Kulturë
Anton Marku: Në emër të lirisë
E marte, 20.09.2022, 06:48 PM
Anton Marku
NË
EMËR TË LIRISË
(Vdekje fashizmit!)
Me
sa mbaj mend unë
Në
lagjen tonë
Gjithmonë
është folur për luftën
Kur
gjakrat ndizeshin
Na
mjaftonin tri pika
Për
të vazhduar tutje
Gjyshërit
tanë
Çdo
herë gjenin diçka
Që
t’i shtonin së djeshmes
Që
e sotmja të mos ishte
Ashtu
siç ishte
Një
ditë
Historinë
e lidhëm për një hu
E
vetë dolëm në oborret e fqinjëve.
HËNA E SË HËNËS
Sapo
përfundoi së lexuari
Librin
e prejardhjes
Vendosi
ta shëroj historinë
Fillimit
i grisi tri faqet e para
Mesit
i shtoi katër beteja të paqena
Fundit
i hoqi skenat me flamuj të bardhë
Në
prapavijë vendosi
Ata
që mbanin shpirtin gjallë
Me
kafe turke
Pas
dorëzave të bardha
Fshehu
fytyrën
Para
mesnatës
Në
ditën e parë të javës
Atdheut
iu zgjat rrethi i syve
Një
gjysmë e trupit
Nuk
po i bindej më
Gjysma
tjetër
Endej
maleve të prera
Pa
rojtarë
Mos
qoftë kush
Në
lëkurën e tij
Kur
deti të nisë
Të
hajë tokën.
‘‘ARMIKU I POPULLIT’’
Së
pari u shtuan pshtymagjinjtë
Pastaj
lehësit e orëve të vona
Kapërcyen
përroin e lagjes
Majë
plehu u ngjitën shpifësit
Për
të ushqyer gojët e këqija
Një
mëngjes i gjuajtën dyert me gurë
Të
nesërmen nën prag i hodhën një letër
Në
mbrëmje ia helmuan qenin
Pas
mesnate i hynë në oborr
Dhe
e varën në mes të dhomës
Pa
i thënë asgjë
Pse
nuk i tha askush
Faji
i tij i vetëm:
Ishte
fqinj me ujq
Për
të
Në
burg nuk shkoi askush.
FRYMËMARRJE
Në
njërën prej atyre ditëve
Që
mbahen mend gjatë
U
ktheva vijave të jetës
E
pashë veten duke lindur
Duart
e nënës
Të
mbjella në djep
Një
shami të bardhë hedhur flokëve
Diçka
më tha
Se
kisha qëndruar
Tri
stinë fshehur në bark
Para
se ta gjeja
Copën
e qiellit tim në tokë
Në
këmbë u ngrita
Pa
më parë askush
Nga
dhoma dola
Më
i vogël se sa hyra
Trupin
tim e pyeta
Nëse
ia ka vlejtur
Gjithë
ato djersë
Të
nesërmen
Ëndrrës
iu shqye pëlhura
Duke
u fërkuar
Në
murin e pendimit
Unë
drejtova sytë
Andej
nga lulet rriten natën
Mijëra
frymë larg.
NJERËZIT ME DY HIJE
Kokat
që jetojnë vetëm nga buka
Liria
i braktisë që në fillim të ëndrrës
Në
botën që ecën ata zvarriten përgjumshëm
Fshehur
puplave të veta
Si
falltarë që përqeshin jetën
Peshoreve
masin thellësinë e asgjësë
Të
burgosurit vazhdojnë të rrinë zgjuar
Derisa
rojet flenë.
Vjenë, 17.09.2022