e solemn të ceremonisë së shpërndarjes së librit  në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”,  u shpërndanë 394 tituj të tjerë në 37 biblioteka, duke llogaritur edhe Bibliotekën “Mehmet Jusufi”,  në Preshevë.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx