Kulturë
Fatmire Duraku: Një përjetim poetik i rrallë për Isa Boletinin
E shtune, 10.09.2022, 06:57 PM
Një përjetim poetik i rrallë për Isa Boletinin
Nga
Fatmire Duraku
Çerkin
Ibishi është i njohur për lexuesit tanë. Ai me vjet raportoi për gazetën
Rilindja, për ngjarjet e ndryshme që ngjanin në rejonin e Mitrovicës. Në të
njëjtën kohë herë pas here shkroi dhe poezi, për fëmijë dhe për të rritur.
Tashmë ai doli para lexuesve me librin Monolog me Isa Boletinin. Libri, përveç
shkrimit për heroin tonë kombëtar, sjell edhe shkrime për rrënjët Ilire, Mister
në Tomor dhe Tepelenë, Gjyteti etj. Libri ndahet në ciklet Ilirike, Etnike,
Humbja dhe miti, Lirike, Drita dhe dashuria për ta përfunduar librin me poezinë
Poemë.
Çerkin
Ibishi në vëllimin “Monolog me Isa Boletinin” ka një stil të veçantë poetik, që
përkon lirshëm me realitetin, me frymën lirike të shprehjes, nis nëpër kohë e
rrethana historike të hershme deri te fryma e motivit të ligjërimit lirik për
jetën dhe të bëmat e përditshmërisë.
Libri
nis me poezinë “Rrënjë Ilire” që jap të kuptojmë se lidhet me truallin e etnisë
në kohë të hershme. Aty shpreh realitetin e historisë Iliriane që zhvillohet me
frymën e Trojës dhe qytetërimin në Evropë.
Në
fakt, këtu trajton edhe motivin e mistereve në trojet shqiptare. Ecjen nëpër
etni e fillon me figurën e Isa Boletinit, heroit kombëtar, strategut legjendar,
luftëtarit të paepur që tërë jetën ia kushtoi atdheut me idealin e përhershëm
për çlirimin nga pushtuesi. Me këtë rast zhvillon një monolog me Isa Boletinin,
tashmë i skalitur në bronz, ëndërron në sheshin e Lirisë me shikim nga veriu që
përherë kalonte 87 trimëri, dhe tash vigjilon Koritën e Gurit majë majës së
Sokolit dhe sikur dëgjon tronditjen e kullës dhe fërshëllimën e gjyleve të
topave ndërsa me shikimin andej kah ura shpreh guximin luftarak me kalorësit e
Lirisë.
Temat
dhe motivet kapin edhe mitet e krijuara në truallin e Kosovës, të Dardanisë së
hershme, gjendjen e tanishme të këto troje dhe motivin social. Përkushtim të
veçantë u bënë luftëtarëve të Lirisë dhe trimërisë që treguan prijësit
legjendar deri në vetëflijim (familja Jashari me në krye komandantin legjendar
Adem Jasharin). Disa nga poezitë të shkruara në vitet e rinisë, por edhe
përkujtimet nostalgjike për vendlindjen . Në këtë kontekst edhe një rrëfim
legjende pasuron modusin e rrëfimit në vargje. Nostalgjinë që shpreh ndaj
trimave e portretizon si një mishërim në pozicionin e punëtorit në barkushet e
nëntokës që sakrifikon për veten dhe familjen. Vëllimi është një ligjërim
poetik me vargun sa i lirë aq edhe i rimuar dhe melodik.
Libri
i përkushtohet Babait Rrahim Nimon Ibishi, minator i devotshëm dhe nënës Arife
Doroci - Ibishi, bujare e trimëreshë, - me dashuri të përjetshme.
Botimi
i ka 94 faqe dhe është Botuar nga Shtëpia Botuese FAD, Prishtinë, 2022.