Kulturë
Sevdail Hyseni: Intriga
E diele, 02.10.2022, 04:33 PM
Sevdail Hyseni
Satirike
Intriga
Njoh
disa njerëz
Këndej
prej Lugine,
Që
e kanë shprehi
Intrigën
pas shpine!
Ata
nuk u ngopën
Me
lavd e pushtet,
Duke
joshur veten
Si
kripa në det!
Përpara
buzëqeshja
Shkëlqen
si ylber,
Kurse
n’prapavi
Veprimi
me sherr!
Nuk
heqin dorë
Për
të qenë të parë,
Edhe
n’komunizëm
Ishin
bajraktarë!
Nuk
e kanë vështirë
Këta
njerëz parazitë,
Duke
thur’ intriga
T’ngjiten
në pozitë!
Sa
me Beograd
Po
aq me Prishtinë,
E
kanë vënë n’siklet
Popullin
në Luginë!
Ndaj,
njerëzit po ikin
Jo,
pse s’kanë idare,
Po
s’mund t’i mbajnë
Shefat
me kollare!
Përçahet
shoqëria
Për
faqe të zezë,
Me
fanatikë tipikë,
Xhelozë
e t’pabesë!
Kur
fillon e ashpër
Fushata
në politikë,
Gabimisht
i fusin
Vetes
një intrigë!
(Karikatura marrë nga
interneti)