E merkure, 11.12.2024, 01:35 PM (GMT)

Kulturë

Rali Lura: Më 13 shtator, në Tiranë, promovohet vepra 'Kosova' e Buxhovit

E premte, 09.09.2022, 05:12 PM


13 shtator: në Tiranë, promovohet vepra "Kosova" në tetë vëllime

Nga Rali LURA - Tiranë

Shtëpia botuese "Jalifat Publishing" nga Houstoni i Teksasit në SHBA, Qendra Shqiptare e Studimeve Amerikane e Britanike (ACBS) në Tiranë dhe "Gazeta e Alpeve" (medium PanShqiptat e NdërBallkanik), organizojnë Promovimin e veprës-kolonë të historianit Jusuf Buxhovi "Kosova" I-VIII” (në gjuhën shqipe), "Kosova" I,II,III (në anglisht) si dhe "Kosova - histori e shkurtër".

Promovimi mbahet më 13 shtator 2022, në orën 11.00, në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë, në qendër të Tiranës.

Nderojnë me praninë e tyre akademikë, profesorë e doktorë, studiues, diplomatë, gazetarë etj. nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Amerika dhe Europa.

Nga Amerika ka ardhë edhe botuesi i veprave të Buxhovit, veçmas atyre në anglisht, botuesi Ramiz Tafilaj i “Jalifat Publishing” në Huoston-Teksas, SHBA, i cili këto ditë ndodhet në Kosovë, i cili ka shpërndarë veprat e Jusuf Buxhovit në anglisht në institucionet më të larta të Amerikës, në disa universitete amerikane me famë ndërbotërore, në Kanada etj., si dhe në Kosovë, Shqipëri, Mali i Zi, Maqedoni e Veriut, Lugina e Preshevës etj.

Në këtë promovim elitar do të nderojnë me praninë e tij edhe Presidenti i Bordit Botues të “Gazeta e Alpeve”, Besnik Mustafaj- President i Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë, ish Ministër i Jashtëm i Shqipërisë, një ndër shkrimtarët e publicistët shqiptarë më të përkthyer e libra të botuar në disa shtete e kontinente të botës.

Gjithashtu, në këtë promovim do të jetë i pranishëm edhe Presidenti i Qendres Shqiptare të Studimeve Amerikane e Britanike (ACABS), ambasador Islam Lauka, ish ambasdori i parë i Shqipërisë në shtetin e ri të Kosovës, autor i disa monografive për Kosovën etj.

Ky promovim, i organizuar nga “Jalifat Publishin” në Huoston-Teksas, SHBA, Qendra Shqiptare e Studimeve Amerikane e Britanike (ACABS) dhe  Bordit Botues i “Gazeta e Alpeve” (medium PanShqiptar e NdërBallkanik), do të moderohet nga ambasador Flamur Gashi, Ish Drejtor i Qendrës Ndërkombëtare të Shtypit, me rastin e vizitës  së Presidenti Xhorxh W. Bush në Tiranë etj.

Vepra “Kosova e historianit e gazetarit të njohur Jusuf Buxhovi është një nder kombëtar për historinë e brezat, ashtu sikurse për të gjithë pjesmarrësit e ftuar nga  bota akademike e diplomatike dhe për mediat shqiptare e të huaja është nderim e vlerësim i  veçantë prania e tyre në këtë promovim elitar të 13 shtatorit 2022, ora 11.00, në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë.

Tiranë, 9 shtator 2022



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora