E premte, 26.04.2024, 08:13 PM (GMT+1)

Kulturë

Feti Tunuzliu: Adem Demaçit - Emblemë e Shqiptarisë

E marte, 30.08.2022, 06:39 PM


Feti Tunuzliu

ADEM DEMAÇIT - EMBLEMË E SHQIPTARISË

Përbindëshi komunist mbërtheu barbarisht tëndën racë

dhe Kosovën e përvuajtur e bëri pikë e pesë, o Bac:

aksione armësh e “tepricash”, dëbime e gjyqe … t’pamëshirshme,

fushata arrestimesh, persekutimesh, torturash, … t’përsëritshme.

N’valën e njëzetenjitë të gjakut tënd t’kuq si shega n’degë

mes shtegut t’rëndë si plumbi dhe dëshirës që djeg,

propagoje ide t’shkëputjes së tokës sate nga kopeja sllave -

e Zoti kurr s’harron: për bashkimin e saj me trojet e t’parëve !

dhe gjakimin për lëvizje revolucionare, pa pushkë e pa fërkime,

për t’mposht pashë më pashë armikun historik

e t’pasojë njësimi i bashkëkombasëve me politikë.

Posi lulja mimozë që sfidon dimrin fort

dhe drithi e mielli bashk që nuk bëjnë dot,

me shfaqje rebelizmi e ambicje të shkrumbuara

shkoqite varg e vistër rrenat nga t’vërtetat e kulluara.

Derisa Abetarja mësonte shkrim-lexim zjarrtë

e Shqiptari lindi e mbiu n’folen e lashtë

ku po bulëzonin si dy engjuj bri nënës lindëse,

Ti - ndryje ledhatimet e gocës e t’birit tënd - n’qelitë frikëse.

N’sytë e tu digjej hiri për çlirim nga pranga t’robërisë

e n’shpirt mbaje peng idealet e: barazisë, drejtësisë, lirisë, …

kauzat atdhetare larg nga një regjim okupimi

aq sa dashuria nga urrejtja - e gëzimi nga hidhërimi.

Pas gadi tri dekada t’kalvarit nëpër qeli - për flamur

dhe vuajtjeve biblike si të gjarpinjve nën gur,

parakaloje trimërisht tribun i zërit të luftëtarëve

n’katrahurën për mbijetesë para e gjatë luftës çlirimtare.

Të cilësuan “Nder i Kombit”, “Hero i Kosovës” e shkrimtar,

simbol sakrifice e rezistence dhe vizionar, …

Alb Prometeu - që emrin tënd prore kujtim na le

n’faqet e lavdishme t’historisë sonë të re.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora