Kulturë
Shefqet Dibrani: Urimi im për ditëlindjen e një miku
E marte, 30.08.2022, 07:22 PM
Skicë: URIMI IM PËR DITËLINDJEN E NJË MIKU
Shkruan:
Shefqet DIBRANI
Sot është ditëlindja
e një miku të mirë, Malësor i ramë ‘përkohësisht?!’ në Amerikë, prandaj
kjo ditëlindje e tij, është më shumë sesa t’i themi "Gëzuar ditëlindjen
Zymo!" E Zymer Gjonbalaj, vet ka vënë bast se do të jetojë deri në
moshën 125 Vjeçare?! Dhe pasi jam i vetëdijshëm se nuk mund t’ia marrë Stafetën
e 125-Vjeçarit, po e urojë Gëzuar me këtë letër të nisur nga larg. Tashmë
duket mjaftë interesant, pasi po i bie se Zymeri Ynë, deri më tash paska
shfrytëzuar vetëm 48.87% të jetës së tij reale. Ia stërhollova me matematikë
për t’ia kujtuar Atij dhe Gjeneratës atë ‘NJËSHIN?!’, që kthyer në
"AS" i bie i pari, por mua atëherë ai "as" ma pat nxirë
jetën, ma pat humbur busullën orientuese...
Ndërsa alibia e
vendosmërisë së Shokut Tonë të Klasës, për të jetuar deri në moshën 125-Vjeçare,
lidhet me merakun e tij për të ditur se si ne shoqet dhe shokët e tij të
gjeneratës, do t’i themi LAMTUMIR? këtij lezetit jetësor(!!!), prandaj si duket
Zymeri, sivjet na paska bashkuar për t’na thënë lamtumirën(?!), në kohën
kur për vete qenka siguruar se do të jetojë edhe 65 Vjet të tjera. Ani pra
Urime Zymer, u bëfsh rrafsh 125 Vjeçar! Veç mos qajë, se ti je emocional, kur
ke për t’na parë se si ne do të lemeritemi nga frika për të kaluar mëtanë, atje
ku nuk flitet më.
Kur ne ishim të rinj
dhe kishim jetën përpara, nuk kemi biseduar tema të tilla për ikje as për
përvjetor, por tani kur shohim sa udhë e përvoja kemi lënë pas, kanë filluar jo
vetëm të na dridhen këmbët, por po na dridhen edhe autostradat e hapura që i
kemi përpara, e të cilat po na duken sikur të ishin dhiare të ngushta, tamam si
ajo rrugica ndër varre që të shpie në atë pikën e zezë, atu ku do t’na bie Syri
i Dheut përmbi.
E, ti shoku Zymer
Gjonbalaj, vullnetarisht je përcaktuar për ta bartur Stafetën e 125 –
Vjeçarit, dhe njëkohësisht ke për t’i përjetuar edhe kukamat tona të
dhembshme, prandaj në këtë pikë po më dhimbsesh edhe ti, pasi je shumë
emocional, dhe kollaj të pikojnë lotët, e mbase jam shumë i sigurt se asnjëri
nga ne nuk do të pranojmë dorëzim e as kapitullimin e heshtur. E di shoku im
Zymer Gjonbalaj, se po të bie veç ty të vuash për ne Gjeneratën tonë, dhe ke me
i përjetuar dhembshëm edhe lebetitjet e kukamat tona para atij kapitullimit
trishtues?! Megjithatë Ti Shoku Ynë rrnofsh sa Malet, edhe 100 Vjet të
tjera, të gjitha me shëndet dhe të gëzuara!
***
Nëse do ta kthesh
kokën pas do të shohësh se paske kaluar shumë vjet, asnjëri vit nuk ishte si
tjetri, dhe kjo u përjetua edhe në "43 Vjetorin e Gjeneratës",
kurse ty të rrodhën lotë mallëngjimi për shokët dhe shoqet tuaja të cilët qenë
gjallë, por që të gjithë i kishin kaluar të gjashtëdhjetat. Por si do të
qëndrosh or vëlla kur ata do të rrokullisën një nga një?! Kujtimet e tyre dhe
të tuajat shpalosën emocione si asnjëherë tjetër. Ishin përvoja individuale,
ndërsa ti, më shumë se të tjeret, more fjalë të mira Shoku Ynë, kurse
sot pa NE po e feston ditëlindjen tënde të radhës. Qofsh i Gëzuar!...
Neve na lidhnin
kujtime të herëshme, dhe sigurisht secili prej nesh kishte ndonjë kujtim të
veçantë për ty, e sikur ta dinim se kaq shpejt do ta festoni ditëlindjen, paska
qenë një mundësi ideale për të të thurur fjalë edhe më të mira, për të të
treguar se ti ishe i rëndësishëm brenda asaj gjenerate. Ndoshta të duket si
teprim, por ne kështu ndjejm, andaj flasim pa arrë në gojë, për Ty dhe familjen
tënde, për zonjën dhe fëmijët tuaj. Këta të fundit i këshillojmë të bëhen të
mirë dhe të vazhdojnë mençurinë dhe bujarin tuaj të cilën e pate me bollëk, për
vete e për ne që të njohëm, që të shoqëruam. Andaj Gëzuar Zymer!...
Pra çështja është e
thjesht. Ne shoqët dhe shokët tuaj gjejm këtë moment gëzimi për të falenderuar
për gjithçka që bëre, (sidomos sivjet), për t’u takuar e për t’u
çmallur. Ditëlindja është ditë e mrekullueshme për të të uruar dhe falënderuar,
duke u lutur për shëndetin, lumturinë të cilën ta dëshirojmë pafundësisht edhe
në dekadat e ardhshme të cilat t’i kemi dyfishuar, pasi ështe dëshira Juaj, ti
për të mbetur i fundit, dhe për t’na përgjuar më së gjati! Ti e din se ishim
gjeneratë e mrekullueshme dhe tejet humane, prandaj Ty nuk të vejmë kufizime,
Ne urojmë të jetosh sa ti të duash, por po të lëmë amanet, si gjerë më tash,
për t’i përcjellur edhe më tutje mesazhet e mira tek të tjerët, tek gjenerta
pas nesh.
Sot në ditëlindjen
tënde, në pamundësi për të të sjell TORTE, Ne po i zgjedhim fjalët më të bukura
për ty. Pra, Zymer kjo është mënyra jonë për të përcjellur mesazhin e urimit
tek Ju dhe për të të treguar sa falënderues që të jemi për ngjarjen e sivjetme
që na organizove. Ne nuk kemi as mundësi, për të blerë shpejt e shpejt në dyqan
një buçetë me lule me shënimin Gëzuar Ditëlindja Zymer, por ne po nisim Urime
të ngrohta për ta shkurtuar distancën gjeografike që po na ndan, dhe për t’i
afruar kontinentet, ashtu siç bashkohen zemrat tona në Gëzimin Tuaj, prandaj
paq Gëzime të shumta miku ynë Zymer Gjonbalaj, dhe jetë të gjatë, aq sa vet
dëshiron dhe aq sa vet ke vendosur.
Zymer Gjonbalaj,
urimet më të mira për vitet e ardhshme të jetës suaj. Gëzuar!...
PËR NJË MIK
(Shokut Zymer
Gjonbalaj)
Dhe ju Miku Im,
Sot jeni një vit më i
vjetër se dje,
E kaluara juaj
shkëlqen
Më mirë se e tashmja,
Gjithsesi më e sigurt
se e nesermja.
Vitet nuk kanë
rëndësi
Thonë gratë e
dashuruara
Për burrat që i
shoqërojnë
Dhe për krahët e tyre
të fortë.
Ti Miku Im
Vazhdo kështu siç je
sot
Sepse edhe nesër
I dashur dhe shumë i
Ri
Mbetësh në zemrën e
familjes.
I ri dhe i dashur si
përherë,
Të jesh i sigurt
shekullin e jeton
Madje edhe atë
çerekun tjetër që kërkon
Jetësisht për jetë të
jetëve do të jesh
Pasi nuk ka
përtejjetë më të gjatë
Se kujtimi i mirë për
Ty.
Ditëlindja është ditë
e bukur
Juve ju sjell urime
dhe dashuri
E kurrë të mos
sëmuresh Ti nga pleqëria
Dhe të mos plasësh
nga mëria
Pasi ne jemi
gjenerata jote
Që po plakemi për
Ty...
Në ditëlindjen tuaj,
miku im i dashur,
Ju themi me zemër të
mirë urime
Shëndet, argëtim dhe
një copëz nga torta
Shijoje sot për Ne -
në përvjetorin tuaj.
Të gjithë të ftuarit
Sot dëshirojnë
gëzimin tuaj,
Dhe Unë, dhe të tjerë
Ju urojmë të jeni i
lumtur!...
Edhe nëse sot mund të
bjerë shi,
Fati e lumturia t’iu
shoqërojë gjithmonë
Lumturi, shëndet dhe
kënaqësi
Miku Im i rrallë e
përmallë
Që si rrallëkush
shekullin ke për ta jetuar
Dhe atë çerekun
tjetër që vet e keni kërkuar
Andaj edhe një herë:
Gëzuar,
gëzuar,
gëzuar!...
Switzerland / St.
Gallen, 29.08.2022.
Shefqet DIBRANI