Kulturë
Kadri Tarelli: Plis! Kurorë Perëndie!
E marte, 30.08.2022, 06:28 PM
Kadri Tarelli
PLIS! KURORË PERËNDIE!
Poezi
Bora
zbardh çdo majë lisi,
Rrënjë
thellë në Dardani.
Mbi
çdo krye zbardhon plisi,
Dhuratë
zotash për shqiptari.
Plis,
kur lërohet e mbillet toka,
Për
ilirët, strehë, shtresë e qiell,
Me
plis, mbi plis, mbështetet koka,
Ante
Pellazg, puth yje, hënë e diell.
Majë
shkëmbi, majë guri,
Ku
shqiponja ngre fole
Plis
i bardhë mbi krye burri,
i
bën bashkë për komb e dhe.
Kuvend
burrash shtrohet plisi,
Zbardhon
mali nën flamur.
Një
kushtrim, Në këmbë fisi,
Kala
guri përmbi gur.
Të
djeg lufta të skuq gjaku,
Trimat
shkrepin si rrufe!
Lufton
djali, ngrihet plaku,
Jeta
s’vlen pa mëmëdhe.
Plis,
kurorë perëndie!
Shenjtëruar
në stuhi,
Simbol
paqe, dashurie,
Shekujt
tutje, ti prap i ri!
Kadri Tarelli
Gusht 2022.