Kulturë
Prend Buzhala: Një dekadë e arsimit shqip që shënoi epokë
E shtune, 03.09.2022, 07:58 PM
NJË DEKADË E ARSIMIT
SHQIP QË SHËNOI EPOKË
(Arsimi
shqip në komunën e Klinës gjatë viteve '90)
Nga
Prend Buzhala
Forumi
i Intelektualëve “Luigj Gurakuqi” në Klinë, zhvilloi Sesionin shkencor me
moton: "Arsimi shqip në komunën e Klinës gjatë viteve '90-ta".
Sesioni u mbajt në Qendrën Rinore në Zllakuqan. Ligjëruan: Rexhep Osmani,
Bajram Shatri, Halim Hyseni, Prend Buzhala, Refki Krasniqi, Ndue Shabani,
Hajdin Morina, Mikel Gojani, Lekë Lekaj, Nikollë Gojani, Lekë Mrijaj e Suzana
Gjergji. Sesionin e drejtoi Pal Canaj, kryetar i Forumit.
Në
emër të komunës përshëndeti Marqe Tanushi, zëvendëskryetare e KK të Klinës, nga
komuna e Istogut Adem Gecaj (drejtues i LASH gjatë viteve '90). Folën edhe
pronarë të shtëpive shkolla. Për shkaqe objektive dhe shëndetësore, shumë
referues nuk arritën të vinin, por kumtesat e tyre dhe ato të ekxuarat, do të
botohen në një vëllim të veçantë.
1.
(Fragment nga kumtesa
ime):
Edhe
në komunën e Klinës, si në gjithë Kosovën, Shkolla shqipe nisi të thurte e të
ndërtonte një kapitull të ri historie, që dallon, për shumëçka, nga zhvillimi e
organizimi i arsimit në vendet e tjera. Alternativa që zgjodhi arsimi shqip,
ishte alternativë e lirisë, alternativë e rezistencës, alternativë e sistemit
shkollor të pavarur (të pavarur nga prangat ideologjike-shtetërore, nga njëra
anë dhe nga sistemi i dhunës hegjemoniste, nga ana tjetër); ishte alternativë e
realizimit të shtetësisë së Kosovës. Shkollarët morën notat e para, mësimet e
para, librat e parë, dëftesat e diplomat e para të një shkolle të
brendaçliruar: notat e lirisë, mësimet e lirisë, librat e lirisë, dëftesat e
diplomat e lirisë.
Vërtet,
burgosjet e mësimdhënësve e të nxënësve nuk kishin pushuar për një dekadë
rresht gjatë viteve ‘80, për të arritur kulmin dhuna e regjimit serbe, në ato
fundvite, me sulmin ndaj emrit të gjimnazit “Luigj Gurakuqi” dhe me helmimin e
gjimnazistëve që më 1989. Klina ishte eksperimenti i parë e shënjestra e parë e
këtyre sulmeve. Por edhe rezistenca ishte e madhe: mospajtimi, protesta e
nxënësve, arsimtarëve dhe prindërve, nuk pushoi asnjëherë.
Kush
mund t'i numërojë mësuesit e burgosur, të diferencuar, të përjashtuar e të
diskriminuar? Në Klinë ata ishin me qindra. Regjimi mënjanonte libra shqip nga
bibliotekat shkollore, cenonte planprogramet shkollore, fyente dhe njolloste
figura të shquara të traditës historike dhe kulturore shqiptare, hiqte emra
shqip nga shkollat dhe i zëvendësonte ata me emra sllavë, me vandalizëm të
pashembullt përdhoste, rrënonte dhe hiqte bustet e figurave të shquara
shqiptare nga shkollat. Egërsia e shovinizmit serbomadh po shfaqej që në
fillim, kur po mbylleshin shkollat nëpër Kosovë, kur ua ndalonte të ardhurat
arsimtarëve e shkollave shqipe, kur qindra e mijëra nxënës shqiptarë
detyroheshin të bridhnin rrugëve, sepse regjimi pushtues ua ndalon shkollimin.
Me një fjalë, në kushtet e një diskriminimi të gjithanshëm ndaj shkollës e
arsimit shqip, Mësuesi shqiptar ishte rrezikuar në ndjenjat e tij njerëzore e
kombëtare, i ishtë cenuar liria e personalitetit si edukues e si njeri. Numri i
nxënësve ishte zvogëluar, kur dihej se më 1990 kishte mbi 11 e 200 mijë nxënës,
kurse në vitin shkollor 1994/95, kishte 9370 nxënës.
Beteja
e veprimtarëve të lëvizjes politike e kombëtare të kohës ishte e madhe, për të
mos i lënë arsimtarët të shpërnguleshin.
Më kujtohet, kur arritëm t’i bindim 56 arsimtarë, me ketra të gatshme për
shpërngulje, që të qëndronin në procesin mësimor. Vetëm dy prej tyre u larguan.
2.
Rrathët
e dhunës po shtrëngoheshin, kur shkolla shqipe këtu po përjetonte vite të
vështira, që nga keqtrajtimet, arrestimet masive të arsimtarëve e nxënësve e
deri edhe te vrasjet, që morën hov gjatë viteve 1998-1999, kur për dy vite këtu
pati rezistencë luftë të armatosur në
krye me UÇK-në. Dhe nuk ishte e rastit përse rreth 78 dëshmorë
ose kishin qenë nxënës e arsimtarë të shkollës së mesme “Luigj Gurakuqi”
ose ishin nxënës të saj.
Mirëpo,
përkundër këtyre fakteve të dhimbshme e tragjike, mësuesi ynë nuk rri duarkryq:
ai ka formuar Lidhjen e Arsimtarëve Shqiptarë në Jugosllavi «Naim Frashëri».
Kjo Lidhje u formua edhe në Klinë, të cilës i prinin Selman Ethemi, Mikel
Gojani etj. siç dihej, LASH e zhvilloi veprimtarinë e vet deri më 1995, së
bashku me Aktivin e Drejtorëve.
Mbi
një bazë të re isntitucionale, u krijua
edhe Këshilli Komunal për Arsim në Klinë, në maj 1995, për ta
institucionalizuar në të gjitha segmentet edhe arsimin shqip. Drejtues të këtij
isntitucioni ishin, përpos meje (PB), edhe profesorët Hasan Gashi (inspektor
arsimi) e Gjergj Skeli, profesor i gjuhës shqipe e jurist, që përkujdesej për
administratën e KKA e të të gjitha shkollave, këshilltarët pedagogjikë Hajdin
Morina (për Gjuhë e Letërsi Shqipe), mr. Dodë Daka (profesor universitar), për
matematikë, për mësim klasor qenë angazhuar dy pedagogë: Adem Dakaj dhe Ramdan
Bacaj, kurse Vre Dedaj ishte yzrtare për arsim. U formua nga KKA edhe sektori i
kulturës e drejtonte profesori e piktori Idriz Berisha.
3.
Solidariteti
i popullit në ndihma ishte i madh, siç ishte viti shkollor 1994/95, kur
prindët, për meremtimin e shkollës fillore në Klinë, mblodhën rreth 4300 DM,
kurse në Ujëmirë 1000 dm, edhe pse në kushte të rënda sociale. Enkas për ta
ndihmuar arsmin shqip, mërguarit tanë në Perëndim, posaqërisht ata që themeluan shoqatën “Dukagjini” në
Zvicër, ndër ta u jemi mirënjohës
veprimtarëve atje, si Ismet Limanaj, Nikollë Skeli e Bardhec Berisha etj. e që
bashkëpunuan ngushtë me KKF e KKA.
Nisën
për herë të parë një varg veprimtarish, siç janë garat komunale të matematikës,
ekspozitat figurative të nxënësve, garat komunale të recituesve etj. do
theksuar se nëa to vite gjashtë shkolla botonin revistat e tyre, me punime të
nxënësve e të arsimatrëve, siç janë revuista “Vatra” e shf “Motrat Qiriazi” në
Klinë, “Mëngjesi” e shf “At Shtjefën Gjeçovi” në Zllakuqan, revista “Afërdita”
shf “Zenel Hajdini” në Ujëmirë, emrin
“Qëndresa” e kishin revistat në shf të Gllarevës, Jagodës dhe
Jashanicës.
Me
këtë staf drejtues erdhën edhe drejtorët e ri të shkollave. Gjimnazi “Luigj
Gurakuqi” ato vite funksiononte në pesë punkte. Në vitin shkollor 1991/92
shtëpitë e prindërve u bën shkolla, siç ishin në punkrin e Zllakuqanit shtëpitë
e Ndue Lleshajt, Pashk Përnokës, Mark Lleshajt e Mark Lazrit; kurse ndër vite
shtëpia e Pashkut qe shndërruar në një shtëpi-shkollë të vërtetë. Ndërsa
nxënësit e Klinës patën mësuar nmësuar në vitin shkollor 1991/92 në shtëpitë e
Shaban Dragidellës e të Sadik Berishës (Grabanicë), në vitin shk 1992/93 e
93/94 shtëpi shkolla ishin ato të Ismet Zogajt e Selman Hotit (Zajm), Hajdin
Kyreziut (Përklina, Klinë). Do ëlrnendur faktin që më 1991 veprimtarët e LDK-së
në terren evidencuan mbi 500 lokale, të gatshme për t’iu përgjigjur sfidës së
kohës. Kurse gjimanyistët tjwrë vazhdonin mësimet në lokalet e shkollave
fillore në Ujëmirë, Glalrevë e Sferkë.
I
gjendur pa pagë dhe pa mjetet e domosdoshme për të udhëtuar, arsimatri ynë nuk
u la mënjanë, por u ndihmua vazhdimisht, edhe nga shoferët e firmave të
autobusëve që ga viti 1992 e deri pas luftës, siç janë firmat”Benita” e
“Marklin”, pastaj “Gjonikomerc”, “Ujëmiri”, “Qazatrans”, ashtu sikundër
ndihmuan edhe format e autobusëve jashtë komu nës së klniës, në drejtimet për
në punktin e Gllarevës.
Mësimi
në ato vute zhvillohej në 24 shkolla, nga të cilat 14 ishin shkolla amë
fillore. Në ato vite, pas vitit shkollor 1995/96, u themeluan edhe dy shkolla
të plota fillore, siç ishte ajo në Siqevë, e ku në irganizim u dalluan
arsimtarët Sadri desku, drejtor e Muhamet Raci, shkolla kishte 240 nxënës.
Ditët m e punës e objekti kushtuan rreth
87 mijë e 835 DM.
4.
Në
vitin shkollor 1991/92 shtëpitë e prindërve u bënë shkolla, siç ishin në
punkrin e Zllakuqanit shtëpitë e Ndue Lleshajt, Pashk Përnokës, Mark Lleshajt e
Mark Lazrit; kurse ndër vite shtëpia e Pashkut qe shndërruar në një
shtëpi-shkollë të vërtetë. Ndërsa nxënësit e Klinës patën mësuar nmësuar në
vitin shkollor 1991/92 në shtëpitë e Shaban Dragidellës e të Sadik Berishës
(Grabanicë), në vitin shk 1992/93 e 93/94 shtëpi shkolla ishin ato të Ismet
Zogajt e Selman Hotit (Zajm), Hajdin Kyreziut (Përklina, Klinë). Do ëlrnendur
faktin që më 1991 veprimtarët e LDK-së në terren evidencuan mbi 500 lokale, të
gatshme për t’iu përgjigjur sfidës së kohës. Kurse gjimanyistët tjwrë vazhdonin
mësimet në lokalet e shkollave fillore në Ujëmirë, Gllarevë e Sferkë.
I
gjendur pa pagë dhe pa mjetet e domosdoshme për të udhëtuar, arsimatri ynë nuk
u la mënjanë, por u ndihmua vazhdimisht, edhe nga shoferët e firmave të
autobusëve që ga viti 1992 e deri pas luftës, siç janë firmat”Benita” e
“Marklin”, pastaj “Gjonikomerc”, “Ujëmiri”, “Qazatrans”, ashtu sikundër
ndihmuan edhe format e autobusëve jashtë komu nës së klniës, në drejtimet për
në punktin e Gllarevës.
Mësimi
në ato vute zhvillohej në 24 shkolla, nga të cilat 14 ishin shkolla amë
fillore. Në ato vite, pas vitit shkollor 1995/96, u themeluan edhe dy shkolla
të plota fillore, siç ishte ajo në Siqevë, e ku në irganizim u dalluan
arsimtarët Sadri desku, drejtor e Muhamet Raci, shkolla kishte 240 nxënës.
Ditët m e punës e objekti kushtuan rreth
87 mijë e 835 DM.
5.
Arsimi
shqip u zhvillua edhe në kushtet e luftës. KKA u riorganizua në ato kushte dhe
shpërndau një Vendim, në të cilin thuhet: 1. Që assesi nuk guxon të rrezikohet
jeta e nxënësve në zonat e luftimeve, 2. Që bashkëunimi të jetë i plotë me
secilin faktor (politik e ushtarak) shqiptar e ndërkombëtar në ato kushte, 3.
Që të themelohen komisione të shpltimit të dokumentacionit e arkivave të
shkollës... AShjkollat që e kanë përfillë pikën 3, e kanë shpëtuar
dokumentacionin.
Lufta
e fundit mori jetën e 28 nxënësve dhe 18 arsimtarëve. Shumë arsimtarë dhe
shkollarë të mesëm ishin luftëtarë të
UÇK-së dhe ndër ta edhe dëshmorë, të plagosur e drejtues njësitesh etj. Mijëra
të tjerë u dëbuan në eksod. Mijëra të tjerë jetonin nëpër male.
Dhe,
shkolla shqipe, së bashku me popullin e saj, agoi në lirinë e saj në Qershor
1999.
(3 qershor 2022)