Kulturë
Përparim Hysi: Një e fshehtë pak e 'sikletshme'
E premte, 19.08.2022, 10:24 AM
Një e fshehtë pak e "sikletshme"
Tregim
Timvëllai,
QAZIM HYSI
Nga
Përparim Hysi
Ç'do
lexoni në këtë tregim, do hasni vetëm të
vërteta. Ia kam kushtuar tregimin timvëllai, jo se është imvëlla, po vetëm për
faktin shumë domethënës: ai është protagonist i kësaj të fshehte e cila u mor
vesh, plot pas gjashtëdhjetë vjetësh.
Qazim Hysi, vëllai im, i madh ka punuar shofer
përmbi dyzet vjet në NSHN -Fier apo ndërmarrje e ndërtimit dhe ka qenë
njeri-model:në punë, në sjellje, në
shoqëri dhe, mbi të gjitha, një familjar
i mirë.Thotë diku ÇEHOVI:"Njeriu duhet të ketë sjellje të mirë, fytyrë të
mirë, por dhe veshje të mirë". Dhe më duket, sikur këto fjalë, shkrmtari i
madh RUS, sikur i ka thënë dhe për timvëlla. Se jo vetëm ka qenë me këto
karakteristika kur punonte, por i tillë është dhe sot që është 82-vjeçar. Për
ta bërë pak më të përafërt, portretin fizik dhe moral të tij, po u them
lexuesëve se FIERAKËT që na njihnin që të dy,
më thoshin:- Profesori është Qazimi, shoferi je ti! Dhe kanë qenë shumë
të saktë:ashtu është dhe sot e kësaj dite që është dy-vjeç më i madh se sa unë.
Pra, parë me këtë sy, ne jemi dhe shokë, edhe vëllezër. Po të
shihje"Saurelin" e timvëllai, kabina të dukej se qe si një
dhomëpritjeje. Sado shofer, këpucët i mbante të llustruar dhe, sado përdorej
makina për lëndë ndërtimi, vetëtinte nga pastërtia. Nëse u zgjata paksa, me
portretin e timvëllai, e bëj enkas se ka lidhje edhe me tregimin
që do lexoni.
* *
*
Ka
ndodhur mesviteve '60-të të shekullit tjetër që edhe në FIER ku banonte im
vëlla, në kuadrin e luftës së klasave,
"vranë në gjumë" një çift të dashuruarish. Çifti jo vetëm qenë të
dashuruar, por sapo kishin ndarë ftesat e dasmës. Dhëndrri(kështu po e quaj
këtej e tutje) qe një mësues shembullor dhe u dashurua me kolegen e tij, kur
punonin në të njëjtën shkollë, në një
fshat të largët nga qyteti.Në këtë shkollë, "Dhëndrri" qe drejtor
shkolle dhe, pse shkolla ku drejtonte ai,
bëri një hop cilësor, erdhi dhe shpërblimi për drejtorin: e emëruan SHEF
TË KABINETIT METODIK të FIERIT. Kush më
shumë se ai e meritonte? Tani që
erdhi dhe në qytett, nuk mbeti më, por
caktuan dhe ditën e dasmës. U shpërndanë ftesat(një javë para) dhe në të dy
shtëpitë ndihej atmosfera e gëzimit. Por kot nuk thuhet në UNGJILL:"Mos u
gëzo, o i gëzuar!...". Por, pikërisht,
në kulmin e këtij gëzimi, në
familjen e Dhëndërrit, para se të vinte Nusja, mbrriti mandata:"Nusja
është bijë e një armiku dhe, nëse nuk e lë,
prit pasojat!!!".Nuk kish trishtim më të madh: o lër nusen, ose
lamtumirë zyrës dhe jo vetëm kaq. Por DHËNDËRRI nuk qe vetëm mësues shembullor,
por dhe një njeri me dinjitet. Bëri dasmën, pa pyetur fare për pasojat.
* *
*
Atë
ditë që Nusja do shkonte tek DHËNDRRi (gjithmonë do t'ishkruaj me gërmë të
madhe, se e meritojnë), partia me"syrinvigjelent" ashtu si
ajo"Shpatarja e verbër" në filmin homonim, urdhëron që me polici tek
dera, të dëbohet famijarisht nga FIERI, familja e Nuses që presupozohej si
armike. Për të transferuar plaçkat e"armikut të klasës", N.DH. ishte
caktuar makina e timvëllai. E ndieja veten, - më tregonte ai, - sikur dhe unë
të isha fajtor për gjëmën që po i gjente. Dhimbja e timvëllai qe edhe më e
ndjeshme, se i njjihte si familjen që po e pësonte dhe, ca më tepër, atë të
DHËNDËRRIT. I ngarkoi plaçkat dhe në kabinë hipën familjarët N... me të shoqen
dhe nëna e tyre apo gjyshja e Nuses.
Rruga qe e gjatë:nga FIERI e deri në KARDHIKAQ të DELVINËS ku do ngulej familja
e të dëbuarit. Sado rruga e gjatë, asnjë fjalë nuk këmbeva me ta dhe, ata tërë
rrugës, flisnin vetëm greqisht dhe unë s'merrja vesh asnjë fjalë.Mbaj mend që
në një kthesë të fortë, gjyshja e ngriti tonin e të folurit dhe vetëm pashë të
birin, t'i vinte duarët si për ta
qetësuar. Kur zbritëm në fshat, - tregon im vëlla, - u çudita.Burra e gra
kishin dalë për ta pritur bashkëfshatarin e tyre dhe, sa e hap e mbyll
sytë, sidomos gratë me litar e tërkuza e
ngarkuan plaçkat dhe unë, u dhashë dorën dhe u largova me një trishtim në
shpirt.
* *
*
Pas
60- vjetësh, pra një muaj më para, tim vëllai i bie një zile celulari. E ngriti
celularin dhe ajo që bënte zile, qe ajo"NUSJA" që vranë në gjumë.
NUSJA tani është bërë gjyshe dhe me dy fëmijët e rritur, jeton në
ANGLI.DHËNDËRII apo bashkëshorti i saj që nuk ia bëri syri"tërr" nga
presini partiak, ka disa vite që është
ndarë nga jeta. Dola, - tregoi im vëlla, - dhe, pothuajse, u çmallëm se kishim
vite pa u parë.
Më
thotë ajo:- Ty të caktuan atherë për të hequr plaçkat e prindërve të mi.
Po,
- i thashë.
-A
të kujtohet ndonjë bisedë në atë rrugë të gjatë?
-Të
them, të drejtën, ata flisnin me
njëri-tjetrin greqisht dhe asnjë fjalë nuk mora vesh.
Shiko,
- më tha, - e di pse të kam thirrur?
GJyshja ime kish vendosur që të bënëte vetvrasje dhe kish thënë babait tim:-Do
t'i hidhem shoferit në kokë dhe le të bëhemi copa! Babai e kish ndaluar... Nuk
mund që të ta mbaja të fshehtë, - përfundoi ajo.
U
ndieva pak liksht, por, megjithatë, e falnderova për çiltërsinë e saj dhe u ndamë
si dy miq të mirë.
* *
*
Prolog
Protaginistët
e këtij tregimi janë dy mësuesët LENI dhe KRISTAQ SHTËMBARI. KRISTAQ SHTËMBARI
pranoi të punonte 30-km larg qytetit dhe nuk u nënështrua nga trysnia e partisë
e pushtetit.Jo vetëm u ribë SHEF I KABINETIT METODIK, por meritoi titullin
"MËSUES i PPOPULLIT" dhe një shkollë 9-vjeçare në FIER mban
emërin e tij. Në oborrin e shkollës
është dhe busti i këtij NJERIU dhe MËSUESI SHEMBULLOR.
Tiranë, 18 gusht
2022