Kulturë
Përparim Hysi: Dava Gjoka - Dhimbje dhe mall
E enjte, 25.08.2022, 05:43 PM
Lirikat "bio" të poetes, DAVA GJOKA!
Libri
"Dhimbje dhe mall"
(ese)
Nga
Përparim Hysi
"Poezia
e gjallëron shpirtin dhe e rrit përmbajtjen", kjo është thënia e JON KEATS
dhe në gjykimin tim i rri për shtat edhe vëllimin poetik të poetes, DAVA GJOKA. FOLKNER shkon dhe më
tej:"Poezia është historia e zemrës së njeriut dhe gjelbëron kopshtin e
mendjes".
Duke
u larguar, paksa, nga mendësitë me aq
vlerë të NJERËZVET Të LETRAVE, duhet të
them që jam i mbresuar nga poezitë e këtil libri poetik. Së pari, nga përzgjedhja dhe"kungimi"
letrar, në mund të shprehem kështu, të
një profesionisti sa me kulturë letrare, aq një MJESHTËR në
"disenjon" që i ka bërë librit. Një kopertinë që, tek të grishë me
paraqitjen, sikur të fton të hapësh
kapakun dhe ke për të gjetur një krijim poetik"bio". Sikur mos
mjaftonte me kaq, MJESHTRI (se i tiilë është), ka bërë një parathënie
ekselente, se ka hyrë në brendësi të gjithë poezive që kanë sa mall, aq dhe
dhimbje. Para se të flas për poezitë, kortezia i shkon atij MJESHTËRI, nga unë i
porsanjohur(ky është faji im), që quhet NDUE DRAGUSHA! Bekim për gjithshka
mjeshtërore dhe, pa besuar se po bëj reklamë komerciale, mund ta
mbyll"kortezinë" time:"Nëse doni të botoni, shkoni tek MJESHTËRI
NDUE DRAGUSHA në LEZHË!
* *
*
DAVA
GJOKA nuk e ka botimin e saj të parë. KY është libri i saj i dytë dhe, gjatë
këtij izolimi made in covid, nuk e ka kaluar kohën si "ujë i
ndenjur", por, përditë, ka shkruar poezi dhe jo vetëm këtë libër:po tri
libra me poezi që në gjykimin tim, ka
bërë atë që një antropolog amerikan, thotë:"Ne, amerikanët, e quajmë kohën si një"rryp
trasmesioni" dhe mbi të vendosim shishe. Shishet bosh, janë kohë e humbur
kot".Parë me këtë sy, DAVA GJOKA nuk lë"Shishe bosh".Ajo
mbi"rrypin e transmesionit" vë poezitë e saj që janë sa jetësore, por
dhe aq të"përtypshme" për çdo lexues.
Kur
hyn në brendësi të librit, s'ke se si
mos qëndrosh në një "llojdroje" të poetes, nga një"paragjykim"
dhe, tek e lexoj poezinë"Poezia ime", më vjen ndërmend POETJA E MADHE
AMERIKANE, EMILY DISCINSON që nga"droja", heshti dhe botoi, sa qe
gjallë, veç 7 poezi. Në analogjinë nuk pretendoj se DAVA GJOKA është EMILLIA,
por"droja", ëshë sëmundja e gjithë krijuesëve. Ja si thotë, poetja:
"Kush të
ndrydhi, e imja poezi,
E mbete brenda meje gati
një jetë?
Pse shpërtheve pikërisht
tani
Në vitin tim të
gjashtëdhjetë?
Të mbajta brenda vetes
Ashtu siç mbajta fëmijët
e mi
Dhe tani, në gjysmën
time të jetës
Erdhe tek unë, e bukura poezi.
Libri
ka mbi njëqind poezi dhe larmia poetikë është e ndryshme. E ndryshme, por është dhe e "shijshme". Kjo
ndodh se Poetja nuk shkruan me apriori,
por"lima e saj poetIke" diku "limon" dhimbjen, diku
evokon dashurinë. Dashurinë për ATDHENË
e trajton mbi të gjitha dashuritë. Dashuria për ATDHENË tek POETJA,
fillon nga BUKËMIRA, ai fshati i MIRËDITËS ku i ka rënë koka. "Kur më vjen
në tavolinë/verë e Arbrit nga BUKËMIRA/Më kujton fëmijërinë/ti je vera më e
mira, , , Jo më kot, VOLTERI thotë për
ATDHEUN" Vendi ku robërohet shpirti".Ose në një vjershë u drejtohet
zogjëve shtegtarë:"Andej larg kur të shkoni/O zogjtë e mi shtegtarë/Vendit
tim të m'i thoni:"... se më dogji ky mall".
Veç
mallit, Poetja ka dhe dhimbje për vendlindjen:"Ti, vendlindjaime/si nuse e
stolisur/dhe, pse kaq e bukur, prapë të kanë braktisur. mandej e pason vargu
apogje:"... mund të shkosh kudo/por s'ka si vendi yt,
Nëse
do qëndroja në poezitë e mallit për vendlindjen, do "hyja" në hak në poezitë lirike
apo sociale.Por s'kam si mos bie për lexuesit, poezinë"Kam mall për
gurët".Densiteti i mallit në këtë poezi, pothuaj se arrin apogjeun e tij:
" Dua të fluturoj e
lirë,
E të shkojë pa u ndjerë
Atje, në vendin tim,
Ku koka më ka lerë
Se malli për ty,
O vendi im, i bukur,
Shpirtin tim të vrarë
Krejt ma ka këputur.
Kam mall për tokën.
Kam mall për lisa
Kam mall për gurët,
Kam mall për plisa...
Jevtushenko
thotë:"Poezia është si shpendët:injoron çdo kufi dhe kapërcen çdo
distancë".A nuk ka ndodhur dhe me poeten DAVA GJOKA kështu? Por
"harta e gjeografisë së poezive" të autores ka
ngjyra të ndryshme.Ato gjen ngjyrën e kuqe alle në poezi patrotike, si ajo
për"Komandant ADEM JASHARI". Heroizmi i tij jepet me metafora
hiperbolike, si;" Udridh toka, oshtin mali/
Kur
u vra, ADEM JASHARI?/ti s'ke vdekur, por je gjallë/komandant e trim i rrallë.
Këto nota patriotike vihen re dhe në poezi të tjera, si"Majft qëndruam të
ndarë" apo"Të këndojmë shqip në trojet tona".
Duke
trajtuar tema sociale, Poetja tregon se pulson me hallet e përditshëme dhe ajo
që ia rrit vlerën poezisë, është mesazhi shumë domethënës:Sinjifikative është
poezia:"Përtej hekurave".Aty jepet mesazhi i bardhë:ndal vrasjeve
banale e barbare, njëkohësisht.Me vlera, me këtë tematikë, janë dhe poezitë:"Fjala vret më shumë se
plumbi", "Ditë votimesh", "Hipokriti" dhe ndonjë
tjetër.
* *
*
ESENINI
thotë:"Poezia nuk është mafishe që të blihet në furrë" dhe, në mbështetje të kësaj thënieje, dua të them se poezitë e DAVA GJOKËS janë të
ndjera nga një shpirt i dhimbshëm i një gruaje që është NËNË dhe me të ka
ndodhur ai fenomen që PUSHKINI e ka
lakuar që dyqind vjet më parë: "Qahem i dhimbshëm/hidhërueshëm dënes dhe
vargjet e trishta askujt nuk ia fsheh. Natyrshëm që kjo ese imja do ishte e
mangët, nëse nuk do qëndroja dhe në poezitë erotike të poetes.Në poezitë lirike
erotike, poetja është dhe objekt, por dhe subjekt njëherësh, Ja sa për
illustrim:"Nishani yt"
"Nishani yt në faqe
Ç'më tëhoqi mua
Të ta puthja pak,
Më tej:buzët e tua.
Ja dhe një
tjetër;"Puthje në shi"
Qielli mbushur plot me
re
Edhe hëna sot s'po duket
Bashkë shiu presim ne
TA
shijojmë duke u puthur... Dhe kështu mund të vazhdoja, por ajo që dua të theksoj, është një fakt
shumë domethënës:
DAVA
GJOKA është një POETE që ka zërin e vet origjinal dhe ka një stil nga më të
qartë, të"përtypshëm" për çdo lexues dhe nga ana metrike shkruan me
rimë të alternuar me skemën AB/AB. Nuk e
lodh, por e çlodh lexuesin, aq më tepër
kur ka ardhur koha që lexuesi është bërë"qibar".Nuk më mbetet veç t'i
uroj:vetëm suksese!
Tiranë, 17 qershor 2022