Kulturë » Kozeta
Kozeta Zylo: Shkolla Shqipe “Alba Life” në Bronx filloi vitin akademik
E diele, 18.09.2022, 06:33 PM
Shkolla Shqipe “Alba Life” në Bronx filloi me plot sukses vitin akademik 2022-2023
Nga
Keze Kozeta Zylo
Në
një ditë të dielltë që të lëbyrte sytë mësues, prindër, gjyshër, nxënës u
mbodhën të gëzuar grup-grupe para shkollës për të filluar orët e mësimit shqip,
në mjediset e Qendrës “Illyria” siguruar nga z.Mark Gjonaj “Nderi i Kombit”.
Në
hyrje të shkollës para banderolës ishin varur tullumbacet me ngjyrat kuq e zi,
simboli i Flamurit Kombëtar, përgatitur nga znj.Arta Xhaferri, koordinatore e
shkollës në Bronx.
Shumë
prej tyre takoheshin me mall dhe bisedonin për pushimet e verës. Ata njiheshin
dhe ishin bërë miq në bangat e shkollës të familjes së madhe “Alba Life”. Dikush kishte komunikuar me shokun dhe shoqen
e tij, disa kishin ardhur për herë të parë, si psh një vajzë e kishte emrin
Qershizë, sa emër i bukur, por sidoqoftë ata po lidheshin shumë shpejt sikur
njiheshin prej kohësh, sepse bota e fëmijëve është e magjishme. Ja më tha gjyshe Dhurata Maleshka që vjen
shumë e rregullt për të sjellë mbesën me emrin Ema në shkollë, ne mezi po
prisnim për të filluar mësimin shqip.
Përvoja juaj e ka shtuar shumë reputacionin dhe seriozitetin e këtij
misioni kombëtar.
Drejtori
dhe themeluesi i Shkollave Shqipe “Alba Life” në gjithë Nju Jorkun dhe në
Online z.Qemal Zylo i përshëndeti të gjithë të pranishmit dhe iu uroi atyre
mirëseardhjen dhe punë të mbarë. Z.Zylo
prezantoi djalin me plot perspektivë, z.Enes Basha i cili iu bashkua stafit të
Shkollës Shqipe “Alba Life”. Ai
prezantoi Asambleisten e shtetit të Nju Jorkut znj.Natalia Fernandez e cila na
nderoi me pjesëmarrjen e saj në ceremoninë e hapjes. Asambleistja Fernandez shoqërohej nga z.John
Zaccaro i cili shpreson se së shpejti do të ketë një ulëse në Parlamentin e Nju
Jorkut. Zonja Fernandez pasi falënderoi të
gjithë mësuesit, nxënësit, themeluesit tha se Nju Jorku ka shumë komunitete dhe
fliten mjaft gjuhë të ndryshme pothuajse
nga e gjithë bota. Në se ne do të kishim
një shkolle në spanjisht si shkolla shqipe “Alba Life”, unë do ta dija dhe më
mirë spanjishten, pasi prindërit e mi kanë emigruar nga Kuba. Mbajeni fort gjuhën tuaj, gjuhën e të parëve,
kulturën, historinë, traditat pasi Amerika i cmon dhe i vlerëson shumë, ju e
bëni atë dhe më të pasur. Mësueset Mirvete Krasniqi Veselaj, Dr.Manjola Duli,
asistentet dhe ndihmëset si Davida Hasanaj Drilona Sadikaj, Kendra Duli etj kujdeseshin
për nxënësit dhe mbarëvajtjen e tyre në shkollë. Grupi i valltarëve intepretuan mjeshtërisht
Vallen e Pavarësisë së Kosovës, ndërsa Erza Shala dhe Leon Gashi intepretuan
poezinë për Mëmëdheun nga Cajupi dhe O Flamur Gjak o Flamur shkabë nga Fan Noli.
Prindërit
dëgjonin me nostalgji Mëmedheun e Cajupit dhe tek sytë e ndonjerës shikoja që
nga faqet I rrokulliseshin lotët e mallit, sepse Atdheu është mall që djeg e
përvëlon si në këtë poezi:
Mëmëdhe
quhet toka/ ku më ka rënurë koka/ ku kam dashur mëm'e atë/ ku më njeh dhe gur'
i thatë/ ku kam pasurë shtëpinë/ ku kam njohur Perëndinë/ stërgjyshët ku kanë
qënë/ dhe varret q'i kanë vënë/ ku jam rritur me thërrime/ ku kam folur gjuhën
time/ ku kam fis e ku kam fare/ ku kam qeshur, ku kam qarë/ ku rroj me gas e me
shpresë/ ku kam dëshirë të vdes.
Dita
e shtunë ishte një ditë tejet mbresëlënëse, e suksesshme dhe si cdo ditë e parë
e shkollës në kujtesën e nxënësve do të mbahet mend përgjithmonë.
Urime
të dashur nxënës, mësues dhe prindër të Shkollës Shqipe “Alba Life” Ambasador i
Kombit dhe kudo në botë ku mësohet shqip!
Paci
bekimin e Zotit për këtë mision të përbashkët Kombëtar!
Gjuha
Shqipe na bashkon!
17 shtator, 2022
Bronx, New York