Kulturë
Jahja Drançolli: 574 vjet më parë, Gjergj Pelini, diplomat kosovar, pajtoi Skenderbeun me Republikën e Venedikut
E marte, 04.10.2022, 06:53 PM
Si sot më 4 tetor 1448, 574 vjet më parë, Gjergj Pelini, diplomat kosovar për qëllime strategjike, për të mos luftuar në dy fronte, pajtoi Skenderbeun me Republikën e Venedikut. Kjo ngjarje pati jehonë në historinë botërore, veçanërisht te Napoleoni, i cili kishte vuajtur rëndë pas luftimeve në dy fronte në të njëjtën kohë!
Nga
Jahja Drançolli
Është
e njohur se nga viti 1445, Skënderbeu përveç luftës me osmanët kishte rënë në
konflikt me Republikën e Venedikun lidhur më çështjen se kush do ta zotëronte
qytetin Dagno (sot Vau i Dejës). Përveç qytetit në fjalë, Skënderbeu bënte
përpjekje për të kthyer dhe Durrësin e Drishtin, qytete këto të pushtuara shumë
kohë më parë nga Venediku. Skënderbeu, së bashku me aleatët e tij nga Kuvendi i
Lezhës, Arianitin, vjehrrin e tij, Dukaginet dhe disa princa të tjerë arbër, në
vjeshtën e vitit 1447, bëri luftë kundër Venedikut në rrethet e Durrësit,
Shkodrës, Ulqinit dhe Tivarit. Në këtë luftë, siç duket, ai u ndihmua nga
Alfonsi V, mbret i Argonit dhe Napolit, i cili ishte armik i Republikës së
Venedikut. Nga ana tjetër, venedikasit po punonin në mënyrë aktive për të
shkëputur disa princa arbër nga Skënderbebeu dhe për t'i ngritur osmanët kundër
tij. Senati venedikas ishte aq i inatosur ndaj Skënderbeut sa që më 4 maj 1448
kishte angzhauar dhe një person të nderuar, i cili ishte përgjegjës për vrasjen
e Skënderbeut.
Më
në fund, më 4 tetor të vitit 1448 me ndihmën e Gjergj Pelinit, diplomatit të
madh nga Kosova u lidh marrëveshja midis Venedikut dhe Skënderbeut, sipas të
cilës ky i fundit u tërhoq nga pretendimet e tij mbi Dagno dhe Drisht kundrejt
një pensioni vjetor prej 1400 dukatësh (një kopje e dokumentit të marrëveshjës
të zbuluar në Archivio di Statot di Venezia, ruhet dhe në arkivin tim‘
familar). Pas kësaj marrëveshje, Skënderbeu ishte në gjendje të përgatiste
seriozisht për një veprim kundër osmanëve në bashkëpunim me ushtrinë hungareze
në krye më Janosh Huniadin, veprim ky që do të realizohet në Betejën e Kosovës
më 17-20 tetor 1448. Për këtë qëllim, Heroi ynë kishte kërkuar dhe një hua nga
Republika e Raguzës.
Burimi:
Archivio di Stato di Venezia (20 gusht 1463, shiko në regjistrat e Senatit
Sekret)!