Kulturë
Poezi nga Bajram Canameti
E marte, 20.09.2022, 07:00 PM
BAJRAM CANAMETI
SHKODRËS
Shkodër
shenjtore, me adhurim
Të
përkulem, si përpara një tempulli,
Me
trimëri e kulturë u ngrite në ngadhënjim
Shekull
pas shekulli…
Gjëmimet
vijnë nga lashtësia,
Për
kohët e mëvonëshme, gjer sot,
Shoh
Oso Kukën nga Vranina
Që
veten hedh në erë në kullën me barot…
Dhe
sa e sa luftëtarë e trima të besës
Dhe
sa luftëra e therori…
Për
të mbetur ti, qytet i qëndresës,
Me
kalanë hijerëndë si stoli…
Dhe
sa e sa burra të penës,
Fishta,
Migjeni, Koliqi, Camaj,
E
gdhendën dhe e mbruajtën me afsh të
zemrës,
Atë
që ke më të bukur, ku ndrit lavdia e fama…
ADEM JASHARIT
E
vështirë të gjendet fjala për ty,
Para
guximit tënd fjalët dridhen,
Se
ti lirisë i dhe rini,
Dhe
Kosovës i dhe emblemën…
Ti
gen fisnik iliro-dardan,
Ardhë
nga legjendat mitike,
Tani
mbi truallin tënd fytyrën mban
Njomur
si me frymë biblike…
MATIT
Gurrë
e historisë buron nga rrënja e Arbnisë
Dhe
palca e shqiptarisë që ndodhet në asht
Flasin
për emrin tënd:MAT!
Dhe
malet që prekin qiellin,
Fushat,
kodrat dhe lumenjtë,
Emrin
tënd rrëfejnë…
Në
Gur të Bardhë e Stelush
Në
Komsi e në Laç- Bruç
Në
Bajrak të Rranzës e në Gurrë
Prej
Ceruje gjer në Lurë
Ku
hedh hapin gur më gur,
Shoh
gjurmën e Skënderbeut
Dhe
të sa luftëtarëve
Si
amanet i të parëve…
Shoh germat e gjuhës shqipe
Në
gjoks malesh, tempull drite,
Shoh
kuvendet e Arbërisë
Mendjen
e ndritur të fisnikërisë…
Dhe
sa e sa gjeneralë,
Poetë,
shkrimtarë, intelektualë
Të
diamanteve kristalë…
MOS HARRONI ATA
Në
pellgun e krimit, projektuesit e botës mizore,
vranë
fisnikërinë e botën e donin kasaphanë,
që
shkatërruan njeriun dhe sa njerëz vranë,
ata
që ishin vëllezër me satanë,
që
përmes mashtrimit, ndërtuan rrathë aligerianë,
ata
s`duhen harruar;por gjithnjë duhen kujtuar
si
një ëndërr e ligë, e trishtuar,
që
s`duhet përsëritur, dhe për të mos e parë më,
syçelësia
duhet të mos jetë e venitur…
IKJE…
Si
zogj shtegëtarë ikën rinia,
Larg
nëpër vendet e botës,
Dhe
ra në viset e mia
Hija
e përvëluar e lotit..
Tani
në fshat, një kanatë
Dridhet
si fletë aeroplani,
Nga
era përplaset me inat
Dhe
thërret:Djem, ku shkoni!?…
Veç
shurdhëri…arat pa punuar,
Ca
pleq që u dridhen duart,
Lart
ngrihen, kryet duke kreshpëruar
Zgjaten
ferrat te muret…
Si
zogj shtegëtarë në vise të tjera
Ikin
djemtë, vajzat,
Zemra
e uritur, e mjera
Gati
sa nuk plaset….
MESAZH QIELLOR
Dridhet
toka, malet kreshpërojnë
Drurët
e pyjeve fërgëllojnë,
Mëngjeset
vijnë dhe shkojnë
Dhe
mbrëmjet lotojnë….
Nga
mendja ime një mesazh
E
çoj për të vuajturit në botë,
Edhe
kur qielli përvëlon si saç,
Edhe kur është i qëruar, i plotë…
Malet
qëndrojnë, drurët gjelbërojnë,
Dielli
ndrit, lumi rend i mrekulluar,
Sikur
më thonë, sikur më ngushëllojnë
Se
mesazhin e kanë çuar…
NË KËTË BOTË…
Në
këtë botë të mbarsur me prapësitë,
Ku
mbajmen hajnat dhe vallëzojnë ligësitë,
Ku
pabesia, së vërtetës i bën pritë,
Të
ngjan se humb diçka nga vetja çdo ditë…
KUNATËS SIME QË IKU NË
AMSHIM
Në
parajsë si mjellmë e bardhë në fluturim
Ti
ike dhe prapa le trishtim…
Tani
nga dhimbja, rënkimi, si rreze dielli në ujë
Përvëlon
dhe ndrit kujtesën për ty…
Se
ti Mira, ishe e mirë, edhe kur, sa brenga
Sa
halle, pengesa, e ato që s`i doje,
T`u
afruan si mur i pakapërcyeshëm,
Por
merimangat e zilive i dogje
Me
guximin tënd të virtytshëm.
Ti
ike, Mira e mirë, si një fjalë që shuhet në ajër
Si
një lule përcëlluar nga cikna,
Por
nuk e dite sa i hape plagët
Për
nuset e djemtë- xhevahira….
Tani
atje në Parajsë
Unë
besoj se ke një vend,
Një
ditë atje do jemi bashkë
Si
një dhimbje që në shekuj rend…
FJALË
E FUNDIT
Fjalë
e fundit mbetet shpresa
Kur
shtrin dorën drejt besimit
Porse
shpresa ndrit si vesa
Nëpër
udhën e mendimit…
Sepse
vesa ka ftohtësi
Edhe
shpresa mban dyshimin,
Por
ti rend përsëri
Dhe
nuk humbet besimin…
Kështu
mbetet fjalë e fundit
Kur
s`e mëson fjalën e parë,
Nëpër
ecje drejt askundit
Rendim
shpesh si qyqarë….