Kulturë
Shyqyri Fejzo: Përralla me mbret dhe Shahu Drejtpërdrejt Falas-PlayOk
E marte, 30.08.2022, 07:32 PM
Përralla me mbret dhe Shahu Drejtpërdrejt Falas-PlayOk
Nga
Shyqyri Fejzo
Kushdo që mund ta lexojë titullin e këtij shkrimi
dhe përmbajtjen e tij, me siguri do ta cojë mendjen tek mbretrit e
lashtësisë, të Persisë, Hindisë, Egjyptit, Greqisë e kështu me rradhë. Pastaj
mendimi flutron në Romën e lashtë, Anglinë, Danimarkën, Francën dhe në
Tragjeditë e dramat e Shekspirit për Makbethin, Hamletin, Dunkanin, Mbretin Lir
e dhjetra të tjerë. Për këtë Mbretin Lir, pa dashur një ditë u bëra dëshmitar I
një pazarllëku që bëhej midis një shitsi ambulant bastard të librave, që zor se
i dinte gjithë shkronjat e alfabetit dhe dy studentëve që u gëzuan kur e gjetën
“Mbretin Lir” keq e keq aty në trotuar. Shitësi rafinak kur e kuptoi se ata do
e blenin librin, pra uji do të shkonte në mullirin e tij, u tha djemve: “Librat
me mbret o cuna janë të shtrenjta”. Por edhe njëri nga studentët hazërxhevap ju
përgjigj:”Të ishte libër me mbretëreshë do e merrnim se me femrat bëhet
hair.Po ky libër vetëm një mbret burrë ka. Ndaj na e jep sa të themi ne.”
Kështu u bë pasataj. Por le ti anashkalojmë këta mbretër se mjaft ju kanë
djegur veshët aty ku pushojnë, me kokë e pa kokë, mumje apo skelete në
arkivole bosh. Fjalën e kemi në këtë shkrim për lojën e Shahut “Luaj shah
drejtpërdrejt falas PlayOk” që reklamohet dhe i jepet kaq rëndësi në internet.
Shumë amatorë të shahut apo dhe më tej, kur lexojnë në internet këtë “Luaj Shah
drejtpërdrejt Falas PLAY Ok” fërkojnë duart, i përngrihen kundërshtarit, pasi
janë rregjistruar krejt sipas rregullave, zgjedhin vendin me të bardhat apo të
zezat në një nga dhomat boshe dhe nisin të “kruajnë brirët” me tjetrin të cilin
as e njohin as e dinë se cili është. Deri këtu gjithëshka shkon bukuri. Ka
raste që i lënë të mbarojë loja dhe dihet ajo, se kur përplasen dy vezë, njëra
do të thyhet, ose do thyhen dhe të dyja duke dalë ndeshja barazim. Por vetëm
raste. Mbasi tani ka pak kohë që loja e shahut në këtë mënyrë falas, po
mbaron me dy tre apo pesë lëvizje. “Fitoi i bardhi” shkruan arbitri. I bardhi
ka humbur dhe mbretëreshën apo figura të tjera dhe për pak lëvizje do të jetë
mat. Po ku të le ai që mund të ketë marrë arbitrarisht rolin e arbitrit! Ai, si
duket bën numurimin e figurave dhe të ushtarëve nisur nga këmbët, jo nga koka,
dhe jep mendimin pas fare pak lëvizjeve:”E fitoi e zeza” ose e “fitoi e
bardha”.Këto probleme i diskutova dhe me nja dy shokë një ditë, kur tri ditë
përpara humba një ndeshje pas pesë lëvizjesh(vec ti biem drejt, rokadon e kisha
bërë).Kurse ditën që po shkruaj këtë shkrim fitova një lojë kur kundërshtari më
kishte “qethur kare” se kisha bërë rakadon e madhe gabim dhe më mori
mbretëreshëm me një oficer. Sa më mori kundërshtari mbretëreshën u afishua
lajmi në titra “Lojën e fiton i ziu” me një fjalë unë. U cudita shumë dhe vetë,
se si ka mundësi? Dhe thuaj po të duash se me “mbretëreshën nuk bëhet hair”
ashtu si diskutonin ata studentët me shitësin bastard të librave.
Në muhabet e sipër në kafenenë ku ishim ulur
erdhi dhe një miku ynë i përbashkët. Bëj llafe dhe pi kafe e muhabet me
të, doli përsëri ajo puna e shahut. Kur shoku im i tregoi se si më kishte
ndodhur mua me shahun online, ai më nguli sytë, buzëqeshi dhe tundi kokën
poshtë e lart.”Të dija të mencëm o Lipe” mu drejtua. A e di ti si ka thënë Mark
Tëeni?-Jo.Nuk e kam rrokur gjëkundi.Për ku e ke fjalën?-iu përgjigja pa ja
shqitur sytë nga fytyra.- Ai ka thënë se “kurrë mos u zerë me rrugacët e
alabakët.Ata kanë përvojën e tyre të rrugës dhe do të mundin.” Ti, i dashur
mik, je marrë me njerëz që janë ndodhur krejt rastësisht aty, duke
hyrë me miq apo me para. Ata nuk dinë nga lidhet gomari e jo të arbitrojë
një ndeshje shahu, të thartojë trutë kush fiton e kush humbet. Pastaj a ke
dëgjuar ti se si e marrin pagën ata? Varet nga numuri I ndeshjeve.Dhe sa më
shumë ndeshje të bëhen për një orë, aq më shumë u fryhet kuleta atyre. Ku
presin ata more të mbarjë ndeshja e shahut!
I nxehur u kujtova shokëve rregullat e shahut për
fitoren apo humbjen në një ndeshje dhe konkretisht:
·Shah
mat: Lojtari që ka radhën për të lëvizur është shah dhe nuk ka asnjë
mundësi lëvizjeje për t'i shpëtuar shahut.
Por arbitrat e “Luaj shah drejtpërdrejt Falas Play-Ok” nuk presin kurrë të
mbarojë ndeshja. Ata e mbarojnë vetë shumë lëvizje më përpara duke thënë me
kompetencë dhe hequr apo shtuar pikët:”Fitoi e bardha” apo fitoi e zeza” dhe
ndeshja mbyllet. Sa shpikje e këndëshme.Të kesh ortak apo bashkëpuntor të zotin
e këtij postimi të shahut nuk është shaka.Mund të dalësh edhe kampion bote duke
konkuruar ata që janë sot ose kampionin me të ri të botës, nxënësin me origjinë
shqiptare Danjel Dardha. Këtu nuk ankohemi se njerzit dinë shumë pak, por dinë
shumë gjëra të cilat nuk qëndrojnë. Për këtë punë, stafi i kësaj loje të bukur,
sa më shumë na sqaron aq më shumë nuk e kuptojmë. Se dihet që sinqeriteti është
politika më e mirë kur ka para në të. Këtë mësim ekipit ja kanë dhënë drejt për
drejt politika në vend për qeverisjen e vendit. Në këtë mes ka vend thënia
lapidar se “Njeriu asnjëherë nuk është më i besueshëm se sa kur pranon gësnjeshtrën
e vet.” Kjo pastaj të bën që të mendosh dhe veprosh se “është më mirë të rrish
jashtë kësaj loje e dhomave me numra kilometrike që reklamon ky emission
gënjeshtar, se sat ë dalësh jashtë nga ai duke shkelmuar rregullat bazë të
kësaj loje fisnike për hir të parave. Por, kur nuk dëgjohen zhurmat e topave,
zhurmat e dyfekëve as që llogariten.Kush nuk e ha mjaltin? Edhe këtyre
bastardëve të “Luaj shah drejtpërdrejt Falas Play-Ok” me që u ra luga në
mjaltë, le ta hanë duke shkallmuar rregullat e lojës më fisnike të mendjes,
Shahut.