Kulturë
Anton Nikë Berisha: I deshe njerëzit me dashurinë e Hyjit
E premte, 26.08.2022, 08:00 PM
Anton Nikë Berisha
I
DESHE NJERËZIT ME DASHURINË E HYJIT
(Gonxhe Bojaxhiut – Nënës Tereze, tashmë e shpallur e
shenjtë)
Kush i shërben të varfrit, i shërben Hyjit.
Gandi
Ti jetove me dashurinë e Hyjit,
limfë e gjakut tënd,
frymëmarrja jote e veprimit
që të drejtoi me ngrohtësi të prushtë
tek të varfrit e më të varfërve,
tek të gërbulurit,
tek të mbyturit në mjerim,
të harruar dhe nga vetvetja.
Asgjë nuk të ndau nga Drita e Hyjit:
“Derisa të keni dritë, besoni në dritën
që të bëheni bijtë e dritës[1]”;
asnjë pengesë jetësore,
asnjë shqetësim shpirti
se çdo gjë e mbështete tek Ai
dhe jetove në njësimtë plotë me Të.
Dashuria e Hyjit
t’u shndërruan në etje
për t’i dashur të tjerët
dhe tek hiri i Tij t’i afrosh.
E dite mirëfilli se
kushu shërben të varfërve,
i shërben vetë Hyjit;
t’i duash e t’u shërbesh të tjerëve,
t’u sjellësh pak ngrohtësi në shpirt
atyre që jetojnë në vuajtje e dhimbje,
pa lot dhe pa ëndrra
qëdhe vdekjen e presintë trishtë.
Ti u kujdese për ta me dashuri nëne
dhegjakove që së paku fundin e denjë ta kenë:
të vdesin me një buzëqeshje –
siç është vullnesa e Hyjit.
Me zjarr dashurie i binde njerëzit
se Hyji është i Tejlartë,
ngushëllues i përhershëm –
i dhembjes;
këmbëngule të mbështeten në Të,
Hirin e tij të tyre ta bëjnë,
po dhe ta bartin tek të tjerët;
ta duan tjetrin si vetveten,
ashtu siç Hyji i don ata.
Në të varfrit e më të varfërve,
në të mjeruarit,
në të përbuzurit,
në ata që i çmonin për mbeturina,
ti e vërejte vetë Hyjin
dhe me Dashurinë e tij i deshe
e kërkove që dhe të tjerët t’i duan ashtu.
Pra, kur krymbat dhe minjtë
trupin e gjallë të njerëzve buzë rrugëve e hanin
ti u ndenje pranë dhe u kujdese për ta
dhe vuajtjet e tyre të tuat i bëre;
se në sytë e tyre i pa vuajtjet e tëTejlartit,
që u bënë plagë të shpirtit tënd
etë nxitën të veprosh pa u kursyer.
Sa e sa herë e përsërite:
“Hyji na krijoi që të duam
dhe të jemi të dashur”.
Meqëu bëre Ungjill i gjallë
për të varfrit e më të varfërve,
për të vetmuarit
(Vetmia është sëmundja më e rëndë, pate thënë)
njerëzit t’u përkulën e të quajtën NËNË;
se ti i binde me veprim, me flijim tënd,
me lutjet e tua që të njësuan me Hyjin e me ta.
Secilit i bëre vend në zemrën tënde
dhe e porosite si nënë:
“Mos harro se besimi në Hyjin të bën të lumtur,
të bën të lirë, siçtëbën të lirë e vërteta,
ndërsa këtotë bëjnë
të duash më shumëHyjin në tjetrin,
t’i gjendesh në orë të vështirë.
E the dhe e zbatove:
S’është e rëndësishme çka bën
po sa dashuri vë
në atë që bën.
E tash, duke kaptuar Qiellit,
të shoh nëpër vrushkujt e Dritës hyjnore
me buzëqeshje shkëlqimtare në fytyrë
jehun e ujëvarës magjepse –
e me lëvizje të lehtë krahëtimi
hir e dashuri tek ne të sjellësh,
ashtu siç bën Nëna zoge kur kthen në çerdhe
zogjve të saj dashurinët’ua përligjë.
Kozencë,
fund tetori dhe fillim nëntori 2018