E diele, 28.04.2024, 07:02 AM (GMT+1)

Kulturë

Atdhe Geci: Fara e Arbërit

E shtune, 27.08.2022, 03:35 PM


FARA E ARBËRIT

Zeusi qeleshe bardhë  prej pellazgjie

ish  mbret  stërgjysh i pellazgoilirisë

ai ish zot i erërave, i reve i vetimave

kryzot i një populli  shumë të zgjuar!

Edhe në kohë të dhimbjeve të mëdha

thellë në zemër të kohërave të lashta

çamërit qenë të aftë të krijojnë vepra

dhe bukën ta fitonin  nga fusha e deti.

Me fara  pemësh  e  kulturuan  tokën

të mos ua shkelë stuhia  dhe  as lufta

në rrudha të lisit  shkruanin kujtimet

e nëpër gurë  i  gdhendnin mendimet.

Ipet e Epirit quhen popull qytetërues

ata njerëzimit  i  dhanë njëperëndinë

çami e di  se si mblidhen yjet bashkë

dhe di të gardhon vargjet nëpër libra.

Çamëri, të këndoj  me zanoret më të

përbëra të kohës, me tingujt  e  tu të

mbjellur  aty  tek “Tre  gurët  e Zes”,

çamët e rilindin veten në djepa ulliri!...

Atdhe Geci - Dortmund, 2022



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora