Kulturë
Jahja Drançolli: Besa për Nënë Terezën
E hene, 15.08.2022, 07:14 PM
Jahja Drançolli:
BESA
për Nënë Terezën ishte ndër çështjet më të rëndësishme të trashëgimisë sonë
shpirtërore: Unë jam shqiptare me origjinë, por kam jetuar me prindërit e mi në
Jugosllavi!
BESIMI
për Nënë Terezën ishte ndër çështjet më të rëndësishme të trashëgimisë sonë
shpirtërore.
Kuptimi
dhe praktika e betimeve të Nënë Terezës u ndikua shumë edhe nga prejardhja e
saj kulturore. E rritur në Shkup në një familje të rrënjosur fort në traditat e
tyre shqiptare, ajo ishte e njohur me praktikën shumë të nderuar dhe të
vlerësuar të B E S Ë S, d.m.th. "Fjala e Nderit". Duke kërkuar
besnikëri absolute ndaj fjalës së dhënë, B E S A ka një karakter pothuajse të
shenjtë. Është një lloj betimi ose zotimi, i cili nuk mund të shkelet as me
çmimin e jetës. Më vonë Nënë Tereza do të shpjegonte: “Ata [shqiptarët] kanë
një fjalë, B E S A, që do të thotë [...], nëse të kam dhënë fjalën, edhe sikur
të më vrasin [...], unë nuk do ta zbulojë emrin tënd.” Në dritën e edukimit që
kishte marrë, zotimi privat që bëri Nënë Tereza mori një rëndësi edhe më të
madhe: ajo ishte e vendosur t'i qëndronte besnike fjalës që i kishte dhënë
Zotit, edhe me koston e jetën e vet!
BESA,
sipas traditës popullore, është fjala që jepet për t'i qëndruar besnik atdheut,
flamurit, fshatit, familjes deri në fund. Prandaj, humanisti shqiptar Marin
Barleci (1450-1513), shkruante se “BESA është gjëja më e shtrenjtë që kanë
arbërorët (epirotët). Ndërsa Sami Frashëri, rilindas i madh, besën e ka kuptuar
si një instrument të fuqishëm për integrimin politik të shqiptarëve në luftën e
përbashkët, duke thënë: “BESA e shqiptarit është dhe ka qenë gjithmonë e njohur
dhe e padëgjuar në të gjitha botët." Fenomeni i besës manifestohet
fuqishëm sidomos në Kuvendin e Lezhës (1444), Kuvendin e Lidhjes së Prizrenit,
Kuvendin e Lidhjes së Pejës, Besa-besë (1899), Kuvendin e Drenicës (nëntor
1944) etj. Lufta kundër Beogradi në Kosovë ishte rast i “besës” masive dhe ky
fenomen socio-historik për Kosovën është më tipik në Rrafshin e Dukagjinit dhe
në Drenicë, ku sipas mesazheve që vijnë nga “BESA” personi deklaron se nuk
kishte kthim prapa!
Burimi:
Udhëzimet dhe Nënë Terezës për Motrat, 19 janar 1983!