| E shtune, 27.08.2022, 03:35 PM |
FARA E ARBËRIT
Zeusi
qeleshe bardhë prej pellazgjie
ish mbret
stërgjysh i pellazgoilirisë
ai
ish zot i erërave, i reve i vetimave
kryzot
i një populli shumë të zgjuar!
Edhe
në kohë të dhimbjeve të mëdha
thellë
në zemër të kohërave të lashta
çamërit
qenë të aftë të krijojnë vepra
dhe
bukën ta fitonin nga fusha e deti.
Me
fara pemësh e
kulturuan tokën
të
mos ua shkelë stuhia dhe as lufta
në
rrudha të lisit shkruanin kujtimet
e
nëpër gurë i gdhendnin mendimet.
Ipet
e Epirit quhen popull qytetërues
ata
njerëzimit i dhanë njëperëndinë
çami
e di se si mblidhen yjet bashkë
dhe
di të gardhon vargjet nëpër libra.
Çamëri,
të këndoj me zanoret më të
përbëra
të kohës, me tingujt e tu të
mbjellur aty
tek “Tre gurët e Zes”,
çamët
e rilindin veten në djepa ulliri!...
Atdhe Geci - Dortmund, 2022