Kulturë
Engjëllushe Sheme Koltraka: Leart, o dritë!
E hene, 03.10.2022, 04:56 PM
Leart, o dritë!
Nga
Engjëllushe Sheme Koltraka
Në
çdo ditë të motit,
Kujtimi
yt në pikë të lotit,
Që
ngrirë ka mbetur në cep të syrit
Dhe
aroma jote tek lulja e blirit.
Ti
ishe djalë pa motër e vëlla.
U
linde, u rrite, në Kolonjën Kala.
Ballin
ta flladiti veriu i Gramozit,
Vrullin
e kishe dhuratë prej Zotit...
Vlerë
kishe mençurinë.
Vlerë
kishe dashurinë.
Vlerë
kishe mirësinë.
Vlerë
kishe Atdhetarinë.
Sa
hyjnore ishte për ty jeta.
Sa
e pështirë tradhëtia, sa vlerë e vërteta.
Sa
lumenj kalove, sa male të rrepta,
Çdo
njeriu t'i dilte e drejta .
I
buzëqeshur ishe ngahera,
Me
zambakë dashurie të mbushi pranvera...
Hyjnore
për ty ishte mami Shpresa,
E
shtrenjtë siç është për lulen vesa.
Po
ktheheshe nga Rinasi i mallkuar!
Makina
Volvo ka turfulluar!
As
frenimi s'e ka komanduar!
Aty
ndërroi jetë Leart i paharruar!
Për
ne ishte e tmerrshmja tragjedi!...
...E
lë mamin me duar në gji!...
Natë
e ditë s'i thahet loti në sy...
Për
të ishe e vetmja dashuri...
Shpirti
yt fort rënkoka...
Ty
ballin ta flladit toka.
Dhe
pse prehesh aty nën dhe,
Ti
gjithmonë do të jeshë me ne.
Veç
kur diellit t'i shuhet rrezja,
Atëhere
ty të harron tezja.
Sa
herë del hëna e praruar,
Të
kujtojmë të përmalluar.
Për
çdo ditë e për çdo stinë,
Ty
për ne mban çelur synë.
O
i buzëqeshur, ballë flori!
Për
ne je e madhja dashuri.
Ndaj
ne sa të jemi gjallë,
Të
kujtojmë me shumë mallë.
Malli
po na ndjek si zjarri,
O
yll, o dritë! I yni Learti.
Një
natë në ëndërr m'u afrua.
-Ah,
moj teze, a s'më thua?!
Çfarë
pati ajo gruaja me mua?!
Kjo
si gozhdë zemrën ma ka dërmuar.
Kush
i preu rrugën, e kam mallkuar!
Dorës
së Zotit ia kam lëshuar,
Të
marrë hak për të na qetësuar,
Gjakun
Leartit për t'ia paguar.
Që
të vij tek varri, më jep forcë Zoti.
Një
oqean pa fund e mbushi loti!
Çdo
ditë, çdo natë po thahem nga malli,
Shpresës
zemra i digjet si qiriri nga zjarri.
Në
ëndërr më kap për fustani.
Ah,
Lart, më gëzon xhani!
Në
grykë më mblidhet një xhungël.
Learti
më thërret: Këtu jam, por jam i vogël!
E
unë të prisja të të shihja dhëndërr...
Po
ti më del vetëm në ëndërr...
Ah,
kjo ëndërr, më mban shpresën ndezë,
Po
ty ballin ta freskon toka e zezë...
Mami
Shpresa një fjalë ka thënë:
-Shpirti
më qetësohet veç kur të të vij pranë.
Oh
sa shumë kam për të duruar!
Sa
të vij tek ti për të të përqafuar.
Edhe
teze Lushja e shkroi poezinë,
Për
të të kujtuar brezat që do vijnë.
E
ti do t'i shohësh nga qielli lart,
E
do t'u thuash: -Ju don djali juaj Leart!...