Kulturë » Kozeta
Kozeta Zylo: Kujtojmë Martirët e Gjuhës Shqipe
E marte, 06.09.2022, 06:19 PM
Kujtojmë Martirët e Gjuhës Shqipe
Nga
Keze Kozeta Zylo
Ç’i
kanë punuar Gjuhës shqipe armiqtë e vendit tënë!…
Është
nga kombëtarët e vjetër dhe shumë të vuajtur, prandaj e ka zemrën e çeliktë.
Plaku quhet At Stath Melani. Shtëpinë ia dogjën barbarët grekë, po At Stath
Melani dëshiron të rrojë në kasolle po vetëm në Shqipëri të lirë ku të valojë
Flamuri i Skënderbeut.
Mihal
Grameno per At Stath Mevlanin
Kur
lashë Atdheun…me vehte mora nje copëz shqipërie që shndrit nga veprat më të
epërme të Kombit. Sot përkujtoj AT STATH MEVLANIN që udhëheq me shëmbullin e
Tij si atdhetar dhe mësues model i kohës.
E
përkujtoj jo thjesht me një status në F/B, por me misionin për t’i njohur
nxënësit e Shkollës Shqipe “Alba Life” në New York me figurat më të ndritura të
kohës.
At
Stath Mevlani lindi në fshatin Melan të Përmetit në vitin 1858. Ne Stamboll u
lidh me patriotë si Jani Vreto, Sami Frashëri, Hasan Tahsini, Pashko Vasa, Said
Toptani etj.
Ai
shpërndau libra në gjuhën shqipe nen fshehtesi te pernadorise anadollake
osmane.
Ai
u shugurua Prift vetem t’i sherbente ceshtjes kombetare pasi pa me syte e tij
masakrat te andarteve greke. Kur u kthye nga SHBA ai hapi shkolla shqipe dhe
vazhdonte te jepte meshe ne gjuhen shqipe ne kisha ne Permet dhe me gjere.
Andartet
greke gjithmone e kishin ne shenjester plakun mjeker bardhe per punen e Tij dhe
perhapjen e Gjuhes Shqipe, te cilet pohonin se Zoti flet vetem greqisht dhe jo
shqip.
Ceta
e krijuar nen emrin e tij kunder Kongresit famekeq te Vorio Epirit, me 1914
beri qe shovinistet greke te digjnin dhe te masakronin popullsine e pafajshme
te Jugut deri shtepine e tij dhe me arrestime te familjes.
At
Stath Mevlani hapi shkollat shqipe dhe sensibilizoi mbare opinionin kombetar
per mesimin e Gjuhes Shqipe.
Ai
nuk pranoi te rrinte ne rehatine e Amerikes, por u kthye me misionin per hapjen
e Shkollave Shqipe dhe ja arriti ne vitin 1917.
Mihal
Grameno në librin “Kryengritja Shqiptare” shkruan: “Vetëm një plak i thinjur me
leshrat dhe mjekrën e bardhë qëndron përjashta mbi vapor duke vështruar përpara
dhe përpara. Fytyra e qeshur dhe simpatike tregon që plaku është i kënaqur nga
udhëtimi. Ku e ku një nënqeshje shfaqet në buzët e tij dhe nga gëzimi fërkon
duart. Duket që frika, tmerri dhe dëshpërimi nuk gjejnë vend në zemër të
plakut. Nuk gjejnë se plaku është nga pleqtë e Shqipërisë. Është nga kombëtarët
e vjetër dhe shumë të vuajtur, prandaj e ka zemrën e çeliktë. Plaku quhet At
Stath Melani. Shtëpinë ia dogjën barbarët grekë, po At Stath Melani dëshiron të
rrojë në kasolle po vetëm në Shqipëri të lirë ku të valojë flamuri i
Skënderbeut. Zoti i mbushtë dëshirat dhe e shpëntë shëndoshë luftëtarin At
Stathi, një nga pleqtë kombëtarë të Shqipërisë”.
Patrikana
greke dhe armiqte e vrane ne pabesi ne prag te Krishtlindjeve duke e bere
trupin e tij copa, copa.
Martirët
e Gjuhës Shqipe do të ngelen përherë në zemrat e popullit shqiptar.
Shtator,
2022
New
York