Kulturë
Gjekë Gjonaj: Filloi Festivali i VI-të Mbarëkombëtar i Foklorit ‘Rapsha 2022’ - Malësi e Madhe
E premte, 19.08.2022, 07:22 PM
Filloi Festivali i VI-të
Mbarëkombëtar i Foklorit “Rapsha 2022” - Malësi e Madhe
Nga
Gjekë Gjonaj
Sot,
më 19 gusht 2022, një vit më v0në seç
ishte planifikuar, për shkak të
Covid-19,filloi Festivali Mbarëkombëtar i Foklkorit “ Rapsha 2022”-
Malësi e Madhe, i cili do të mbahet në Vitojë-Tuz. Kjo ngjarje e rëndësishme
kulturore organizohet nga Shoqata Kulturore - Artistike “ Rapsha”-Drume, e cila
ndër vite është kultuvuese e kulturës
dhe traditës së shqiptarëve si popull me tradita që jetojnë me shkeuj të stërlashtë në trojet e tyre etnike në
Malin e Zi. Në skenën e hapur të këtij
festivali, siç ka bërë të ditur organizatori nga data
19-21 gusht pritet që shoqatat ansamblet dhe grupet artistike
folklorike të shpalosin vlerat e
folklorit të zonave të ndryshme
shqiptare nga Mali i Zi, Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut,
Bujanovci, Presheva dhe diaspora, Nju-Jorku e Detroiti (SHBA). Për fat të keq
sivjet, siç na konfirmoi David Junçaj, kryetar i SHKA “ Rapsha”, nuk do të kenë mundësi të marrin pjesë
grupet folklorike shqiptare nga Greqia, Italia dhe Zvicra. Megjithatë, do të
jetë kjo një festë e madhe
mbarëkombëtare, një dasëm me qindra dasmorë (krushq) e dasmoresha të grupmoshave të ndryshme, të cilët do t’i japin Tuzit dhe Malësisë së Madhe hijeshi dhe bukuri me veshjet (kostumet) e larmishme popullore , si pasuri e veçantë
e kulturës sonë materiale me vlera të rralla etnografike nga treva të
ndryshme shqiptare.
Kjo
sofër kombëtare edhe këtë vit, si shumë
vite më parë, do të bashkojë në një vend
artistë, këngëtarë, valltarë, instrumentistë, e të tjerë, do të dëshmojë
se folklori dhe kultura e
popullit shqiptar buron dhe gjallon në
të gjitha hapësirat e jetës së kombit tonë. Kjo magji artistike dhe
njerëzore do ta bëjë
Tuzin qendër treditore të
kulturës shqiptare.
Pritet
të jetë një festë e vërtetë me momente të rralla e të papërsëritshme të cilat e pasurojnë dhe e fisnikërojnë jetën tonë shpirtërore.
Gjatë
ditëve të festivalit, mes shumë emocioneve, do të mbizotërojë më e bukura e
trashëgimisë sonë materiale dhe
kulturore, kultivimi i valles dhe këngës
së bukur shqipe. Do të prezantohen
këngë lirike, të dashurisë, dasmës, kurbetit, këngët më të
vjetra të mbërritura në ditët tona “ përkryekrahut” ose “majekrahut” , me një
origjinalitet mahnitës si dëshmi e periudhës pagane dhe një perlë e traditës së
lashtë shqiptare, këngët
epike përmes së cilave shqiptarët
kanë fiksuar trimërinë dhe historinë e të tjera. Të gjitha këëto do të
përcillen me vegla tradicionale siç
janë: lahuta, çiftelia, sharkia, fyelli, kavalli, defi, lodra apo tubani e
shumë vegla tjera muzikore
tradicionale. Artistët popullorë me artin e tyre do të sjellin para publikut malësorë
(shqiptarë) ngjarje të rëndësishme
historike, figura personalitetetesh të historisë, valle burimore, lojëra popullore, kontribute dhe ngjarje të tjera të cilat
përbëjnë prurje burimore të
kulturës dhe historisë sonë kombëtare.
Prurjet
e këtij festivali do të dëshmojnë se
shekuj me radhë është
kënduar dhe është kultivuar në mënyrë të pandërprerë etnosi dhe kënga arbërore. Gjithashtu ky festival do të shërbejë në gjallërimin e
jetës kulturore-artistike të Komunës së Tuzit
dhe në shtimin e artdashësve dhe vizitorëve vendas dhe të huaj në veprimtaritë
e trashëgimisë shpirtërore.
E
gjithë kjo veprimtari dhe punë
me vlerë kombëtare e organizatorit dhe grupeve folklorike shqiptare pjesëmarrëse
synim kryesor ka ruajtjen e foklorit burimor shqiptar (traditës
folklorike) nga harresa dhe përcjelljen e tij
nga brezi në brez. Aty ku
nuk ruhet dhe kultivohet vallja
dhe kënga e bukur shqipe, nuk ka
dhe nuk do të ketë shqiptarë.
Shoqatat,
ansamblet dhe grupet folklorike në të
gjitha trevat etnike shqiptare dhe
diaspora e largët kjo veprimtari
kombëtare sjellin vlera të mëdha të
trashëgimisë kulturore shpirtërore tradicionale
shqiptare. Prandaj ato do të duhej
patjetër të mbështeten financiarisht nga institucionet e kulturës, të shtohen
fondet nga viti në vit për kulturën, sepse
kultura është vlera më e çmuar që kemi ne si komb arbëror.
Edicioni
i sivjetëm, i gjashti me radhë, i këtij eventi të madh të trashëgimisë
folklorike me karakter konkursi (
garimi) parashikon edhe akordimin (ndarjen ) e çmimeve nga juria profesionale,
sipas kritereve të paracaktuara artistike në statutin e tij.
Organizimin
e këtij manifestimi, ku do të takohen
trashëgimia shpirtërore me atë
kulturore, e ndihmuan donatorë vendas dhe diaspora të Malesisë së Madhe nga Nju-Jorku dhe Detroiti
(SHBA), sikurse edhe Komuna e Tuzit.