E premte, 08.11.2024, 09:51 PM (GMT)

Kulturë

Blerim Rrecaj: Në Stadiumin 'Fadil Vokrri'

E hene, 12.09.2022, 06:00 PM


Blerim Rrecaj

                   

NË STADIUMIN “FADIL VOKRRI”

Në Stadiumin “Fadil Vokrri”

Sonte për “Ballkanin” e Suharekës

Në këtë mbrëmje 8 shtatori

Të Uefa Konferencë Ligës

Atmosferë e bukur

Të gjithë së bashku pa dallim

I japin krahë e mbështetje

Kësaj pjese tonë të zemrës

Në një kënd të stadiumit

“Xhebrailat” energjikë

S’ ndalin këngët as përkrahjen

Janë të këndshëm e ritmikë

Ndërkohë vazhdon loja

E bukur e plot pasion

Ushton i gjithë stadiumi

Kur “Ballkani” gol shënon

Vazhdon loja energjike

Në fushë vepra edhe djersë

Loja ish në duart tona

Një gol e morëm në minutat shtesë

Por s’ka vend për mërzi

Për dekurajim jo se jo

Ndonëse rezutati i barabartë sonte

Mirupafshim kampionë

Fort hijeshi i dhanë lojës

Një armatë me fëmijë

Zemrat e tyre fort jehojnë

Të gjithëve na dhanë freski

NJË SHËTI NËPËR SHI

Derisa vështroja shiun

Nga ballkoni

Me një libër në dorë

Pranova një ftesë në mesengjer

“Për një punë të vogël”

Që ka të bëj me politikën lokale

Dola në një kafe

E prita

Binte shi

E ndjeja se mund të shkruaja diç

Ndoshta një a ca vargje

Heshtja foli më bukur

U humba nëpër të

Pastaj dolëm nga kafeneja

Pas kësaj ndeje

U përshëndeta me dy miqtë

Bëra një ftesë me telefon

Më pëlqente të vazhdoja

Jashtë shtëpisë të rrija

Për qejf

Nëpër këtë fresk

Erdhi ai që e ftova

U ulëm në verandën e një hoteli strehëmbuluar

Prej metali ngjyrë qumështi të bardhë

Shiu binte si muzikë e lehtë

Duke shpërfillur shumë gjëra përreth

Edhe këngët zëlarta

Edhe tymin tullug

Që dilte nga shishat e barit

Në lokalin përballë

Edhe gropat e rrugës e të shpirtit

E çuam u përshëndetëm me kamarierin

Paguam me kartelë kohe

E morëm rrugë kthimi

Me hapa të ngadaltë e çadrahapur në duar

Njëra prej tyre e tejdukshme

Në të cilën u hodhën fara shiu

Kjo shëti e ëmbël

Që të dëshiron ta zgjasësh

Ndonëse nuk e zgjat deri në mesnatë

Edhe pse tri orë nuk janë pak

Në këtë ditë historike shiu



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora