Kulturë
Gjon Keka: Leka i Madh me 32 mijë burra pushtoi botën, Skënderbeu me 30 mijë gjunjëzoi një Perandori
E enjte, 25.08.2022, 06:58 PM
Leka i Madh me 32 mijë
burra pushtoi botën, Skënderbeu me 30 mijë gjunjëzoi një Perandori
Nga
Gjon Keka
Guximi i tij i madh, bujaria dhe udhëheqja
vizionare përbëjnë tharmin e politikës së mirë, të diplomacisë së qëndrueshme dhe
dobiprurëse, si dhe bërjen model të shtetit të Arbërit për shumë vende të tjera
në kontinentin europian. Mbi të gjitha, Skënderbeu tregoi para botës mbarë se
është një personalitet mbikohor, njeri i urtë, mbrojtës i vlerave shpirtërore
e kombëtare të vendit dhe të mbarë familjes së kombeve europiane. Jo
rastësisht, shumë autorë i referohen si “Aleksandër Skanderbeg mbret i
Epirit”dhe i Shqipërisë, sepse ai tashmë qe kthyer në model për shumë
mbretër e princër. Fama e tij e madhe dhe guximi i tij i pashoq kundër të keqes
kishin prekur të katër anët e botës. Dhe ja se si shkruhet, në një nga kronikat
europiane, mbi personalitetin e Mbretit të Shqipërisë, Gjergj Kastriot
Skënderbeu, për këtë hero të madh, trim e luftëtar të pamposhtur: “Skanderbeg,
eigentlich Georg Kastriota war im 15ten Jahrhunderte König von Albanien. Den
Namen Skanderbeg (Alexander der Große) bekam dieser gefurchtete Türkengeissler
von seinen ausserordentlichen Heldentaten.”
“Addimus modo, eodem Canensio
authore, Alexandrum Scanderbech, Epirotarum Regem, quem Pontifex venientem ad
se venerandam honorifice suscepit, & in ipsius adventus primordio trecentos
eidem aureos dono dedit, tum diversa rerum esculentarum munera jugiter ei
subministravit...”
Ndërkaq, kështu
përshkruhet në disa prej kronikave historike, bazuar në literaturën mbi jetën
dhe veprën e Skënderbeut nga autorë të shumtë europianë: “Scanderbeg d. h.,
Alexander der Herr, Beiname des Königs Georg Kastriot von Albanien. Er wurde in
kurzer Zeit der erste der Helden seiner Zeit; und kann unter die glücklichsten
Krieger gezählt werden”.
Si mbret vizionar, Skënderbeu pati
një ndikim të thellë në popull. Vetë gjurmët e këtij lidershipi, lufta e
guximshme, heroike dhe triumfuese përballë një perandorie barbare janë tregues
të pamohueshëm të gjithë kësaj, pasi ai zgjoi mes popullit të tij zërat, emrat
dhe veprat e botës antike-homerike për të na e bërë të qartë rrjedhën e bëmave
të tij dhe vendosjen e shtyllave të kombit arbëror europian.
Në kuadër të gjithë kësaj, do të
nënvizoj faktin e madh dhe tepër domethënës të kthimit të tij në tokën amë.
Sapo Gjergj Kastrioti mbërriti në mbrëmje në kështjellën e Krujës, në banesat e
popullit arbëror, por veçanërisht të Krujës, u dalluan fare qartë dy fakte:
zgjimi i Shqipërisë dhe hareja e gëzimi, gjë që lexohej lehtësisht. Mbreti
kishte ngjallur shpresën e kishte mbërritur si shpëtimtar, si një udhëheqës që
jo vetëm ndërton shtetin, por edhe e bën atë të famshëm, sepse tanimë ai kishte
zë të mirë në tërë kontinentin, jo vetëm në shtetin e Arbënisë. Me qeverisjen e
tij shteti u rrit dhe u forcua nga dita në ditë, populli ndihej i ngazëlluese
dhe vetë ai admirohej nga shumë mbretër e princër europianë të kohës, si dhe me
gjerë.
Një gjë që duhet potencuar këtu është kjo se :
Aleksandri i Madh (Leka i Madh) pasi rregulloi monarkinë e tij, me 32 mijë
burra pushtoi pothuajse gjithë botën.Poashtu edhe Gjergj Kastrioti pasi
rregulloi mbretërinë e tij, me 30 mijë burra i mundi otomanët(turqit) pushtues
dhe poshtëroi Perandorinë e tyre aq shpesh sa që ata i trembeshin edhe hijes së
tij.
Në të vërtetë, në kohën kur hodhi
hapat historike të fuqizimit të brendshëm të të gjitha institucioneve dhe të
vendosjes së marrëdhënieve diplomatike me shtetet e tjera të kohës, qeveria e
Gjergj Kastriot Skënderbeut ishte në një pozitë shumë të vështirë.
Porse Skënderbeu ishte edhe një
lider i zgjuar, vigjilent dhe nuhatës i shpejtë i intrigave, i konspiracioneve
etj. Po ashtu, ai i njihte plotësisht edhe pasojat e mëdha dhe efektin e
përfundimit të asaj që po ndodhte jo vetëm në gadishullin ilirik, por edhe në
tërë kontinentin europian e më gjerë. Ai ishte një lider i moderuar, me aftësi
të shkëlqyera ushtarake, i virtytshëm dhe ambicioz, i besës dhe tepër
largpamës. Mbi të gjitha, Skënderbeu i njihte trillimet e kurdisura nga armiqtë
e tij, qofshin ata të jashtëm apo të brendshëm. Duhet nënvizuar fakti i
rëndësishëm se perandoria otomane ka qenë gjithnjë rreziku më i madh jo vetëm
për kombin tonë arbëror gjatë gjithë historisë së tij, por edhe për tërë
kontinentin europian. Ky pushtues barbar kurdoherë ka pasur lidhje të fuqishme
me sllavët, madje në çdo projekt që është bërë për të ndarë plaçkitjet ata
gjendeshin gjithnjë në tryezën diplomatike, si çakejtë e kombit shqiptar.
Turqia dhe Serbia kanë qenë aleatët më të mëdhenj të njëra-tjetrës; nëse
Serbisë i duhej ndonjë ndihmë për të realizuar ambiciet dhe interesat e saj
demoniake, e gjente gjithnjë mbështetjen te Turqia.
Me pakë fjalë nga e gjithë kjo
duhet theksuar se mbreti arbëror me famë të madhe Gjergj Kastrioti realisht qe
mburoja dhe ishte projektuesi apo ideatori i bashkimit të familjes së kombeve
europiane, si në aspektin politiko-kulturor ashtu edhe në atë ushtarak.
Duhet përmendur këtu se
Gjergj Kastrioti ynë i Madh e zotëronte kurorën me veprat e tij prej vizionari,
lidershipi dhe strategu arbëror e europian.