Kulturë
Lekë Mrijaj: Takim me shkrimtarin Nasi Lera dhe promovimi i librit të Mikel Gojanit
E diele, 25.09.2022, 07:20 PM
Sot, në Klinë është mbajtur një Takim letrar me shkrimtarin nga Tirana, Nasi Lera dhe është promovuar libri “Poetika e prozës së Nasi Lerës” i autorit Mikel Gojani
Shkruan:
Lekë Mrijaj
E
shtuna e sotme për kulturdashësit klinas mbetet një ditë e veçantë dhe e
paharrueshme, pikërisht një ditë madhore, ku është mbajtur një takim letrar me
shkrimtarin unik e të papërsëritshëm të
proz?s shqipe, Nasi Lera dhe promovimi i librit: “Poetika e prozës së Nasi
Lerës” i autorit Mikel Gojani.
Kjo
ngjarje është mbajtur në sallën e kuvendit komunal të Klinës, ku mikpritja për
shkrimtarin e mirënjohur nga Tirana u shoqërua me një pjesëmarrje të mirë nga
kulturdashësit dhe admiruesit e krijimtarisë dhe proz?s poetike të Nasi Leros,
shkrimtar bashkëkohor e autor i shumë librave me tregime dhe romane, të cilat
vepra edhe shumë prej tyre janë përkthyer në gjuhë të huaja botërore.
Njëkohësisht gjatë këtij takimi është bërë edhe promovimi i librit “Poetika e
prozës së Nasi Lerës” i autorit dhe shkrimtarit të mirënjohur shqiptar, prof.
Mikel Gojanit, i cili veç tjerash
dallohet për mjeshtërinë dhe stilin e tij të veçantë intuitive duke reflektuar,
trajtuar dhe analizuar përmbi tre dekada në mënyrë profesional e mjeshtrore
poetikën e proz?s së N. Lera, e qe edhe e ka titulluar librin e tij me
emërtimin e sipërpërmendur.
Moderimin
e këtij takimi letrar dhe të promovimit të librit e shpalli të hapur
moderatorja, znj. Jehona Gashi, e cili foli në mënyrë kronologjike për
biografinë dhe krijimtarinë e shkrimtarit Nasi Lera si dhe për librin e
autorit, Mikel Gojani.
Përveç shumë të pranishmë e tjerë morën pjesë edhe kryesuesi i asamblesë
komunale, Fadil Gashi, zv/kryetarja, Marqe Tanushi-Selmanaj si dhe krijues të
mirënjohur nga Prishtina, si Nazmi Rrahmani, Ibrahim Kadriu e Ramadan Mehmeti,
krijues nga Gjilani, Dardana, Mitrovica, Gjakova, Obiliqi, Vushtrria, Peja,
Istogu, Vitia, Rahoveci, Klina etj.
Me
nga një fjalë rasti në këtë takim letrar dhe promovim libri është paraqitur
edhe zv/kryetarja e pushtetit lokal të Klinës, znj. Marqe Tanushi-Selmanaj.
Ndërsa drejtoresha e kulturës, znj/sha Fatjona Gashi në emër të DKRS-së, për
kontributin madhor në krijimtari i ndau një mirënjohje shkrimtarit, Nasi Lera,
po
ashtu ishte edhe studiuesi mitrovicas, Halit Barani i cili i dhuroi bustin në
miniaturë të Legjendarit Adem Jashari dhe kompletin e librave të tij.
Takimi
është realizuar nën patronazhin e komunës, që kryesohej nga panelistët
referues: prof. Anton Nikë Berisha, shkrimtari, Nazmi Rahmani, prof. Sabit
Rrustemi, prof. Prend Buzhala, prof.
Nexhat Rexha, prof. Hajdin Morina, poligloti, Elvi Sidheri të cilët para të
pranishmëve reflektuan me analiza, vështrime e studime rreth shkrimtarit, Nasi
Lera dhe librit monografik të prof. Mikel Gojanit, të cilët ndër tjera
vlerësuan lartë takimin letrar me Nasi Lerës dhe librin e autorit (të
artikuluar nga Mikel Gojani), si një punimin ekselent dhe tejët të kompletuar
qe do të mbetët si trashegimi për lexuesit dhe brezat letrarë.
Paraprakisht
qe në fillim me një fjalë rasti është paraqitur autori i librit Mikel Gojani i
cili foli për leximet dhe studimet e pergjithshme të veprave të Nasi Lerës.
Ndërsa
fare në fund e mori fjalën edhe Nasi Lera, i cili foli për fillet e para të
jetës dhe familjen dhe shtegëtimin e tij në udhët e krijimtarisë së përgjithme
letrare shqiptare.
Disa
herë me recitale poetike të shkruara nga Nasi Lera, është paraqitur aktori
kosovar, Ismet Krasniqi-Lala i cili me recitalet poetike është mirëpritur mirë
nga të pranishmit e kësaj ngjarje kulturore të ditës së sotme. Libri “Poetika e
prozës së Nasi Lerës” u përcoll dhe ka zgjuar interesin e të pranishmëve për
nga stili dhe mënyra e të shkruarit.
Në
fund të kësaj ngjarje të promovimit të gjithë patën mundësinë nga autori i librit të marrin nga një kopje
të librit i cili libër do të shpërndahet nëpër shkolla dhe bibloteka të
ndryshme mbarëshqiptare duke u bërë pjesë e botës së letërsisë shqiptare.