E marte, 10.12.2024, 11:57 AM (GMT)

Kulturë

Atdhe Geci: Trokitje çame

E hene, 05.09.2022, 05:52 PM


TROKITJE ÇAME

Nga Atdhe Geci

Nga gjaku i të rënëve gjelbër lulkzon

toka, nga gjak i të rënëve na u rritën

shkronjat, kombi shtet, gjuha shqipe,

nga gjaku i të rënëve u lind flamuri!

A D H O A N I

Na ishte njëherë një zog

me qiell shumë të gjerë

Dardani e kishte emrin,

Pellazge kish mbiemrin.

Në mbretërinë e tokës

atë zog të gjelbërimeve

të ngjashëm me kaçubat

mëllenjë né e thërrisnim.

Ky zog poetik i fushave

i motshëm 15 mijë vjet,

rron Fushës së Kosovës

po si një lirik i madh.

Librin kur lindën epokat

e quaj Alfabetin pellazg,

Diskun e Festos, Safon

antikën më të qytetëruar!

Adhoani,një trim dardan

nga shkambijtë e Trojës,

Trojën e pa si e varrosën

kufijtë Ilirisë t ?ia rrudhin.

U R D H Ë R I P A E M Ë R

Liria është zjarrmi që pluskon pandalshëm

ajo është fushëbeteja e flakëve të kohës sonë

është frymë tokësore, ujore, qiellore, yjësore

është një urdhër i paemër i tokës së Çamërisë.

Ky urdhër i paemër i çamëve dhe i arbërorve

na vjen i shkruar që nga kohërat e hershme

me urdhër të paemër të atit e të shenjtit tonë

se kryezoti i zotave të shqipes për Çamërinë

i tha Greqisë, ti s´mund të jesh nënë e Epirit,

as njerku s´mund të jetë AT, e njerka s´mund

të quhet nënë. Çamëria, nënë ka Shqipërinë!

Greqisë i ka ikur koha që Çamërinë ta mbajë

të prangosur e nën kërcënim të ligjit të luftës!

Gjaku ndjek udhën e vetë, heroikën e kohës,

mjaltë është toka e Çamërisë dhe, mjaltë janë

ujërat dhe detërat e saj, por, dielli i zënë në

Çamëri s´bëhet hënë as shkrumb dhe as hi.

Çamëri je perëndi e tokës tënde, çliroje veten

ruaje atdheun tënd si shqiponja folenë. Thellë

në origjinë të kohërave të lashta, çamërit dhe

epirotët pellazg ishin të aftë të krijonin vepra

dhe kishin kulturë për art e kulturë për tokën.

Është koha të lëvizim nga kjo heshtje e rëndë

është koha që çamët dhe arbanitët të këputen

nga Greqia, nga prangat e hekurta të Greqisë!

Liria është zjarrmi që pluskon pandalshëm!

Atdhé, është koha të gjithë të bëhemi grusht!...

P O E M Ë  P E L L A Z G E

Jam tek një guri që i këndon vetvetes, tek

guri që di shumë për lashtësinë e atdheut

tek guri që është mendje dhe shpirt njeriu

tek guri kujtesë dhe i kohërave të kaluara.

Atdhé, te kjo tokë banon shpirti natyror i

vendit, autori i konceptit të dijeve si libër

poezinë e quaj, rrëfim i paemër i shpirtit.

Poemë pellazge, vargje të këputura t´artit

Shqipëria nuk është vetëm e djeshme, ajo

është e kaluar dhe e ardhshme e atdheut,

për çamët e arbanët, Greqia është e huaj!

Atdhe, në zemër unë kam dashuri për ty

por forcat e fatit duken të pamëshirshme

për zvogëlimin s´kemi pse t´arsytohemi

atdheun ynë na thërret të përbashkohemi!

Me ngjyrat që shkruajmë jemi të njëjtë

në vendlindje gjeta ca kalli të lashtësisë,

shtëpiza të rralla të barit dhe të kafshëve.

Pellazgë jemi shqiptarët e sotëm, pellazg

në gjak, në gjuhë, në shkrime dhe libra

Alfabeti pellazg me pesëdhjetë e katër

shkronja, është në truporen e shqipes,

në truporen e secilës germë të Manastirit

******

Pejsazheve njerëzore të dashurisë

ka aq shumë trazira në unaza ari

dhe aq zbrazëti dashurie në puthje

dhe aq fshehje mëkatesh të ëmbla,

më tha një grua bjonde në Romë.

Maurelës me shpirt të jasemintë

i pëlqenin muzika dhe argëtimet

mik, në brendësi kam botën time,

unë jam grua e lindur me ves, por

mëkatet në kraharor më përgjakin!…

*****

Në Çamëri, dhe gjithandej Moresë

dritë bën gjuha shqipe, fjala e nënës

shqipja pellazge, dhe shqipja epirote

Në Greqi, Shqipëria ka një Shqipëri…

Atdhe Geci- Dortmund, 2022



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora