Kulturë
Jahja Drançolli: Letër e rrallë autografike e Skënderbeut (8 gusht 1451)
E hene, 08.08.2022, 07:18 PM
571 vjet më parë (8 gusht 1451): Letër e rrallë autografike e Skënderbeut dërguar Bujarisë së Republikës së Sienës në Itali!
Nga
Jahja Drançolli
Letra
autografe në fjalë njihet si një nga 10 letrat autografike (të firmosura) nga
dora e vetë Skenderbeut, të cilat u ruajtën në arkiva të njohura të botës
(Romë, Venedik, Milano, Napoli, Paris, Dubrovnik, Zagreb...). Kjo letër
autografe, e shkruar me shkrimin humanist të kohës në latinisht dhe italisht,
është një fragment i shkurtër nga një histori madhore. Ky dokument i çmuar i
dërguar nga Lazri, abati i Arbrit, ishte shkruar në një karton të zakonshëm
pambuku (bombagine) të kohës dhe siç shihet nga faksimili, në të dy anët e
fletës (folio) ruhen shenjat e vulës (sigillum) të Skënderbeut, i cili mban
datën 8 gusht 1451. Ndërsa letra në fjalë arriti në duart e Bujarisë së
Republikës së Sienës më 13 shtator 1451!
Burimi:
Archivio di Stato di Siena