Kulturë
Blerim Rrecaj: Vetëtima e kapur
E premte, 02.09.2022, 06:43 PM
Blerim Rrecaj
VETËTIMA E KAPUR
Disi
një gjendje kllapie e si përgjumshëm
Ditë
diellfortë dhe e djersitur
Qielli
papritmas u mërroll e u vrenjt në fytyrë
Një
cikël tjetër dite në të sa ka nisur
Dhe
vijon kjo pasdite fundgushti
Që
u hirtësua e nisi ky shi
Pika
të rralla në fillim puthën sipërfaqet
Dhe
bukur shpesh po i puthin tashti
Sytë
hodha jashtë me pamje nga shiu
Nga
hapësirë e ballkonit xhamveshur
U
ula në karrigen e bardhë plastike
Të
vëzhgoja nëpër republikën e shiut zhurmëheshtur
Bubullima,
vetëtima e rrufe
Marshonte
vallja e qiellit në drejtim të tokës
Veturat
vëzhgatnin në asfaltin e lagur
Ca
i zuri rrugëtim i këtij shiu e ca tjerë
strehuan
ku mundën kokën
U
ktheva në dhomë për pak kohë
Sa
ta mirrja telefonin se m’u shkrep diç në kokë
Thashë
do ta balsamos një rrufe dritë-filigrantë
Hodha
grepin në qiell po nuk e kapa dot
Për
njëzet-tridhjetë minuta bëra dy-treqind shkrepje
Ndërroja
taktikë e strategji
S’binte
që s’binte rrufeja brenda rrjetës sime
Por
kur e tërhoqa kish rënë një vetëtimë
Vetëtima
e rënë në një të tretën e ekranit
U
bë si dritare kur largojmë perden tej për të parë
Një
e treta ngjyrë e ndritshme vjollcë e buzëqeshur
Pjesa
tjetër mbeti e hirtë e duke qarë
FUNDGUSHT
Dola
me fëmijët
Që
në duar mbanin një top,
Për
në fushën sportive të shkollës,
Shoqëruar
nga muzikë veshshpuese
E
rrugaçe prej gjeneratorësh.
U
hodhëm në lojë si ekipe rivalësh,
Shut,
paso, kujdes, qe e s’qe faul,
Jashtë,
korner, shtyllë, gol...
Ndërkohë
gjatë lojës mospajtime hutaqe lindën,
Ca
thonin se kemi e ca tjerë s’kemi shkollë!
Dikush
si gjyqtar hyri në mes
Sa
për të bërë një përmirësim,
Disi
u pajtuan se kemi objekt shkollor
Por
përsëri s’u pajtuam për ditën e nesërme,
Njëri
thonte kemi e tjetri s’kemi mësim!
Loja
vazhdoi e bukur dramatike,
Askush
nuk e dinte se çdo të ndodhte nesër.
U
duk se u harrua çoroditje e të “mëdhenjëve”,
E
kur muzgu zbrazi oborrin e shkollës
Fjalët
sërish jehuan për mësimin e për grevën...