| E marte, 30.08.2022, 06:39 PM |
Feti Tunuzliu
ADEM
DEMAÇIT - EMBLEMË E SHQIPTARISË
Përbindëshi
komunist mbërtheu barbarisht tëndën racë
dhe
Kosovën e përvuajtur e bëri pikë e pesë, o Bac:
aksione
armësh e “tepricash”, dëbime e gjyqe … t’pamëshirshme,
fushata
arrestimesh, persekutimesh, torturash, … t’përsëritshme.
N’valën
e njëzetenjitë të gjakut tënd t’kuq si shega n’degë
mes
shtegut t’rëndë si plumbi dhe dëshirës që djeg,
propagoje
ide t’shkëputjes së tokës sate nga kopeja sllave -
e
Zoti kurr s’harron: për bashkimin e saj me trojet e t’parëve !
dhe
gjakimin për lëvizje revolucionare, pa pushkë e pa fërkime,
për
t’mposht pashë më pashë armikun historik
e
t’pasojë njësimi i bashkëkombasëve me politikë.
Posi
lulja mimozë që sfidon dimrin fort
dhe
drithi e mielli bashk që nuk bëjnë dot,
me
shfaqje rebelizmi e ambicje të shkrumbuara
shkoqite
varg e vistër rrenat nga t’vërtetat e kulluara.
Derisa
Abetarja mësonte shkrim-lexim zjarrtë
e
Shqiptari lindi e mbiu n’folen e lashtë
ku
po bulëzonin si dy engjuj bri nënës lindëse,
Ti
- ndryje ledhatimet e gocës e t’birit tënd - n’qelitë frikëse.
N’sytë
e tu digjej hiri për çlirim nga pranga t’robërisë
e
n’shpirt mbaje peng idealet e: barazisë, drejtësisë, lirisë, …
kauzat
atdhetare larg nga një regjim okupimi
aq
sa dashuria nga urrejtja - e gëzimi nga hidhërimi.
Pas
gadi tri dekada t’kalvarit nëpër qeli - për flamur
dhe
vuajtjeve biblike si të gjarpinjve nën gur,
parakaloje
trimërisht tribun i zërit të luftëtarëve
n’katrahurën
për mbijetesë para e gjatë luftës çlirimtare.
Të
cilësuan “Nder i Kombit”, “Hero i Kosovës” e shkrimtar,
simbol
sakrifice e rezistence dhe vizionar, …
Alb
Prometeu - që emrin tënd prore kujtim na le
n’faqet
e lavdishme t’historisë sonë të re.