Kulturë
Gjon Keka: Familja fisnike arbëror Bokali që la gjurmë brenda oborreve mbretërore
E enjte, 18.08.2022, 07:16 PM
Familja fisnike arbëror Bokali që la gjurmë brenda oborreve mbretërore
Nga
Gjon Keka
Historinë
e Arbërisë e kanë zbukuruar më së tepërmi familjet fisnike si ajo e Kastriotëve,
Dukagjinëve, Spanëve dhe kjo për të cilën po shkruaj pra e Bokalëve si dhe
shumë familje fisnike tjera që lanë gjurmë përgjatë epokave e proceseve
vendimtare duke qenë kontributor e frytdhënës të atyre epokave historike.
Edhe
familja fisnike Bokali me prejardhje nga Arbëria e cila pas pushtimit otoman
emigroi në Vendik. Një nga fisnikët e kësaj familje i quajtur Konstantin Bokali
mbante kurorën e shën Mikaelit nga Françesku i I-rë mbreti i frankëve.
Nikollë
Bokali pas emigrimit në Venedik shërbeu në ushtrinë e atij vendi për një kohë
të gjatë, ai u martua me Katarinën të bijën e Arianit Komnenit të cilën u
bekuan me dy fëmijë: Manolin dhe Konstantin,
ky i fundit u dha në një moshë të re në shërbim tek Konstantin Komnenin
i cili ishte kapiten gjeneral i Selisë së Shenjtë.Më pas u dërgua tek oborri i
Françeskut të I-rë i cili udhëhoqi ushtrinë dhe veshi petkun brenda shërbimit
të oborrit Mbretëror.Ndërsa Manoli u dërgua në shërbim tek oborri i perandorit
Maksimilian dhe aty shërbeu një kohë të gjatë. (H.B., Du Cange, 1680)Duke patur
pakë të dhënë për këtë familje që kanë lënë gjurmë dhe kanë kontribuar aty ku
kanë vepruar e jetuar duke u bërë kështu emra të famshëm e udhëheqës brenda
oborrëve mbretëore për nga talentet dhe afëtësit e vizionin e tyre.
Shembulli
i famlijes fisnike Bokali si dhe i shumë familjeve tjera arbërore tregon që
arbërorë kudo jashtë atdheut të tyre që shërbyen ishin frytëdhënëse dhe me
talentet e urtësinë e tyre drejtuan ushtri, universitete, akademi kolegje,
drejtues brenda oborreve mbretërore etj.„Simboli apo stema e familjes fisnike
arbërore të Bokalëve janë dy luanë përballë njëri-tjetrit, duke mbajtur një shpatë së bashku.”