Kulturë
Remzi Limani: Poetika e ndërtuar mbi dhembjen
E shtune, 27.08.2022, 05:03 PM
POETIKA
E NDËRTUAR MBI DHEMBJEN
Pak fjalë mbi librin e parë me poezi dhe prozë
poetike KLITHMË MBI JEHONË nga Flaka Fazlija (Shtëpia botuese,
"Artini", Prishtinë, 2016
Kur
dhimbja na vë prangat e padukshme, nga shtysat tona të brendshme, nëpër
vringëllimën e shpatave të kohës njerkë, mundohemi ta nxjerrim helmim e
kafshimit të gjarprit, për ta kuptuar tmerrin dhe pafajësinë tonë e cila mund
të na godas rëndë...
Shkruan:
Remzi Limani
Në
librin KLITHMË MBI JEHONË të autores Flaka Fazlija, takohemi me orën e vrarë, dhimbjen
dhe dhembjen e saj për krahun e thyer,
atëbotë kur babai i poetes Dr. Fatmir Fazlija - një humanist veçan, i
cili ishte krah i UÇK-së dhe nuk arriti të dilte nga ferri i luftës barbare ku
pësuan edhe shumë të tjerë. Tani, poetika e ndërtuar mbi dhembjen e poetes,
Flaka Fazlija, ka vetëm një qëllim; ta shtrydhë lotin e pafajësisë, i cila
rrjedh nga të bëmat e bajlozit të zi mbi tokën shqiptare. Mbi këtë kontekst,
poetja e respektuar, sikur shtron
qilimin e shtëpisë me qëndizma lulesh të kuqe e të zeza, mbi të cilin shtron
etjen për ta fikur zjarrin e saj dhe, duke shtruar dhimbjet, lulet e kuqe
marrin bojë kërmezi, ndërsa të zezat marrin faqen e futës... Kjo pra, na dëshmon forcën e poetes Fazlija,
e cila mbi të shtruarat e saj mundohet t'i mbjell ca fidane mrekullish nga të
cilat do të mbinte lumturia si një frymë e re,
për të vazhduar me udhët e bardha që shtrihen para saj dhe
njëkohësisht, krahut të thyer t'i vë
pallaska për një fluturim të mbarë, që do ta përthekonte universin e një
poeteje të suksesshme.
Së fundmi, mund të themi: se poezia e ndërtuar nga Flaka Fazlija, padyshim ka një strukturë të lakmueshme poetike, e cila është e gatuar nga shpirti i vrarë, të cilin me lehtësi mund ta kuptoj dhe adhuroj lexuesi i poezisë lirike.