Kulturë
Shefqet Dibrani: Monografi artistike në 20-Vjetorin e Ansamblit ‘Drita’
E hene, 26.09.2022, 07:00 PM
MONOGRAFI ARTISTIKE NË 20-VJETORIN E ANSAMBLIT "DRITA"
Haradin
Gashi, “Dy dekada, Ansambli i këngëve dhe valleve "DRITA", monografi,
botues vetë Ansambli DRITA, Lena Graphic Design, Prishtinë 2022, faqe 272.
ISBN: 978-9951-29-027-2.
Nga
Shefqet DIBRANI
Në kuadër të 20-Vjetorit, i cili u shënua më 11 shtator
2022, Ansambli i Këngëve dhe Valleve "DRITA", që vepron në
Kreuzlingen të Zvicrës, nxori monografinë që i kushtohet veprimtarisë
njëzetvjeçare të këtij Ansambli. Autor i monografisë është themeluesi i
AVK-DRITA, dhe veprimtari i njohur Haradin Gashi. Monografia është libër
artistik i punuar me shije dhe kulturë, me dizajn të zgjedhur, letër
kualitative dhe e tërëështë me ngjyra. Përveç shënimit “Hyrje”, të vet autorit
në këtë monografi janë përfshirë shënime, kujtime e përshtypje të shumta për
themeluesit dhe artistët e vegjel dhe të rritur si dhe shënimet përkatëse edhe për
seksionin e këngëve dhe valleve. Gjithsesi kujdesshem dhe profesionalisht janë
përfshirë shënime të ndryshme nga veprimtarë të shumtë. Këto deklerata janë të
larmishme dhe kanë jehonë të bujshme për aktivitetin 20-Vjeçar të këtij
Ansambli. Vërtetë këto shënime nga personalitete të njohura e publike, qofshin
nga fusha e gazetarisë dhe e librit, si dhe personalitete të njohura nga fusha
e biznesit dhe arritjeve të shumta, kanë bërë që me këto shënime ta kompletojnë
edhe më mirë mendimin pozitiv për këtë ansambël i cili mjaftë sukseshëm ka zhvilluar
veprimtarinë e vet kulturore e artistike në Zvicër dhe tej saj.
Vlenë për t’u theksuar se Monografia është e ndarë në
disa kapituj: 1. Kontribuesit në AVK “DRITA”, në Kreuzlingen, ku përveç
anëtareve dhe anëtarëve të ansamblit, ka shënime të mjaftueshme edhe nga
intelektual, gazetar e shkrimtarë të cilët në njëfarë mënyre kanë qenë të
ndërlidhur me veprimtarinë dhe sukseset e Ansamblit DRITA,2.
Bashkëpunimi me shoqata simotra në Zvicër, është kapitull që plotësohet edhe me
ilustime dhe me fotografi të shumta të veprimtarisë epjesëmarrjes nëpër
Festivale e Aktivitetetë përbashkëta me Shoqatat simotra që veprojnë kudo në
Evropë, veçmas me ato që veprojnë në pjesën e Zvicrës Lindore,3.
Sponsorët, përkatësisht miqtë e Ansamblit
të Këngëve dhe Valleve “DRITA”, janë ato e ata që si arteriet e gjakut kanë
mundësuar financiarisht e teknikisht e fizikisht për të gjitha aktivitetet e
ansamblit, 4. Shtypi dhe Mediat, janë
pasqyra më e mirë e veprimtarisë së këtij Ansambli, por ajo që bie në sy, janë
shënimet e gazetarit Rexhep Rifati, i cili si askush tjetër ka përcjellur
shumicën e aktivitetve, koncerteve dhe përvjetorëve që ka zhvilluar, mbajtur e
festuar ky Ansambël,5. Fotoalbumet nga aktivitetet e ndryshme janë dëshmi
shtesë e këtij argumentimi artistik, prandaj mendoj se pa këtë kapitull
faktografik, kjo monografi nuk do të dilte kaq e kompletuar dhe kaq artistike. Vlenë
të thuhet se kolazhi i fotografive, (të gjitha me ngjyra), janë dëshmia
më e mirë e gjithë veprimtarisë kulturore e artistike të Ansamblit,6. Lidhja e
Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptar (LAPSH), në Kantonin Thurgau, është pasqyrë tjetër
dhe e mirë edukative e arsimore që është bërë në këtë Kanton, ku njëri nga
veprimtarët më të dalluar është vet autori i Monografisë, z. Haradin Gashi, i
cili bashkë me veprimtaritë tjera, dhe tashmë edhe me botimin e këtij libri sa
Monografik po aq historik e artistik, ka tërhequr vëmendjen e shoqërisë dhe
komunitetit të këtushëm, prandaj gëzon respekt të gjithanshëm dhe nga të gjitha
anët.
Monografia është botim i Ansamblit DRITA, kurse është
realizuar nga Shtëpia Botuese, “Lena Graphic Design”, Prishtinë 2022.
St. Gallen, 25 shtator 2022.
Shefqet DIBRANI