Kulturë
Albert Zholi: Vajza që vuan dashurinë e një greku aventurier
E merkure, 31.08.2022, 06:56 PM
VAJZA QË VUAN DASHURINË E NJË GREKU AVENTURIER
Nga
Albert Z. Zholi
Ajo
rrinte te shkallët e spitalit të fëmijëve në Athinë, me djalin e vogël,
gjashtëvjeçar në prehër. Fëmija, me këmbën e djathtë në allçi, kish rënë në
përhumbje.
-Mami,
më dhemb shumë këmba-u ankua ai, si i dalë nga një ëndërr.
-E
di mor bir, po do të kalojë. Pas disa ditësh do të bëhesh mirë, do ecësh e do
të lozësh.- i thotë e ëma, Ajo ishte shumë e re për të qenë nënë.
Kisha
shkuar në atë spitalë-fëmijësh për të vizituar fëmijën e një miku. I afrohem
gruas së re me fëmijë dhe i them:
-Mos
kini nevojë për ndihmë?
Nënë
e bir ngritën kokat e më pane me vëmëndje.
-E,
ç’ndihmë do të na japësh ti ne?-foli gruaja me një lloj mosbesimi.
-Atë
e dini ju, por unë e ndjej si detyrë morale që të ndihmoj njerëz fatkeqë, aq më
tepër patriotët e mi.
-Ikë
or vëlla dhe faleminderit. Ndihma që duam ne nuk mund të na e jape asnjë-dhe
lotët i rrodhën si çezmë.
-Nuk
mund të iki pa ju ndihmuar-këmbëngula.
Fshiu
lotët e më pa me vëmëndje.
-Dukesh
njeri i mirë, por ç’të të them. Nuk kam njeri për të lajmëruar e as shtëpi ku
të shkoj.
-Të
lajmëroj burrin-thashë me nxitim.
-Cilin
burrë?
-Të
lutem mos u tall!
-Nuk
tallem o njeri i mirë, po vuaj zararet e rinisë. Erdha tetëmbëdhjetë vjeç në
Athinë. Thëllëzë mali isha. E bukur, e re, e fortë, plot energji. E virgjër.
Sot jam njëzetë e gjashtë. Erdha me tezen se ajo ishte familjarisht këtu.
Prindërit më dërguan me mëdyshje, por ishim keq ekonomikisht. Nisa punë në një
pastiçeri. Pronari ishte një 30-vjeçar i pamartuar. Pas gjashtë muajsh nisi të
më ngacmojë. Nuk rezistova dot më. I pasur, me shtëpi, simpatik… të gjitha këto
i mendoja çdo çast. Pas pesë muajsh lidhjesh me të mbeta shtatzënë. Kur ia
thashë nuk donte ta besonte. Më tha që ta hiqja me ç’do kusht fëmijën. Nuk
pranova. Atëherë ai më pushoi nga puna. Tezja më tha: vendi yt është te burri
dhe ma mbylli derën. Nisa të punoj nëpër shtëpira.. kur Linda nuk më erdhi
askush përveç një shoqeje-shkolle, që ishte këtu me familjen. Edhe sot e kësaj
dite greku nuk i bëhet për baba fëmijës. Para njëzetë ditësh djali ra nga
biçikleta. Pagova qimet e kokës, por humba edhe punët. Shtëpinë s’kisha me se
ta paguaja dhe e zonja më zboi. Tani jam vetëm pa asgjë. Prindërit më kanë bërë
hasha. Të kisha mundësi që të më dëgjonin të gjitha vajzat do t’ju thoshja:
“Mos
u gënjeni nga fjalët e bukura! Ato s’ju kanë hije burrave të vërtetë! Besoni te
meshkujt serioz dhe fjalepake”...dhe lotoi. Cili ishte faji i saj?! Ku të con
varfëria!
Kush
më vjedh kuletën, më vjedh dicka pa rëndësi. Paratë ishin të miat, u bënë të
tijat, ato janë skllave edhe të shumë të tjerëve të etur për përfitime të
padrejta tinzare; por kush më merr nderin padrejtësisht, me mashtrime dhe lajka
të pështira , më vjedh dicka hyjnore që atë vetë nuk e pasuron, por mua më le
më të vërtetë të varfër në ZEMER, SHPIRT .