E diele, 28.04.2024, 07:59 AM (GMT+1)

Kulturë

Vladimir Shyti: Fundi i një dashurie

E marte, 23.08.2022, 05:47 PM


Vladimir Shyti

(Poemth)

Fundi i një dashurie

Atë mbrëmje me shoqëri,

Ali aga shumë pi e këndon,

E hareshme kjo gosti,

Që zgjati deri natën vonë.

Në dritë të hënës i pirë, zullumqarë,

Me instikt e gjen shtëpinë,

Në derë e pret gruaja me të sharë,

Godet rëndë zonjën, merë arratinë.

Dhe qielli hesht, dheu i ngrirë,

Në mezhda e hendeqe e nga pas qent,

Dhe përfundon poshtë në shkure e ferrë,

Duke rënkuar e zuri gjumi thellë.

Dielli ra mbi kreshtë, duke zgjuar Agan,

I zbathur rendë drejtë shtëpisë,

Me gjuhën vrerë pa jatagan,

Me sy kërkon gruan pas avllisë.

-Hanko! thirri, -Tu bëfsha kurban,

-Vrasës, gruan e mbuloj dheu zi.

-Kush je ti dil në shesh në ta mban,

-Kërkoje zonjën në vorreza, mjerë Ti.

Ku ka gaz e pije me tepri ka dhe helm,

Kjo botë ndërron, dhe s'është çudi,

Miq e shokë armiqë të bëhen,

Dhe zullumi të rrëmben çdo dashuri.

Ali aga fërkon sytë, s, kujton asgjë,

Mallkon veten, shkul flokët në dëshpërim,

Skllav i memories, rron pa fjalë,

Skllav i pijes si në helm e gëzim.

-Mbi qiell e dhe mos pafsha dritë,

Mos paça prehje kurrë në këtë tokë,

Ngryssha jetën në errësirë,

Mu mbylltë dera, jeta m'u shkretoftë.

U mposht i madhi, krenari Ali,

Mbi varrë thërret zoqtë me të të qajnë,

Me thonjë gërreu dheun pas zonjës u shtri,

Pa jetë dhe pa shëndet i dashuri burrë.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora