Kulturë
Dorian Koçi: Shënimet e sprapme të një murgu Arbër në Gjirin e Gramës, 1492
E shtune, 20.08.2022, 07:44 PM
Dorian Koçi:
Shënimet e sprapme të
një murgu Arbër në Gjirin e Gramës* në
motin 1492
O udhëtar!
Mos harro,
kur strehohesh ne gji te
Gramës
se trualli ku shkel
është toka e Olimpisë që
zbuste gjarpërinjtë
e lindte Lekën e Madh,
dheu i Pirro Burrit që
me elefantë e guxim
mundi tarentas e latinë
i Gjergjit, Princit te
Epirit
qe kuçedrën e mundi plot
22 herë
ndaj para se te
gdhëndësh emrin e dëshirën në shkëmb
mendo per veten sesa para këtij dheu ke vlerë …
*Gjiri
i Gramës ndodhet në Gadishullin e Karaburunit 25 km larg qytetit të Vlorës, i
njohur si Gjiri i Grammatas. Me një pozicion gjeografik jo të zakonshëm, në
rreze të shpatit perëndimor shumë të thiktë në Orikumin e afërt, dhe sipas
historianëve ky vend ka shërbyer si një vend strehimi për anijet që gjendeshin
në vështirësi përgjatë kësaj zone bregdetare, në kushte të vështira të motit.
Ai është një nga surprizat më të veçanta të gadishullit, në pikëpamjen historike.
Kësisoj mbishkrimet e gdhendura që në antikitet, mbishkrimet shkëmbore kanë
qenë të shumta në këtë vend dhe numërohen me shumë se 1500 të tilla. Në muret e
shumta të gjirit, konstatohen fare lehtë shumë shkrime të gdhendura nga
marinarët e shumtë nga kohët e heshme.
Fotot:
IntoAlbania.
Copyright Dorian Koçi